Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Mosmirnjohësit

Shko poshtë

Matilda Doka: Mosmirnjohësit Empty Matilda Doka: Mosmirnjohësit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 17, 2009 7:31 pm

Matilda Doka: Mosmirnjohësit N1474183357_5826
Matilda Doka: Mosmirnjohësit

Ku të të klasifikoj
Njeri ...
kur s`më je
as Humanoid...
as Homo sapiens...
as Kafshë...
madje....
as Shpend.
Kameleonit
të sjelljes tënde...
i gjeta nje shtëpi ...
atë të breshkës...
se po ti ofroja,
çerdhen e dallëndyshes...
do shtegtoje kudo...
duke më zvarritur
objektivin.
..................................
Ku të të hedh...
amfib....
në ujërat e deteve,
që të më ngjyrosësh kripën?
Në liqen...
të m`i helmosh ëmbëlsinë?
..................................
Të të flak tutje...
të sjell era prapë.
....................................
Të të mbaj mbi shpinë?
Kuuuuuurrë......
se nuk me ngjan
Njeri...
nuk është se rëndon ti...
Turpi po.....
ai t`i thyen
dhe gurët e peshores.
...................................
A e di çfarë?....
të të lë në atë Gropë të madhe,
që ke hapur vetë
....e që vazhdon
pret miq e shokë?
Mos u dëshpëro...
për këtë të ndihmoj unë,
se njoh shume të tillë..
që të ngjajnë ty.....
Pikërisht atyre të ngjashmëve,
që një jetë të tërë...
rropaten....
të ndërtojnë
Parajsën e Ferrit...
se Ferrin e Parajsës ...
pikërisht ty...
as ëndrra nuk ta shfaq.

Matilda Doka: Mosmirnjohësit 10951_1146261024747_1474183357_30359081_4969816_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi