Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liberalizim vizash për Shqipërinë në 2010

Shko poshtë

Liberalizim vizash për Shqipërinë në 2010 Empty Liberalizim vizash për Shqipërinë në 2010

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 3:31 pm

Liberalizim vizash për Shqipërinë në 2010

Komisioni Evropian konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë vitin e ardhshëm. Konfirmimi vjen nga zv/presidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për Çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, Jacques Barrot i cili vlerëson se Shqipëria ka përmbushur kriteret më të rëndësishme për heqjen e vizave dhe ky proces do të finalizohet në vitin 2010.

“Dialogu vazhdon dhe unë shpresoj që vitin e ardhshëm ne do të shkojmë drejt heqjes së vizave për shqiptarët. Unë isha në Shqipëri kur dhashë pasaportën e parë biometrike dhe tani shoh që Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për heqjen e vizave. Rruga që është bërë tregon se heqja e vizave do të arrihet në vitin 2010”, tha Barrot.

Deklarata e Barrot erdhi pas takimit qe ai pati me ministrin e Punëve të Brendshme Lulzim Basha gjatë zhvillimit të forumit ministror mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të ministrave të brendshëm dhe të frejtësisë.

“Zv/presidenti Barrot si dhe ministrja e drejtësisë Ask rikonfirmuan gjatë takimeve që pata me ta se vërtet në përgjigje të palës shqiptare është marrë një vendim tashmë për të përshpejtuar misionet e inspektimit. Misioni i parë pritet dy javëshin e dytë të dhjetorit, ndoshta më datë 14 dhjetor. Do të merret kryesisht me dokumentet e identifikimit dhe ne presim kryesisht që periudhën pasardhëse, janar, shkurt, mars, të vijnë dhe misionet e tjera të cilat do të konfirmojë arritjen e standardeve përsa i përket blloqeve të tjera, kryesisht sigurisë së kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar. Pra do të thotë që kemi një ndërgjegjësim të BE, të të gjitha strukturave të BE, nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli i Ministrave se Shqipëria tashmë jo vetëm ka plotësuar ato kushte të cilat nuk ishin plotësuar deri në 6-mujorin e parë, por në disa prej tyre mund të ketë acancuar më shpejt dhe më mirë se vendet që tashmë përfitojnë liberalizimin e vizave”, tha Basha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi