Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një imazh shqiptar në maratonën e Nju Jorkut

Shko poshtë

Një imazh shqiptar në maratonën e Nju Jorkut Empty Një imazh shqiptar në maratonën e Nju Jorkut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 1:26 am

Një imazh shqiptar në maratonën e Nju Jorkut

Beqir Sina
Cen Biberaj në "York City Marathon 2009"

Një imazh shqiptar në maratonën e Nju Jorkut Mara%20(Small)

Ken (Cen) Biberaj duke vrapuar në maratonën e New Yorkut
Ken (Cen) Biberaj do të konsiderohet si një nga të pasionuarit e vrapimeve në natyrë, që në këtë maraton si shqiptar, i lindur dhe i rritur në SHBA, vrapoi për flamurin shqiptar, në garën më të madhe për kurorën e maratonës në Nju Jork.

Unë nuk jam i sigurt , kur them se Ken "Cen" Biberaj ishte i vetmi shqiptar në mesin e më shumë se 100 mijë atletëve, profesionistë dhe amatorë, kryq e tërthorë nga i gjithë rruzulli, i cili ka marrë pjesë, në maratonën më të madhe në botë, edicionin e 40-të, të saj New York City 2009 Marathon. Mirëpo jam i sigurt, se Ken do të konsiderohet si një nga të pasionuarit e vrapimeve në natyrë, që në këtë maraton si shqiptar, i lindur dhe i rritur në SHBA, do të vraponte për flamurin shqiptar, në garën më të madhe për kurorën e maratonës në Nju Jork. Ai do të gëzonte pa masë admiruesit e tij në këtë maratonë, e cila është është mbresëlënëse.
Ken - Cen Biberaj, është 29 vjeç, i cili punon si avokat për një biznes të njohur në Manhatan, pasi ka diplomuar në "The John F. Kennedy School of Government at Harvard University". Ndërsa, post-diplomimin e ka marrë në NY Law School. Ai është i lindur dhe i rritur në New York, pjesëtar i një familje patriote e atdhetare, emigruar shumë vite më parë, nga Tropoja, në SHBA.
I ati tij Elez Biberaj është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan, i cili u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptar në Plavë të Malit të Zi, nji vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar, regjimit komunist që sundoi vendin për më shumë se 50 vjet. Aktualisht është redaktor përgjegjës i sektorit evropian (Managing Editor, European Division) tek radio programi dhe televizioni "Zëri i Amerikës".
Por, ky prezantim i tij , është për të treguar, ose shenja sesi ndjehesh kur të jepet rasti që në një garë të tillë me famë botërore, të shohësh edhe një shqiptar, përkatësisht, një djalë të një familje shqiptare në New York. Sigurisht, që ai nuk mund të ketë thyer ndonjë rekord, dhe sigurisht që ai nuk mori ndonjë medalje, se e theksuam qysh në fillim se ai është vetëm një i pasionuar pas vrapimeve në natyrë, por vet prezenca, e tij dhe e një grupi shqiptarësh, që ndiqnin nga sheshi maratonën nga rruga, ku po vraponin edhe 100 mijë atletë, të tjerë flet më shumë se ky shkrim.
Një vit më parë në New York Maraton, kur konkurruan edhe tre maratonistë profesionistë shqiptarë të “Klub Maraton Tirana” të ftuar në këtë aktivitet nga “Klub Maraton Nju Jork”, patjetër, në mendjen time u krijua mendimi se në këtë maratonë të madhe, kur do të kemi edhe ndonjë atlet shqiptar të fitojë një mdealje dhe të hyjë në historinë e Maratonës së qytetit të Nju Jorkut. Por, pjesëmarrjes së këtij djaloshi shqiptar, më shumë se të gjithë iu gëzuan anëtarët e familjes së tij, bashkëshortja, motra Diana me Johnin, kushurinjët, Petrit Hysenaj dhe Teuta e Drita Bytyqi, si dhe daja i tij një veprimtar i dallur i komunitetit, Sejdi Hysenaj
Keni së bashku me shokun e tij Darrell, që në fillim të kësaj, gare ishin të vendosur për të zhvilluar një maratonë të plotë. Ata të dy treguan qartë në në të gjitha kondicionet një formë të mirë. Në një kohë që vetëm 30 mijë garues nga 100 mijë arritën t'a përfundojnë garën deri në finish. Një gjë tjetër për t'u marrë parasysh për Ken Biberaj është se ai në këtë maratonë ishte në përputhje të plotë me të gjithë atletët pjesmarrës. Megjithëse ai e ka për herë të parë këtë pjesëmarrje.
Për herë të parë pas 27 vjetëve, një atlet amerikan ka fituar maratonën. Ai është Meb Keflezighi i cili arriti të marrë medaljen e bronztë në Lojrat Olimpike në Athinë. Meb Keflezighi, me origjinë nga Afrika, në maratonën "NYC 2009 Maraton", kaloi i pari në në linjë, me kohën 2:09:15 ose rreth 40 sekonda përpara vendit të të dytë.
Keflezighi pati zënë vendin e dytë në Nju Jork në vitin 2004 dhe vendin e tretë në vitin 2005, por pas një dëmtimi dhe një dështimi nuk arriti për t'u kualifikuar për në Lojërat Olimpike Pekin 2008. Shumë amerikanë mendonjnë se 34-vjeçari Meb Keflezighi është një talent i atletikës, shumë prej tyre shprehin se "Perëndia i kishte dhënë këtë talent".
Ai përfundoi këtë garë të fortë, duke lënë 40 sekonda kenyanin, Robert Cheruiyot në miljen e fundit. Ndërsa, ai po afrohej vijës ku ishte vendosur shiriti në Central Park, në mënyrë të përsëritur Keflezighi vuri në shpinën e tij, një flamur amerikan dhe fanellë ku lexohehej me gërma të mëdha "SHBA". Ai u tha gazetarëve se "SHBA, janë krenaria dhe gjithçka kisha ëndërruar, SHBA mua më hapën të gjitha hapësirat në botë, arsimore, sportive, e jetës. Kjo është aq e veçantë për mua." - tha ai duke marrë në dorë edhe medaljen dhe çekun me vlerë 150 mijë dollarë.
Në garën e femrave, 37 vjeçarja Derartu Tulu u bë para gruaja e parë etiopiane që ndonjëherë ka fituar Maratonën e Nju Jorkut. Tulu kaloi linjën me kohën 2:28:52, duke lënë pas vetes tri herë fituesen Paula Radcliffe, e cila dy vjet më parë pati thyer rekordin e kësaj maratone me kohën 2:22:31.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi