Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isa Mulaj:Kundërthëniet zyrtare rreth kontrabandës dhe evazionit fiskal

Shko poshtë

Isa Mulaj:Kundërthëniet zyrtare rreth kontrabandës dhe evazionit fiskal Empty Isa Mulaj:Kundërthëniet zyrtare rreth kontrabandës dhe evazionit fiskal

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 12:39 am

Kundërthëniet zyrtare rreth kontrabandës dhe evazionit fiskal


- Isa Mulaj -
Kryetar i Këshillit Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike





Deklarimet zyrtare se kontrabanda dhe evazioni fiskal në Kosovë janë në rënie, duhet marrë me disa rezerva. Nxitjet për një deklarim të tillë duket se vijnë pasi EULEX-i filloj ndërmarrjen e masave për kufizimin e kontrabandës së mallrave në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, atje ku cilësohej si zona më problematike e evazionit fiskal si pasojë e kontrabandës.


Për kontrabandën dhe evazionin fiskal, nuk ka vlerësime të hollësishme, me përjashtim të ndonjë treguesi të përgjithshëm të supozuar ose konstatuar me vlerësime të përafërta, se pjesëmarrja e tij në tregtinë ndërkombëtare të Kosovës, sillet në këtë apo atë përqindje. Nëse bazohemi në të dhënat zyrtare më të fundit në dispozicion për tregtinë e Kosovës, pra ato për muajin shtator, atëherë vërehet një rënie në vëllimin e përgjithshëm të importit për afër 4 përqind. Në krahasim me priudhën e njëjtë të vitit të kaluar ose shtator 2009 – shtator 2008, vëllimi eksportit ka mbetur pothuajse i njëjtë pasi në strukturë ka një rritje shumë të vogël vetëm prej 0.66 përqind. Në bazë të kësaj, mund të theksohet se, kontrabanda dhe evazioni fiskal gjatë këtij viti në Kosovë, nuk mund të jenë në rënie. Madje hipotezë shumë më e logjikshme dhe thjeshtë, do të ishte sikur të themi se rënia e të parit mund të jetë shkatarë i rritjes së të dytit ose evazionit fiskal. Ekziston edhe ndërlidhja ose korrelacioni ndërmjet rritjes paralele të importit në njërën anë, dhe evazionit fiskal në anën tjetër. Në rastet e tilla bëhet krahasimi ndërmjet dy rritjeve në strukturë për ta konstatuar rritjen apo rënien e njërit tregues në raport me tjetrin. Mirëpo, në rastin konkret kemi të bëjmë me zvogëlim të importit, që do të thoshte edhe zvogëlim i të hyrave doganore nga importi. Vëllimi i eksportit në shtator të këtij viti është rritur mbi 12 përqind nga muaji gusht, por kjo nuk paraqet ndonjë pjesëmarrje të rëndësishme kur dihet deficiti tepër i lartë tregtar i Kosovës, ku eksporti shumë i vogël për muajin shtator të këtij viti mbulonte vetëm diçka mbi 10 përqind të importit. Por rënia prej 4 përqind e importit të përgjithshëm ka kuptim dhe ndikim të madh. Prandaj, është konstatim i nxituar dhe i gabuar të thuhet se evazioni fiskal po bie. Më e arsyeshme do të ishte të thuhet se nuk ka ndryshuar aq, por gjithmonë duke llogaritur se rënia e importit me vëllim dhe përqindje të rëndësishme, mund të jetë shkak i rritjes së kontrabandës dhe evazionit fiskal, ndonëse këtu do të isha pak i rezervuar duke menduar për ndikimin e krizës financiare dhe recesionit ekonomik që po vërehen në Kosovë.


Prania e EULEX-it në veri ka zbutur kontrabandën, por kjo vazhdon tjetërkah




Të dhënat zyrtare për tregtinë e jashtme në atë pjesë të Kosovës pjesërisht e vërtetojnë këtë. Është rritur vëllimi dhe struktura e import-eksportit në pjesën veriore të Kosovës, kuptohet tregatia e ligjshme në periudhën krahasuese shtator 2009 me shtator 2008. Derisa këta tregues të import-eksportit janë në rritje, sugjeron se EULEX-i është duke punuar në drejtim të zbutjes së kontrabandës në atë pjesë, dhe rezultatet e fundit, sa do modeste të jenë, duhet të përshendeten dhe inkurajohen për punë dhe angazhim të mëtejm. Ndoshta deri te ky rezultat modest por si lajm inkurajues se do të bëhet më shumë në të ardhmen, ka ardhur si shkak i ankesave të shumta ndaj tregtisë ndërkombëtare në veri të Kosovës duke i raportuar me të drejtë shqetësimet se atje po ndodhë kontrabanda dhe evazioni fiskal më të madhe. Mirëpo, derisa e kemi përqendruar vëmendjen në bastionin kryesor të shqetësimit, pra në veri, kemi kontrabandë dhe evazioni fiskal në anët tjera të Kosovës. Kështu për shembull, të dhënat zyrtare tregojnë për rënie deri-diku të ndjeshme, si të importit, ashtu edhe të eksportit në pikën doganore të Pejës ose kufirin me Malin e Zi gjatë periudhës së njëjtë krahasuese. Në bazë të asaj që u tha më herët, kur tregtia e ligjshme bie, ekziston rreziku se po shtohet kontrabanda dhe evazioni fiskal. Kemi përmirësim të vogël në luftimin e tregtisë ilegale në veri, por përkeqësimi duket se po zhvendoset edhe në pikët tjera të Kosovës. Prandaj, në Kosovë nuk ka indikacione se kontrabanda dhe evazioni fiskal po bien, dhe këtë do ta vëreni me vështirësitë në sigurimin e të hyrave buxhetore të shtetit për vitin 2010, i cili pritet të jetë përafërsisht i një në shumë me këtë vit. Buxheti i miratuar i Kosovës për vitin 2009 ishte 1 miliardë e 430 milionë euro. PëR vitin 2010 është propozuar të jetë, dhe si i tillë është miratuar nga Qeveria e Kosovës, në shumën prej 1 miliardë e 461 milionë euro. Kjo shumë është kontekstuar nga ish-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, i cili në gazetën Kosova Sot (14.10.2009, faqe 10) e konteston edhe shumën prej 1,4 miliardë eurove për projekt buxhetin e vitit 2010, që është më e vogël se shuma e buxhetit 2009. Ai thekson se të hyrat buxhetore për buxhetin e vitit 2010 nga vit do të sillen 1,26 miliardë euro, dhe këtë rënie ia adreson rënien e të hyrave buxhetore të planifikuara nga doganat dhe administrata tatimore për 5 deri në 10 përqind. Edhe pse ai e thotë këtë në pozitën e opozitarit politik ndaj Qeverisë, është konstatim shumë i arsyeshëm që vërtetohet nga të dhënat zyrtare. Buxheti i Kosovës varet më së shumti nga të hyrat e mbledhura në pikat kufitare. Më herët theksuan se kontrabanda dhe evazioni fiskal nuk janë duke rënë por po zhvendosen diku më pak e diku, e diku më shumë. Nuk po hyjmë në diskutime dhe analiza tjera që vërtetojnë se kontrabanda dhe evazioni fiskal nuk janë në rënie por sipas gjasave të arsyeshme janë në rritje. Po të merren parasysh edhe treguesit tjerë si ecuria e cmimeve dhe inflacioni, do të vërehej se nuk kemi të bëjmë me rritje ekonomike dhe të buxhetit. Nëse kemi të bëjmë, sipas të gjitha të gjasave me rritjen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, atëherë kjo nuk është rritje por dëmtim i buxhetit. Nuk ia vlen të hyhet në analiza më detaje pa u sqaruar edhe çështja e suficitit të përfolur nga buxhetit i këtij viti prej 400 milionë euro. Zyrtarët kompetent të Qeverisë janë arsyetuar që të mos ngutemi me raportim të suficitit pasi ka mbetur edhe një pjesë e vitit 2009 për t’u shpenzuar ai suficit i deklaruar shumë herë. Pjesa e vitit të mbetur përfshinë muajin nëntor dhe dhjetor. Kështu afër 39 përqind e buxhetit për këtë vitit planifikohet të shpenzohet brenda dy muajve, dhe për 10 muajt tjerë qenkan shpenzuar (vetëm) mbi 60 përqind. Ka arsyetime verbale sa të duash si: pagesat në fund të vitit, punët e filluara që po vazhdojnë, fillimi i punëve tjera në këta duaj që kërkojnë mjete më shumë, etj. Sidoqoftë, planifikimi, menaxhimi, shpenzimi dhe monitorimi i buxhetit të shtetit, mbetet sketor që ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme, trasparencë dhe përgjegjësi më të madhe. Manipulimi dhe keqpërdorimi i buxhetit, kontrabanda dhe evazioni fiskal, janë punë më të lehta që është më vështirë të luftohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi