Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ shpall rezultatet preliminare

Shko poshtë

KQZ shpall rezultatet preliminare Empty KQZ shpall rezultatet preliminare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 11:42 pm

KQZ shpall rezultatet preliminare

KQZ shpall rezultatet preliminare Kqz55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale. Prishtinën e fiton LDK, Ferizajn-PDK, Gjakovën -AAK, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani shkojnë në balotazh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës publikoi në orët e mbrëmjes rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale.
Nga qendrat e mëdha, Prishtinën e fiton pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës fiton në Ferizaj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Gjakovë. Në katër qendrat tjera të mëdha, në Prizren, Pejë, Mitrovicë e Gjilan shkohet në balotazh.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka theksuar se rezultatet janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime, meqë nuk janë llogaritur votat me kusht.
Kryeqytetin, sipas të dhënave të KQZ-së, e ka fituar pa balotazh kandidati i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërsa, Ferizaj është fituar nga kandidati i PDK-së, Bajrush Xhemajli.
Kurse, kandidati i AAK-së, Pal Lekaj, ka fituar i pasuar nga kandidatja e AKR-LDD-së Mimoza Kusari-Lila.
PDK dhe LDK do të shkojnë në balotazh në Prizren dhe në Gjilan.
Ndërsa, në Mitrovicë do të hyjnë në balotazh PDK me AKR-në.
Kurse, në Pejë në balotazh shkon AAK me LDD-në.
Ndryshe, subjektet politike që i kanë fituar komunat pa balotazh janë si vijojnë:
PDK fiton pa balotazh edhe në Gllogovc, Skënderaj, Shtime dhe Zubin-Potok.
Ndërsa, LDK, pa balotazh, përveç kryeqytetit, fiton edhe në Fushë-Kosovë dhe në Podujevë.
Kandidatët e AAK-së, përveç Gjakovës kanë fituar pa balotazh edhe në Deçan, Leposaviq dhe Zveçan.
Ndërsa, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar që në raundin e parë në Mamushë.
Përfaqësuesit serbë kanë fituar në raundin e parë në tri komunat e reja në Kllokot, Graçanicë dhe në Ranillugë.
Zyrtarët Komisioni Qendror Zgjedhor nuk kanë bërë të ditur se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, por kanë thënë se kjo do të bëhet pas numërimit të votave me kusht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi