Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE vendos të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

Shko poshtë

BE vendos të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim Empty BE vendos të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 11:43 pm

BE vendos të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

BE vendos të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim Albania_eu_1

Bashkimi Evropian vendosi sot të pranojë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim dhe autorizoi Komisionin Europian të përgatisë opinionin e tij. Ky vendim do t'i bëhet i ditur presidentit dhe kryeministrit shqiptar përmes një letre zyrtare.
Shqipëria dorëzoi kërkesën për anëtarësim më 28 prill të këtij viti kur kryeministri Sali Berisha i paraqiti aplikimin kryeministrit të Çekisë, vend i cili kishte presidencën e radhes së Bashkimit Europian.
Me vendimin e marrë sot në Këshillin e ministrave për Çështje të Përgjithshme në Bruksel, Shqipëria hyn në një fazë të re marrëdhëniesh me Bashkimin Europian.
Tani ajo do të presë hartimin nga ana e komisionit të një pyetësori, dokument përmes së cilit autoriteteve shqiptare do t'i kërkohet shpjegim për ecurinë e vendit në të gjithë fushat dhe përputhshëmrinë me kriteret e anëtarësimit.
Bëhet fjalë për një dokument me më shumë se 2 mijë pyetje. Në Komisionin Europian ka nisur prej pak javësh hartimi i pyetësorit, i cili mund t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare edhe brenda këtij viti.
Nga ana e saj qeveria shqiptare ka deklaruar se ka ngritur tashmë të gjitha strukturat dhe se është e gatshme të nisë menjëherë nga punë me pyetësorin sapo ai t'i dorëzohet autoriteteve.
Pas marrjes së përgjigjeve nga Tirana, Komisioni përgatit vlerësimin e tij dhe cështja i kalon Këshillit të ministrave, ku vendimi për dhënien e statusit të vendit kandidat duhet të merret në unanimitet. Përgjithësisht kjo është një fazë që, nisur edhe nga eksperienca me vendet e rajonit, kërkon një periudhë kohore nga 1 vit deri në 1 vit e gjysëm.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Tiranë se vendimi i Bashkimit Europian është historik dhe jetik për qytetarët shqiptarë. "Ky vendim - tha ai - është nga ana tjeter nje vleresim i rendesishem per zhvillimin e demokracisë shqiptare, ecurinë e reformave dhe ekonominë e tregut".
Zoti Berisha tha se vendimi i Bashkimit Europian pro kandidaturës së Shqipërisë erdhi si rezultat i luftës ndaj krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, nga reformat ekonomike dhe nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të qershorit, të cilat plotësuan standardet kryesore të OSBE-së.
Zoti Berisha falenderoi presidencën suedeze dhe atë çeke të Bashkimit Europian, duke theksuar se puna për plotësimin e pyetësorëve europianë do të fillojë që nesër.
Kryeministri Berisha ftoi Partine Socialiste të opozitës qe ta përshendesin së bashku kete vendim te Bashkimit Europian dhe te kthehen ne parlament per te bashkepunuar ne reformat ekonomike dhe sociale.
Presidenti Bamir Topi përshëndeti pranimin nga Bashkimi Evropian të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit.
”Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar" - deklaroi ai.
Ai tha se ky është fillimi i një angazhimi të ri cilësor dhe të përgjegjshëm për të gjithë shqiptarët, sepse vendi dhe qytetaret shqiptare ndodhen më afër integrimit, më afër popujve europiane dhe stadartet demokratike. //ii
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi