Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Bota e njeriut!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Bota e njeriut! Empty Lediana Kapaj: Bota e njeriut!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 11:59 pm

Lediana Kapaj: Bota e njeriut! N744374599_7060

Lediana Kapaj: Bota e njeriut!

Ne shumicen e rasteve shume psikologe thone qe dashuria midis dy njerezve jeton gjate kur ata jane gjysma e njeri tjetrit dmth perputhja ne shume gjera,karakter,dhenie,etj!

Per te gjithe ne dashuria ka ekzistuar:te gjithe i kemi ndjere edhe provuar te mirat dhe te keqiat e saj.
Shume njerez mendojne se dashuria e perjetshme nuk ekziston edhe eksperieca e gjithsecilit te ben te kuptosh qe te gjithe kemi njohur dhimbjen e zhgenjimit.
Eshte e vertete qe "njeriu perfekt" dmth pak a shume gjysma qe te mungon per tu plotesuar, por qe une po e quaj "perfekt" per arsye sepse shume e kerkojne me kushte, eksiston.
Pyetja ime eshte çfare kerkojme ne, gjysmen e njejte apo te kunderten. Dy pole te njejte shtyhen ne rast te kundert afrohen.
Per mendimin tim po te gjesh ate gjysmen perfekte qe thoni ju do te ishte lidhja shume pasive , e merzitçme.

Pse?
Sepse do te kishim te gjithe ate mirkuptimin dhe aparencen qe kishim deshiruar gjithmone, mirepo te fshehur mbas nje sinqeriteti te rreme, na ben te lumtur ne kjo??
Une per pershembull nuk do te kisha nevoje per nje mashkull qe te shprehej "per gjthcka ke te drejte ti zemer" dhe te perkedheli egon time, por nga ana tjeter te deshiroje nje femer tjeter per ta kompletuar.
Per mua ne nje lidhje eshte i rendesishem komunikimi dhe konsensusi.

Fatkeqesisht, me keto lloj trajtash amorfe qe ka marre njerezimi sot,eshte shume e veshtire te gjesh dy gjysma qe te bejne nje te plote....E vetmja mundesi per tu bere "thuajse" i plote,eshte pershtatja.....edhe kjo eshte nje mundesi qe ne nuk e shfrytezojme aq sa duhet.....kujtojme se luftojme per t'ju pershtatur partnerit por ne fakt nuk bejme as tentativen me te vogel....!

Gjithshka qe bejme eshte vetem gjetja e mangesive te partneri dhe perdorja e tyre si kunder-akuze per te justifikuar egon tone te paarsyeshme dhe mungesen tone te vullnetit per te bere qe lidhja te funksionoje!
Eshte per te ardhur keq tek sheh se si po gremisen me nje shpejtesi marramendese vlerat njerezore...eshte per te ardhur keq tek sheh se si marredheniet midis partnereve, po behen gjithmone e me te pamundura.
Njerezimi po shkon çdo dite e me teper,drejt shkaterrimit te bazave te familjes dhe ky,sigurisht qe eshte edhe shkaterrimi yne perfundimtar...

Keshtu mendoj une!!

Jetojme ne nje bote e cila nuk te jep nje motiv per te luftuar....Jetojme ne nje bote ku mbizoteron mungesa e besimit...Jetojme ne nje bote ku i jepen vlera absolute dickaje pa shpirt siç eshte paraja...!!Si mund te ndreqen keto dizekuilibra te rrenjosura thelle ne ndergjegjen tone, ndonese kunder deshires sone?!
Si mund te gjejme nje menyre jetese te pandikuar nga keto interesa?!
Ne luftojme per ideale te gabuara,kerkojme te arrijme objektiva te cilat jo se i besojme por na jane indikuar si me te mirat,nuk mund te luftosh per diçka nese nuk beson ne te,ky eshte i gjithe problemi!...Kjo na ben te humbasim veten dhe per pasoje gjithshka duam...!!

Dhe ndonjehere them.....

Eshte e vertete qe luftojme ne jete per shume gjera dhe ma mbrapa si pasoje zhgenjimi nga te tjeret,na duken ideale te gabuara,po ja qe nuk mund ti dime edhe ti kuptojme gjerat pa i provuar nje here vete dhe pa u djegur nga to!
Njeriu lufton gjithe jeten e tij,kush me shume e kush me pak dhe te gjithe arrijme nje dite ne konkluzionin qe jeta eshte lufte dhe qe drejtesia dhe sinqeriteti nuk kane vend ne kete bote mizore!
Me e rende eshte kur njeriu humbet forcat ne veten e tij dhe nuk e sheh me mundesine per te ecur perpara,sa keq ndihemi te gjithe kur jeta na duket boshe dhe pa asnje vlere per te luftuar kunder te keqijave te saj..
Sa i thelle dhe vrases eshte zhgenjimi dhe sa e veshtire eshte te ngrihesh mbas nje rrezimi fatal!


Jemi qenie te dobeta ....jemi qenie te dobeta....!!
Kjo dobesi,nuk mund te kthehet ne force nese nuk kemi nje pike mbeshtetjeje,
Nese nuk kemi njerez te cilet te na kuptojne dhe te na perkrahin...nuk mund te luftosh i vetem...askush nuk e ka kete aftesi,madje as njerezit me te mbedhenj,ata qe ne i marrim si model force dhe vullneti...!
Njeriu ka nevoje per njerine...askush nuk ja ka dale mbane i vetem!

Asnjehere mos hiqni dore nga idealet çfaredo qe te thone te tjeret sepse ato ideale jane e gjithe bota e krijuar nga endrrat femijerore dhe gjithe kuptimi i jetes se nje njeriu.
Dhe asnjehere nuk duhen bere kompromise me te tjeret rreth tyre sepse kompromis pas cdo kompromisi ndryshon dhe vjen nje moment qe nuk e njeh me veten se kush je.
Gjithmone lufto per to dhe asnjehere mos u dorezo. Heronj quhen ata qe luftojne deri ne fund te jetes se tyre per te mbrojtur idealet e tyre, heronj quhen ata qe dine te ringrihen sa here bien poshte. Bota le te jete mizore ti lufto per te "krijuar boten tende" qe ke enderruar qe ne femijeri.
Dhe do shikosh qe do kete shume njerez qe do duan te jetojne ne ate "boten tende". dhe pikerisht keta jane njerezit qe ja vlejne vertet qe ti mbash prane. Dhe keshtu do gjeje nje pergjigje per kuptimin e jetes.

Po ju si mendoni?

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Bota e njeriut! 13067_178988709599_744374599_2759323_5641389_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi