Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Votohet për Kosovën dhe do të fitojë atdheu

Shko poshtë

Beqir Sina:Votohet për Kosovën dhe do të fitojë atdheu Empty Beqir Sina:Votohet për Kosovën dhe do të fitojë atdheu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2009 11:56 pm

Votohet për Kosovën dhe do të fitojë atdheu

Beqir Sina
Nuk ka kohë për të humbur më

Gjatë këtyre dy dekadave të fundit ka pasur një konstatim unanim nga e gjithë bota se prej 99-ës sa herë janë mbajtur zgjedhjet në Kosovë, ato kanë qenë të lira dhe demokratike. Vetëm në dekadën e fundit, prej ditës që kur regjimi sundues e gjakatar i Beogradit u largua nga Kosova (dhe i fshiu një herë e mirë duart nga ajo) dhe ky vend është i lirë, Kosova ka kaluar nëpër katër palë zgjedhje qendrore - të përgjithshme (parlamentare) dhe lokale - vendore (kryetarët dhe këshillat e komunave), të vlerësuara nga strukturat dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, si edhe mbarë opinioni ndërkombëtar, si mjaft të suksesshme e demokratike. Sa ishte gjallë lideri historik i Kosovës, Rugova, fituesi virtual i zgjedhjeve qendrore (të përgjithshme) dhe lokale, ishte ikonë e demokracisë së Kosovës. Ai ishte njeriu i cili pati dominuar vazhdimisht në politikën shqiptare në 16 vjetët e fundit (sa ishte gjallë). Ai edhe para se Kosova të ishte e lirë dhe ta kishte shporrur sundimin serb nga trojet e veta, njihet nga shqiptarët dhe bota se ishte pikërisht ai që kishte gjetur mënyrën për t'iu kundërvënë në mënyrë sistematike regjimit të Beogradit, derisa arriti që më 1999-ën, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar(SHBA-NATO) dhe luftës së popullit të Kosovës - UÇK-së, Kosovën përfundimisht jo vetëm ta çlirojnë, por ta vendosë në binarë të sigurt të pavarësisë së saj, e cila u shpall më 17 shkurt 2007.
Sa herë ka zgjedhje në Kosovë më shkojnë ndërmend edhe disa shkrime të mediave botërore. Më duhet të kujtoj se sa herë mbaheshin zgjedhjet në Kosovë, mediat botërore shkruanin se fitues në këto zgjedhje ka qenë populli i Kosovës, ka qenë vetë Kosova, ose siç shkruante një prestigjioze spanjolle, në njërin prej shkrimeve të saj, në një palë zgjedhje parlamentare: "Fitues i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë është Rugova, Gandhi i Prishtinës ("Ganador de las parlamentarias en Kosova, eso Rugova el Gandhi de Prishtina").
Mirëpo, kemi arsye të besojmë të gjithë se Kosova është e vetmja në botë, shteti më i ri, që “nuk ka kohë për të humbur më me kësisoj termash bajate që po predikon e majta e shqiptare në Shqipëri, në krye me kryetarin e saj "mandatprerë" Edi Ramën: "Zgjedhje të kontestueshme, bojkote, zgjedhje jo të lira e të qeta pa probleme", sepse boll humbi Kosova, më shumë se një shekull nën sundimin gjakatar të regjimit serb, e cila u "la me gjakun e atyre që dhanë edhe jetën për liri e pavarësi - për një Kosovë të lirë e demokratike, një Kosovë ku sundon ligji e shteti ligjor i barabartë për të gjithë". Kosova, duhet të mësojë nga Shqipëria, dhe duhet të ndjekë shembullin e saj se si u votua dhe për kë u votua në Shqipëri, më 28 qershor, kur shqiptarët votuan më të mirin dhe fitoi më i miri!
Unë përshëndes faktin, që citohet sa herë që mbahen zgjedhjet në Kosovë se ato “janë shumë domethënëse për të ardhmen e shndritur të Kosovës. Në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Kosovë (qendrore dhe lokale)" janë përfaqësuar denjësisht të gjithë (shoqëria kosovare) në perspektivën e vlerësimit të përparimeve të bëra nga Kosova, si një prelud për njohjen e mëtutjeshme të Kosovës. Dhe besoj se edhe nesër në Kosovë do të "votohet për Kosovën dhe do të fitojë vetëm Kosova".
Së fundi, pa marrë parasysh se cila nga partitë ose koalicionet do të fitojë në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe se këto rezultate do të konfirmohen në Kosovë, kur do të kemi një forcë politike ose edhe disa koalicione, jam më se i sigurt se vetëm një gjë dihet - më 15 nëntor do të votohet për Kosovën në BE dhe në NATO dhe fitues do të jetë vetëm Kosova! Pra, këto zgjedhje, si të parat prej se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2007, janë parë si shumë të rëndësishme për të treguar se Kosova di të organizojë e të mbajë zgjedhje të ndershme, të lira e demokratike, të qeta e pa probleme - për të treguar së Kosova ka shtet. Këto zgjedhje do të luajnë një rol të rëndësishëm për krijimin e Kosovës së lulëzimit, të përparimit, të stabilizimit dhe të Kosovës në BE e në NATO, me "Miqësi të përhershme me SHBA-në", si ka thënë presidenti i parë i Kosovës - Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi