Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syku Pellumb: E urrej ate nusen e re

Shko poshtë

Syku Pellumb: E urrej ate nusen e re Empty Syku Pellumb: E urrej ate nusen e re

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 12:32 am

Syku Pellumb: E urrej ate nusen e re N1311514780_1526
Syku Pellumb: E urrej ate nusen e re

E urrej ate nusen e re,
qe banon perballe shtepise sime.
Nuk do doja te urreja askend,
por ne kete rast,
urrejtja eshte me e forte se une.
Po, e urrej ate nusen e re,
te sapomartuaren,
qe sakaq ka nje foshnje ne djep.
Kete s’dua ta komentoj.

E urrej kur gargaliset e hallakatet
me djelmoçat e lagjes,
poshte ne rruge;
kur pergjigjet me endje,
her ne njerin celular
e her ne tjetrin;
e kur perdridhet si kurve
– shfaqje per kalimtaret;
kur ben gjoja se nuk degjon
vajtimin e te birit,
- fatzi, me nje nene te tille,
qe çirret brenda ne shtepi,
dhe ajo njesoj vazhdon te kokoriset si pule,
poshte ne rruge, “e pashpirt”.
E urrej kur ve ne loje me endacaket e papune,
te shoqin qe punon dhjete sahat,
e qe e dashuron marrezisht, “i shkreti”.

E urrej kur nuk mund t’ia shqis syte nje çast,
bukurise mahnitese qe e mbeshtjell, “i dobeti une”;
por me fort e urrej veteveten
kur bie ne kurthin e joshjes se saj
dhe behem pre e syve te saj te kalter.
Aty zhgrryhem ne qenien time
dhe leshoj ofshamen me te kobshme.
Sa e urrej ate nusen e re,
qe banon perballe shtepise sime.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi