Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Elshani: Gjurmë të veprimtarisë së Enver Hadrit

Shko poshtë

Halit Elshani: Gjurmë të veprimtarisë së Enver Hadrit Empty Halit Elshani: Gjurmë të veprimtarisë së Enver Hadrit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 13, 2009 10:54 am





Halit Elshani: Gjurmë të veprimtarisë së Enver Hadrit U1_HalitElshani
Halit Elshani
GJURMË TË VEPRIMTARISË SË ENVER HADRIT
Në shenjë të 68 vjetorit të lindjes dhe 18 vjetorit te vrasjes kriminele nga sherbimi famëkeq i Millosheviqit te diplomatit-veprimtarit Enver Hadrit në Bruksel
Ekskluzive

KROACIA E RE: KOSOVA NUK DORZOHËT
Shqiptarët kërkojnë komision nderkombetar për t'i verifikuar akuzat serbe.
Shkruan: Halit Elshani
Me 21 nëndor 1988 në mesin e Brukselit për çdo të premte dhe të shtune levizja e qytetarëve bie në sy, grupe djelmoshash të veshur në kostume bardhë e zi, me kapela të bardha në kokë.
Në pllakatin e madhe, përveç shtandit me literaturë dhe parullave, qendron thirrja: "Për shqiptarët në Kosovë, nënshkruani peticionin"! Shfaqjen e tërheq orkestra dhe folklori shqiptar, për të huajt i pa zakonshëm, i pa njohur, si dhe vet populli shqiptar nga jugu i Evropës.
Vizitorët pyesin për personazhet e ekspozuar me fotografi. Në një anë është Vehbi Ibrahimi, aktivist shqiptar të cilin me 1981 e kanë vra vrasësit jugosllavë në Bruksel.
Në fotografin tjetër është Adem Demaçi, i cili qe 25 vjet dergjet në burgjet jugosllave, për shkak te shkrimeve atdhedashëse. Në ketë shtand ishte ekspozuar romani "Gjarpit e Gjakut"(Zmije krvi)" në gjuhën frënge. Ky është romani i parë i botuar pas luftës se dytë Botërore në Kosovë.
Në ketë peticion shqiptar ishin nënshkruar qindra nënshkrime. Aksioni zgjerohet në shtete tjera n'Evropë, nëshkrimet gjithashtu kanë filluar edhe nëpër bashkesitë kroate në Amerikë dhe Australi.
Ky dhe aksionet tjera kanë nis pas formimit të:"Komiteti për mbrojtjen dhe liriët e njeriut në Kosovë", në krye e të cilit është veprimtari Enver Hadri.
Për ndryshim nga serbet, shqiptarët këtë këshillë nuk mund ta kenë në Kosovë dhe për këtë është formuar në Belgjikë.
Peticioni do t'i dergohet Asambles se Kombeve të Bashkuara, kombeve dhe Parlamentit Evropian me thirrje qe të formojë komisionin nderkombëtar nënë mbikëqyrjen e KB qe do ti verifikoj të dhënat e pushtetit serb, gazetave serbe, demostratat qe shqiptarët po bëjnë "gjenocid" ndaj serbëve në Kosovë.
Komisioni duhej të verifikojë edhe ankesat tjera serbe gjoja për shtypjen dhe në ç'masë po politizohet veprimtaria kriminale e zakonshme edhe në vendet tjera.
Nga asambleja gjenerale e KB-a do të kërkohet qe urgjentisht të shqyrtojë mos respektimin e të drejtave të nacionaliteteve në Jugosllavi.
Komiteti për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive në Kosovë, ua ka derguar gjithashtu një letër të gjitha ambasadave në Bruksel, përkatesisht shteteve, me lutje qe të pranoj një delegacion të këtij komiteti, e cila do ua prezantoi faktet për gjendjen në Kosovë, për shqiptarët në jugosllavi.
Në ketë apel ve kanë mbërri përgjegje pozitive, kështu qe delegacioni i ketij Komiteti po viziton ambasada dhe asociacionet nderkombetare qe merren me politika dhe interesohen për të drejtat dhe lirit njerëzore.
• Kongresi Amerikan me nismën e kongresmenit Dieo Guardie,
• E ka aprovuar Rezolutën për Adem Demaçin, në të cilën nga
• Qeveria jugosllave kërkohet lirimi i tij nga burgu.
• Shtandi shqiptar në mes Brukselit, ku po mblidhen nënshkrimet për Asamblenë gjenerale të KB dhe për Parlamentin Evropian.
Komiteti shqiptar e ka zhvillue në mënyrë dinamike veprimtarin botuese. Po përkthen vepra të shkrimtarëve dhe po i boton librat për politikën bashkohore, etj.
Me punën e vet Komiteti për mbrojtjen e lirive dhe te drejtave të njeriut në Kosovë ka zbatue metoda të reja të luftës se shqiptarëve. Opozita shqiptare po del nga izolimi dhe në mesin e veprimtarise se vet po i ve gjithnjë nê spikamë çeshtjet aktuale të te drejtave njerzore. Vlera e kësaj pune është e dyanshme. Jo vetem qe shqiptarët po krijojnë vlera dhe botkuptim të vlefshem në botë për pozitën e tyre te vështirë, kjo po shihet me shtypin e shumt nderkombetar, nga vizitat në Kosovë të gazetarëve dhe delegacioneve nderkombetare, të cilet po ndikojnë qe të ndrrohët pasqyra e shqiptarëve për të, sidomos edhe te pjesa jo serrbe në Jugosllavi, sepse ekzistojnë edhe shumë shkelje deviante.
Këso ekspozitash janë organizue pa nderprer pohon z. Riza Budakova, bashkëveprimtar i njohur
i Enver Hadrit. Me kujtohët Shtandi me eksponate, literaturë, busti i Enver Hoxhes nga Shqiperia e Re në Bulevardin Shen Mishel në trekandsh afer hotel Boshkos në Bruksel. Këtu kemi pas edhe zyrën e mitualitetit, zyra sociale. Nga vizitat qe ishin të shumta, po veçoj atë;
Lideri shpirtnor i Tibetit Dalaj Lama, kishte ardhur aso kohe në Namyrë, me një profesor të njohur, një mik i tij, i cili me te ka vizitue ketë shtand dhe na ka ofrue ndihmë dhe planin e tij për vazhdimin e veprimtarisë se këtij Komiteti.
- Këtë kuartë-mahall ua blej në mënyrë qe të keni kushte të mjaftueshme, me kusht qe të zbatoni edhe programin tim. Enveri si vizionar qe ishte nuk pranoi të behet vasal i programit të tij. Kësisoj kemi veprue edhe kur diplomati shqiptar i Arabis Saudite, mulla Hysen Latifi, i cili na kish sigurue vizat, veshjen për haxhillak, për të sensibilizue çeshtjen e veshtirë të shqiptarëve dhe për të kërkue ndihma. Ishim berë gati dhe në momentin e fundit hoqem dorë. Tash shpesh mendoj a kemi veprue mirë ...por ne nuk kemi pranue as një lekë nga askush. Kemi veprue me forcat tona, nuk na ka interesue shtëpia as pasuria. Por dorën në zemer ishim të përcjellë dhe nuk guxuem...
Te gjithë ata qe deshirojnë me ndihmue në grumbullimin e nënshkrimeve ose në mënyrë tjeter mund të lajmrohen në adresen:Comite pour la Defence des Droits de l'Homme en Kosovë, 23 rue d'Albanie-B-1060 Bruxelles, Belgique. Tel: (2) 5377499.
Halit Elshani
Marr nga gazeta: "Kroacia e Re", faqe 23, më 27.XI.1988
Halit Elshani: Intervistë me Riza Budakovën, Bruksel, 08.04.08
Bruksel, 03.04.2008
P.S.
Komenti im:
Në letrat e Ibrahim Kelmendit thuhet se;
Enver Hadri nga mërgata shqiptare ka mbeldh mjete materiale,etj.
Shumë nga neve mërgimtarët e dimë se kjo që shkruan I.Kelmendi nuk qendron.
Ndërsa, miku dhe bashkveprimtari më i afërt i Enver Hadrit, z.Riza Budakova,
më së miri e dëmanton I.K., po citoj:
“Tash shpesh mendoj a kemi veprue mirë ...por ne nuk kemi pranue as një lekë nga askush. Kemi veprue me forcat tona, nuk na ka interesue shtëpia as pasuria”.
Dërgoi për ''Zemra Shqiptare'' z. Qaush Krasniqi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi