Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr. Mehdi Hyseni:PARADOKSI POLITIK

Shko poshtë

Dr. Mehdi Hyseni:PARADOKSI POLITIK Empty Dr. Mehdi Hyseni:PARADOKSI POLITIK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 4:37 pm

PARADOKSI POLITIK

Dr.Mehdi Hyseni

http://www.albaniapress.com/lajme/10277/-PARADOKSI-POLITIK.html


BAROMETRI DIPLOMATIK

***Kur do të vijë ajo ditë e bardhë, që shqiptarët sipas dialektikës së natyrës, së pari, ta duan dhe ta çmojnë vetëvetën e pastaj të tjerët?

*** Për daljen në zgjedhjet vendore të serbëve në Kosovë, më 15 nëntor 2009, më shumë u gëzuan "timonierët" shqiptarë të shtetit të Kosovës sesa vetë serbët(!?)

Sipas deklaratave vlerësuese të qarqeve më të larta zyrtare të Kosovës, zgjedhjet e theksuara lokale ishin "zgjedhjet më demokratike" të deritashme në Kosovë!?

E, çka do të thotë ky konstatim politiko-propagandistik i krerëve të politikës zyrtare të Kosovës, se me daljen e serbëve në këto zgjedhje, edhe Serbia si shtet i tyre amë, së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës?

- Jo! Atëherë, pse, dhe, për çfarë arsyeje një konstatim i tillë aq ekzagjerues politiko-propagandistik? – Kur dihet se pjesëmarrja e pjesëtarëve të minoritetit serb në zgjedhjet e theksuara, nuk është bërë, për shkak të faktit se, ata kanë ndryshuar mendjen, sjelljet dhe qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës, por këtë e kanë bërë strikt në marrëveshje me Beogradin dhe me Kishën Ortodokse Serbe, që në asnjë mënyrë nuk nënkupton shkëputjen dhe izolimin e tyre të tërësishëm nga Beogradi, as nga Serbia.

S'ka asnjë mëdyshje dhe, asnjë dilemë se, dalja e serbëve në këto zgjdhje lokale është bërë në marrëveshje dhe me pëlqimin e plotë të Beogradit. Ndryshe, serbët nuk do të merrnin pjesë në to, pavarësisht nga thirrjet dhe lutjet e qarqeve politike të Prishtinës zyrtare dhe të atyre të bashkësisë evro-ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë.

Një potez i këtillë politik i serbëve të Kosovës, në sy të opinionit, lë përshtypje të rreme se ka karakter "përçarës" me Beogradin zyrtar. Por jo, është e kundërta-harmonizimi i plotë i pikëpamjeve dhe i qëndrimeve politike me Beogradin, që do të thotë se, serbët e Kosovës, duan të përfitojnë simpatinë dhe përkrahjen e qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës, si dhe të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve të tyre ekzistenciale, sociale dhe politike në kuadrin e institucioneve dhe të organeve politiko-shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

Natyrisht se para opinionit publik vendor dhe atij ndërkombëtar, Beogradi i ka apeluar serbët, që të mos dilnin në zgjedhjet vendore, për shkak të qëndrimit negativ të tij të mosnjohjes së Kosovës së pavarur. Mirëpo, parapa skene serbët i ka këshilluar që të dalin në votime në zgjedhjet e theksuara në Kosovë, më 15 nëntor 2009.

Pse këto "zgjedhjet më demokratike" në historinë e re të Kosovës?!

– Sepse i vetmi dallim i tyre është që, në këto zgjedhje vendore, veç zgjedhësve shqiptarë, dolën edhe përfaqësuesit e minoritetit serb. Çfarë paradoksi politik ky?! Çfarë mendje dhe çfarë njohurie vizionale demokratike kjo?!

– Çfarë progresi dhe, çfarë garancie e madhe për koekzistencën e ardhshme demokratike, pluraliste dhe multietnike të Kosovës?! – Derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, nuk do të ndryshojë as mendja, as sjellja e as qëndrimi politik i minoritetit serb në Kosovë, por do të jetë i barasvlershëm me atë të politikës zyrtare të Beogradit.

Pra, pavarësisht se çfarë efekti politik konkret, do të ketë përfshirja institucionale dhe ligjore e serbëve në strukturën shtetërore të Kosovës, ata, paraprakisht së bashku me Beogradin dhe me KOS-in e kanë analizuar në hollësi "formulën matematikore" të interesit politik të tyre. Mirëpo, këtë fatkeqësisht (ashtu, sikurse deri tani) politika e krerëve të Kosovës nuk është në gjendje për ta kuptuar, as për ta deshifruar "matematikën politike" serbe në Kosovë.

Ndryshe, daljen e serbëve në zgjedhjet vendore në Kosovë, më 15.XI.2009, nuk do ta quanin si "akt historik", as si "akt më demokratik" e as si "akt grushtues" kundër Beogradit. Kur dihet se vetë Beogradi është ajo forca motorike lëvizëse, që i shtyri serbët për të dalë në zgjedhjet e theksuara vendore në Kosovë, pavarësisht se çfarë ka deklaruar Oliver Ivanoviq (ministër për Kosovë e Metohi), se "...Qeveria dhe institucionet serbe të Beogradit kanë qenë kundër daljes së minoritetit serb në zgjedhjet vendore në Kosovë, më 15.XI.2009" (www.b92.net).

Ndaj, daljen e serbëve në këto zgjedhje "historike dhe më dekomratike", duhet kuptuar jo si disponim dhe koshiencë politike dhe demeokratike të tyre ndaj Kosovës së pavarur, por si "hall" ekzistencial i tyre, i imponuar nga Beogradi, i cili edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) po ushtron trysni dhe diktat të fuqishëm ndaj minoritetit serb, që në asnjë mënyrë të mos e njohin Kosovën e pavarur si shtet të tyre.

Mirëpo, me gjithë premtimet, mashtrimet dhe me spekulimet e deritashme dhjetëvjeçare të Beogradit (1999-2009), pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet vendore të Kosovës, të paktën deklarativisht dëshmoi " distancimin" nga politika zyrtare e Serbisë. Me gjithë këtë "padëgjueshmëri spontane" ndaj makinës drejtuese të Beogradit, dalja e serbëve në zgjedhjet lokale, nuk nënkupton se ata e kanë ndryshuar mendjen, dhe se me këtë potez " e kanë dhënë provimin politik" për njohjen e Kosovës si shtet të tyre të pavarur, edhe pse në kuptimin de facto dhe de jure (lë të mashtrohesh dhe të sepkulosh me vetëvetën) këtë akt të tyre votues, krerët politikë të Kosovës, e konsiderojnë në frymën e njohjes së Kosovës nga ana e minoritetit serb. Përkundrazi, ky është vetëm edhe një mashtrim i radhës së politikës zyrtare dhe kishtare të Beogradit dhe të serbëve të Kosovës, të cilët kanë bërë shumë "sevap" që kësaj here dolën në zgjedhjet e sipërtheksuara, sepse në veçanti i gëzuan ata, që tanimë janë mësuar të jetojnë me antihumanizmin, me fshrytëzimin, me diferencat, me anarkinë, me padrejtësinë dhe me antidemokracinë në kurriz të interesit të përgjithshëm të shumicës dërmuese shqiptare në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi