Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!

Shko poshtë

Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë! Empty Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 11:38 am

Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë! N533084166_2130

Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!


Moto e jona: Duam që Kryetarja apo Kryetari i ardhshëm i Gjakovës - të ketë legjitimitetin, legalitetin dhe shkëlqimin demokratik, ashtu si e meriton dhe e ka Gjakova dhe Kosova e Pavarur...

Peticionit i drejtohet:
- Komisionit për Ankesa te KQZ, dhe tutje

- Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu
- Kryetarit, Kryesisë dhe Parlamentit te Republikës se Kosovës
- Kryeministrit Thaçi dhe Qeverise se Republikës se Kosovës,
- Ambasadës se SHBA-ve ne Prishtine,
- Ambasadës Mbretërisë Britanike,
- Ambasadës Gjermane,
- Ambasadës Austrisë,
- Ambasadës Italiane
- Ambasadës së Konfederatës Zvicerane si dhe
- Parlamentit te Evropës.

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Me datën 15 nëntor 2009 në Kosove u mbajtën zgjedhjet e para te lira pas pavarësimit të vendit, me 17 Shkurt 2008.

Zgjedhjet tona Komunale, me bazë Kushtetutën e vendit, me të drejtë u cilësuan nga të gjithë faktorët relevant Kombëtarë e Ndërkombëtare: “si Demokratike, fer, të rregullta dhe shpresëdhënëse”!
Këto zgjedhje u fisnikëruan e pasuruan edhe me pjesëmarrjen mjaft masive të bashkëqytetarëve tanë Kosovarë - të etnisë Serbe!

Këto fakte, jo vetëm se na gëzojnë e nderojnë, por edhe na motivojnë të gjithëve, për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian - si të vetmit qëllim të cilit i dedikojmë energjinë, përkushtimin, vullnetin dhe kreativitetin tonë individual e qytetarë...

Kosova, si shtet dhe shoqëri, edhe kësaj here dëshmoi se është kampione e Ballkanit për sa i përket procesit Zgjedhorë!

Veçanërisht jemi krenarë, që këtë herë dëshmuam se edhe kur jemi Organizator ekskluziv të Zgjedhjeve, arrijmë standarde të lakmuara nga fqinjët tanë Ballkanik.

Por të gjitha këto që theksuam me lartë, s`na pengojnë në asnjë formë dhe asnjë herë, që të jemi edhe më kërkues dhe këmbëngulës në objektivin tonë po aq të shenjtë: që t`jetojmë, funksionojmë, Votojmë e të Votohemi, zgjedhim e të përzgjidhemi ashtu si e kërkon ligjësia e drejtësia, Kushtetuta dhe të gjitha normat dhe kriteret e etabluara në botën e Civilizuar si dhe Demokracitë e maturura: SHBA-të dhe shtetet e Bashkimit Europian!

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Ne të gjithë, përmes medias Vizive, jemi tashmë dëshmitarë, se zgjedhjet në Gjakovë, ishin e kundërta e asaj çfarë duhet të ishin!

Dhe ne s`kemi ndërmend të heshtim!

Me gjithë keqardhjen për këtë njollë që i ka ngjarë zgjedhjeve në vendin tonë - ne nuk duam të tejkalojmë symbyllur e inferiorë karshi faktit se në Gjakovë, idealet tona, dinjiteti ynë, Vota dhe vullneti politik i bashkëqytetarëve tanë, është shkelur me të dyja këmbët nga huliganë e aparatçik të mendësisë kriminale.

Ne nuk duam ti mbyllim sytë e të mbesim inferiorë, karshi incizimeve që pamë në media, sikur edhe gjithë shkeljeve tjera të dokumentuara, të cilat po i bashkëngjesim në fund të këtij Peticioni dhe kërkese!

Faktet e shpaluara, dëshmojnë dhe thërrasin ne ndihmë ndërgjegjen tonë, thërrasin në ndihmë reagimin, por edhe vendosmërinë tonë si shoqëri, si shtet, Prokurori dhe pjesë e botës së civilizuar!

Ne, me këtë akt individual, duam ti dalim përballë dhe me shumë vendosmëri e kurajo qytetare - të gjitha akteve të shpërfaqura të huliganizmi e krimit politik, ngjarë në procesin zgjedhorë në Gjakovë!

Komisionarët, mundet se s`kanë përvojë, mundet se thjesht, ala kosovarqe – “hajt se su bo nami” kanë nënshkruar dokumentacionin, mundet edhe se janë frikësuar nga kërcnimet mafioze..., por kjo ka pak rëndësi - karshi faktit ku xhirimi dëshmon, se dikush mbushte kutinë me vota, dhe veçanërisht karshi faktit, se po vendoset për Liderin 4 vjeçarë...!


Ato që pamë në xhirimet filmike në media, dëshmojnë se është në ngjizje diçka e rrezikshme, por që mund të etablohet shumë shpejt në një monstrum të nesërm!

Në Gjakovë, na u shpërfaqen dhe ngjanë, individë të eshaloneve parapolitike dhe të huliganizmit partiak, të pakulturës demokratike!

Ata aparatçik dhe individ, kishin përgatitur për Kosovën, një s`provë gjenerale dje, që të na organizojnë premierën në balotazh qysh nesër - duke i`a imponuar kështu këtij vendi e shoqërie sonë - Lidershipet Komunale!
Me gjasë, nëse su dalim para sot, do të na servojnë nesër - edhe Lidershipin Nacional...

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,
Kërkojmë, që të gjitha faktet e shpaluara dhe të dokumentuara me shumë kujdes e përpikëri nga Media si dhe Kandidatja e Gjakovës, zonja e nderuar, Mimoza Kusari Lila – të merren shumë seriozisht dhe me urgjencë...
- Na duhet ta theksojmë edhe një herë: Të merren seriozisht dhe me urgjencë!
Ngase nuk do të tolerojmë kësaj radhe, që ankesat e dokumentuara, të humben në sirtarë e bodrumeve, siç ngjau me ankesat e dokumentuara rreth zgjedhjeve të vitit 2007!

Vota është vërtet e shenjtë, dhe vendi e qytetari ynë, si asnjë tjetër në gjithë Europën, ka pritë gjatë e me shumë katrahure për këtë ditë, këtë të drejtë sublime, sovrane e të civilizuar!

Andaj, besojmë se bashkë me Ju, do ta fitojmë këtë betejë të demokracisë - fundja, jemi të thirrur të gjithë, ta mbrojmë Votën!

Kërkojmë nga Komisioni për Ankesa i KQZ -së, sikur edhe vet KQZ-ja, Presidenti dhe Kryeministri i vendit, Lidershipet Partiake, që ti dalin në ndihmë votës së qytetarit Kosovarë në Gjakovën e 2009-ës, në mënyrë që ta mbrojnë edhe votën e tyre gjithandej - në Kosovën e nesërme!


Prishtinë, Gjakovë, Zürich, Berlin, Londër, New York


Bardhyl Metaj
Nora Ahmetaj

17 Nëntor 2009

Nënshkrimet:
1. Bardhyl Metaj
2. Nora Ahmetaj
3. Ulpiana Lama
4. Arta Selimi
5. Agron Bicaj
6. Arieta Rexhepi
7. Rilind Gervalla
8. Elizabeta Januzaj
9. Donika Gashi
10. Blerim Jashari
11. Lulzim Haziri
12. Lume Hyseini
13. Alban Ukaj
14. Flora Bunjaku
15. Valon Qirezi
16. Argetim Qarri
17. Lirak Ahmeti
18. Kaltrina Aliu
19. Driton Sejdiu
20. Avni Jashari,
21.Qeqa Krelani,
22. Gëzim Haxhija
23. Minella Canolli
24. Fatime Zymberi
25. Valon Qirez
26. Argetim Qarri
27. Lirak Ahmeti
28. Dafina Bejtullahu
29. Ramadan Shkodra
30. Nazlie Bala
31. Avni Rudaku-Rudi
32. Erza Gashi
33. Shkelzen Maliqi
34. Heroik Lusha
35. Besfort Smolica
36.
37.





Me një "I Like it" jeni edhe Ju nënshkrues...i këtij Peticioni, kërkesës dhe solidaritetit me Votën tuaj!

Thnx
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi