| AHMET DELIA (1850 - 1913) Evropa dhe fuqitë vendimmarrëse me padrejtësitë e tyre që i bënë ndaj shqiptarëve i dëmtuan edhe më tokat shqiptare duke e shtyrë popullin tonë në përgjakje të pareshtur. Si i tillë ky popull u detyrua pashmangshëm që të mbrohej nga pushtuesit e shumtë. Pasiqë fuqitë e mëdha bën padrejtësinë më të madhe të mundshme në historinë e njerëzimit, në dëm të shqiptarëve, ne u detyruam të mbrohemi, në rend të parë si qenie e më pas edhe si komb. Menjëherë pas Kongresit të Berlinit, Konferencës se Ambasadorëve, si dhe më vonë Traktatit të Fshehtë të Londrës, Serbisë iu dha drita jeshile dhe kjo e fundit tani më kishte bërë planet dhe elaboratet, për shpërnguljen me dhunë dhe asgjësimin e shqiptarëve nga tokat e veta! Mu në janar të vitit 1913, xhandarmëria e Serbisë, filloi një dhunë të padurueshme mbi shumë vise shqiptare, pra në të njëjtën kohë edhe në Prekaz të Drenicës.Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze.Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshje që do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur. |
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi