ZIA E KFOR-IT PËR DORËN E DJATHTË TË MILLOSHEVIQIT
Faqja 1 e 1

KFOR-in e ka kapluar një zie e thellë. Radioja e KFOR-it (K4), e cila punon në seksionin shqip dhe atë serbisht, ka ndërprerë emisionet në këtë të fundit, i goditur nga një pikëllim i madh.
Pikëllimi për vdekjen e Patriarku të 44-t të Kishës Ortodokse Serbe, Pavle (Gojko Stojkovic;).
Që prej vitit 1957 Pavle shërbeu në Rashkë dhe Prizren. Gjatë këtyre viteve Serbia e Rankovicit po bënte kërdinë mbi familjet shqiptare nëpërmjet ‘fushatës së mbledhjes së armëve’ (kujto edhe ‘Procesin e Prizrenit’). Më shumë se 300.000 shqiptarë u shpërngulën në Turqi nga ky terror serb. Pas 33 vjetëve sa shërbeu në Kosovë, Pavle u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Serbe, më 1990, pikërisht atëherë kur Slobodan Miloševici e konsolidoi mirë e mirë pushtetin e tij në krye të Serbisë, dhe po përgatiste planin për zgjerimin e Serbisë nëpërmjet shkatërrimit të Jugosllavisë dhe batërdinë mbi kroatët, boshnjakët e shqiptarët.
Pasi Miloševici siguroi pushtetin politik dhe atë ushtarak si President i Serbisë, ai tashmë kishte edhe pushtetin shpirtëror serb, natyrisht, nëpërmjet dorës së tij të djathtë Patriarkut Pavle, nëpërmjet të cilës mbante në dorë heshtën e kryqëzatës ndaj popujve joserbë. Kur Miloševici filloi luftërat kundër popujve tjerë, Patriarku Pavle u mor me bekimin e kriminelëve të rinj, në mënyrë që ta lehtësonte e pastronte shpirtin e tyre nga pesha e dyshimit a ngurrimit për kryerjen sa më efektive të masakrave. Ai kontribuoi jo vetëm që këta besimtarë të tij të vrisnin sa më shumë, por të masakronin me bindjen e palëkundur të misionit hyjnor në shërbim të Zotit. Pavle po bënte diçka që s’mund ta bënte Miloševici pa Kishën Ortodokse Serbe: bekimin nëpërmjet të cilit vrasja kthehej në një obligim shpirtëror, detyrë morale, urdhër të shenjtë. Gjatë luftrave në Kroaci, Bosnje e Kosovë, Pavle ishte babai shpirtëror i Radovan Karaždicit, Ratko Mladicit dhe Željko Ražnatovicit – Arkanit.
Nëpërmjet nderimit dhe pikëllimit për një figure të tillë, KFOR-i po tregon fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë që KFOR-i e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë. Natyrisht që KFOR-i jo vetëm që nuk do të mbante zi, ta zëmë, për Adem Jasharin, por ai madje edhe e pat bastisur kompleksin memorial të Jasharajve. Në anën tjetër mban ditë zie për njeriun që qysh prej fillimit e pati vendin aty ku shkojnë të gjithë përbindëshat e kësaj bote: në Ferr. E ngushëllimet – veç KFOR-it.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
(Ne foto - e cila s'ndodhet ne komunikaten zyrtare te Levizjes, por ketu e qita une, A.V.- shihet zevendesi i Pavles, Amfilohije)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi