Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Demokracia në Veprim” jep rezultatet preliminare

Shko poshtë

“Demokracia në Veprim” jep rezultatet preliminare Empty “Demokracia në Veprim” jep rezultatet preliminare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 11:46 pm

“Demokracia në Veprim” jep rezultatet preliminare

“Demokracia në Veprim” jep rezultatet preliminare Dpv-

Udhëheqësi i koalicionit “Demokracia në Veprim” Ismet Kryeziu bëri të ditur për media se koalicioni i OJQ-ve që ka monitoruar zgjedhjet e se dielës nuk ka evidentuar ndonjë parregullsi të madhe në procesin zgjedhor në vend. Sipas tij “Demokracia në Veprim” ka arritur që të nxjerr rezultatin zgjedhor në afërsisht 30 komuna të ndryshme të Kosovës, rezultat që sipas tij nuk janë përfshi votat që janë hedhur me kusht, ato që janë hedhur nga votimi me postë si dhe votat e hedhura nga njerëz me nevoja të veçanta.
Sipas Kryeziut, rezultatet e tyre flasin se nga gjithsej 36 komuna sa janë organizuar zgjedhjet, deri tani në afërsisht 14 prej tyre nuk do të përsëritet balotazhi, ngase kandidatet në këto komuna kanë arritur të kalojnë pragun e mbi 50 % të votave. Kryeziu ka pohuar se në Prishtinë fitues ka dal kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i AAK-së në Deçan dhe ai nga KDTP në Mamushë, ndërsa në Podujeve ai i LDK-së, në Malisheve ai i PDK-së, në Graqanicë Bojan Stojanovic i SLS-së. Në Drenas dhe Skenderaj kandidatet e PDK-së, në Fushë Kosovë ai i LDK-së, në Kaçanik ai i PDK-së si dhe në Shtime pa balotazh fiton kandidati i PDK-së. Ndërsa në Kllokot pasi ka pasur vetëm një kandidat vlerësohet që nuk mund të këtë balotazh.
Në rezultatet preliminare të koalicionit “Demokracia në Veprim” rezulton se kryetar komune në Prishtinë është kandidati i LDK me 57.79%, kandidati i AKR/LDD-së ka marrë 21.03% dhe ai i PDK-së 11.53%. Në kryeqytet, edhe përqindja në Asamblenë komunale është në favor të LDK-së me 49.94%, AKR 15.65% dhe PDK 14.91%. Në komunën e Deçanit, kryetar komune vlerësohet të jetë kandidati i AAK me 63.35% të votave, ndërsa pas këtij kandidati vota ka marrë ai nga LDK me 26.61%, dhe ai i PDK-së me 3.89%. AKK prin edhe me përqindje në Asamblenë komunale me 63.06%, pastaj LDK 22.87% dhe LDD me 7.87%. Sipas rezultateve të këtij koalicioni, kryetar i komunës së Ferizajt është kandidati i PDK me 51. 56%, pas tij vjen kandidati nga radhët e AKR-së me 16.07% dhe ai nga LDD 15.64%. Ndërsa, në Mamushë, kandidati nga KDTP me 72.36% rezulton të jetë kryetar i komunës. Kjo parti prin edhe me përqindjen e fituar në Asamble, me 74.61% KDTP, pastaj AKR me 15.80% dhe PDK 9.59%. Në Gjakovë, sipas “Demokracisë në Veprim”, kandidati i AAK-së ka marrë 50.84% të votave, ndërsa ai nga radhët e AKR/LDD 41.10%. Edhe përqindja në Asamblenë komunale është në favor të AAK me 28.15%, pastaj vjen AKR me 19.45% dhe të tjerë. Në komunën e Prizrenit, rezultatet preliminare të koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” dërgojnë në balotazh kandidatin e PDK me 33.01% dhe atë të LDK-së me 29.88%. Edhe në Rahovec në balotazh do të jenë kandidati i PDK-së me 33.50% me kandidatin e LDK-së, që ka marrë 23.12% të votave. Komuna e Gjilanit, po ashtu do të ketë në balotazh, me kandidatin e PDK me 37.34 dhe atë të LDK me 29.33%. Në Mitrovicë në balotazh mësohet se do të jenë kandidati i PDK-së me 39.29% dhe ai nga radhët e AKR-LDD me 25.95%. Klina do të ketë për në balotazh kandidatin e PDK me 39.45% kundër kandidatit të AAK-së me 31.60%. Në Pejë, kandidati i AAK me 41.14% do të jetë në balotazh me atë të PDK që ka 14.33% të votave. Edhe komuna e Obiliqit do të ketë në balotazh kandidatin e PDK me 32.40%,. kundër atij të AAK me 28.93%. ndërkaq gjate ditës se hëne ky koalicion ka publikuar te dhënat edhe për katër komuna në të cilat është votuar gjatë ditës së djeshme. Tri nga këto katër komuna sipas këtyre rezultateve i kanë fituar tri partitë më të mëdha. PDK në Malishevë ka marrë 53.7 % të votave, LDK-ja në Podujevë ka marrë 51.91% dhe AAK-ja në Suharekë 35.59 %.
Ndërsa sipas rezultateve preliminare të koalicionit të OJQ-ve për asamblenë komunale të Malishevës bindshëm kryeson Partia Demokratike e Kosovës me 53.7 %. Partia e dytë në këtë komunë me 34.14 % sipas rezultateve të “Demokracisë në Veprim” renditet LDK-ja dhe e treta AAK-ja me 4.69 %, ndërsa AKR-ja ka marrë 3.86 %, LDD 1.47 dhe të tjerat 2.08 %. Sipas këtyre rezultateve, kandidati për kryetarë në komunën e Malishevës ka marrë 5176 vota, ai i LDK-së 3558 vota, i AAK-së 295 vota, i koalicionit LDD-AKR 264 vota dhe kandidati i pavarur 1040 vota. Ndërsa në Suharekë, sipas rezultateve preliminare të koalicionit të OJQ-ve, me se shumti vota ka marrë AAK-ja e cila kryeson me 35.59 %, e dyta me 31.80% renditet PDK-ja e përcjellë me një rezultat të ngushtë nga LDK-ja me 31.30 % , ndërsa LDD-ja në këtë komunë ka marrë vetëm 1.02 % dhe PS-ja 0.29%. Në Komunën e Podujevës, rezultatet preliminare të “Demokracisë në Veprim” e nxjerrin fitues LDK-në me 51.91%, e dyta renditet PDK-ja me 28.95 % dhe e treta AAK-ja me 11.91 %, ndërsa koalicionin LDD – AKR me ka marrë 0.76 % dhe partitë tjera kanë marrë 6.47 % të votave.
Ndërsa në komunën e Graçanicës sipas këtyre rezultateve numrin me të madh të votave e ka marrë Bojan Stojanovic me 57.41 %, i dyti sipas përqindjeve të votave është Nebojsa Peric me 11.82%, me pas Momcilo Trajkovic me 10.92% dhe të tjerët me përqindje me të vogël se 7%. Ndërsa kandidati i PDK-së në shtime ka marr sipas 70 % , Kaçanik PDK-ja 56 %, Fushë Kosovë LDK-ja 56 %, Skenderaj 85 % PDK-ja ndërsa 11 % LDD-AKR. Sipas “Demokracisë në Veprim” kandidati i PDK-së në Vushtrri e ka kaluar raundin e parë me 52 % të votave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi