Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!-

Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:06 am

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- N100000443426890_622

Enertin Dheskali:

Si më harrove sot?!- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali


Si më harrove sot?!-

Si vallë me harrove sot o klithmë ndjenjash,
Jam bebe jetim pa puthjen tënde të flurtë,
Mos humbe e përgjumur nëpër pyje ëndrrash,
Apo u trete si vesë mbi qytetin e gurtë?!

Unë të prita të më vije si çdo mbrëmje,
Të më shkrije në orgazmat e gjoksit të ngrohtë,
Më mungon zëri yt që di të fshijë çdo dhimbje,
Jam bebe jetim pa puthjen tënde të flurtë…

Tetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Historia shkruhet përditë nga pak

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:11 am

-Historia shkruhet përditë nga pak-


Historia shkruhet përditë nga pak
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Herë mbi fletët e kohës mbetet gjak,
Herë mbi penën e jetës ëndrra vdes.

Historia shkruhet përditë nga pak
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Heronjtë këndohen, tradhëtari bëhet plak,
Pluhuri i eshtrave kthehet ne vesë.

Historia shkruhet përditë nga pak,
Me gjurmët e hapave mbi univers,
Klithmat e shekujve më vijnë që nga larg
E unë, në heshtjen e pritjes tinzare mbes…

27. 09. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:13 am

Enertin Dheskali: -Zëri i Rozafës

Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Në tavanin e qiellit mbushur me re,
Mua s’më trembin të ngratat vetëtima,
Që bien me vërtika përmbi dhe.

Më tremb zëri i foshnjes nëpër kohë,
Malli më djeg në gjirin e bërë gur,
Qumështi që rrodhi, përzier me lotë,
U bë llaç dhe mbrujti këtë mur.

Kalimtar i heshtur që sytë hedh mbi mua,
Pse i mbajte hapat, çpo mendon?!
E dëgjove zërin e djalit që mu zgjua
Dhe nga lumi i shekujve ma solle pranë?!

Mjergulla që po bie, është brenga ime,
Mbi këtë qytet do të përkëdhelë çdo gur,
Me puthje malli dhe lotë të tretur vese,
Do çmall foshnjen time që se pashë më kurrë.

Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima
Mbi portën e këtij qyteti të gurtë,
Djali do më rritet e do të rrisë trima,
Me qumështin tim që do rrjedhë përjetë.

08. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Metaforë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:14 am

Enertin Dheskali: -Metaforë


Metaforë e heshtur që buzët m`i mpin
Si një luleshtrydhe e papjekur ende,
Buzëqeshje mëngjesi që nga ëndrrat më zgjon
Dhe më nanuris mbrëmjeve me rrahje zemre.

Metaforë e zjarrtë që sytë m`i lag
Me vesë pendimesh në vjeshtën – muzg,
Buzë e kafshuar nga gjarpri – fat,
Hije e harruar që bredh nëpër botë.

Metaforë e çmendur që ndjenjat m`i çmend,
Me imazhe që kuturisen nëpër endje,
Prush i mallit që mbi shpirt rëndon
Si ortek qiellor me galaktika ndjenje…

01. 04. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Nëse do të fluturosh…-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:15 am

Enertin Dheskali: -Nëse do të fluturosh…-
Nëse do të fluturosh përtej qiejve,
Atje ku vetëtimat zemrat çajnë,
Mos harro, puthjen time merre me vete,
Që të tregojë udhën kur të kesh nevojë.

Unë qiej s’kam, as gjerdanë yjesh s’gjej dot,
Për t’i bërë dhuratë për gushën tënde,
Kam vetëm një zemër të brishtë e të ngrohtë
Që mbi detin e lotit ka ngritur çerdhe.

Mos e harro kraharorin ku gjumi të merrte,
Mes nanuritjeve dhe duarve të mia – fole,
Ëndrrën tonë, në vesën e vështrimit trete,
Nëse do të fluturosh përtej qiejve…

08. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Zbrit prej qiellit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:17 am

Enertin Dheskali: -Zbrit prej qiellit

Hapat e shiut bredhin kthinave të shpirtit,
Gjurmëzojnë ëmbël mbi truallin e ndjenjave,
Imazhi yt më buzëqesh që prej çatisë së qiellit,
Ma zbut peshën grindavece të dhimbjeve.

E gjeta vetveten të plotë tek ty,
Binjake e yjësive në galaktikën e zemrave,
Sa herë që hap sytë, ti më zgjohesh aty,
Sa herë që fle, ti më pret përtej ëndrrave.

Ti je e vogel, por vërtet, sa çudi,
Sa të vogla dhe anonime më duken të gjitha,
Erdhe si ortek dhe më fale madhështi,
M`i zbove nga zemra ato që dikur desha.

Hapat e shiut bredhin kthinave të trurit,
Të kërkojnë dhe të presin ty e vogla ime,
Eja dhe më puth me buzët e vetëtimta të shiut,
Zbrit prej qiellit, si atë natë që zemrën ma vodhe…

2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Pikëz gjaku në univers-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 3:19 am

Enertin Dheskali: -Pikëz gjaku në univers-


Lëndinat e pritjeve i mbollën yjet
Si kurora ëndrrash në vazo galaktikash,
Muza e jetës, e dehur ëmbëlsisht nga pritjet,
Ëndërronte në fluturim përmbi re planetësh.

Jam aty, në grimcat që ecin pafundësisht,
Jam aty, në transformimet e fillesave mbi asgjë,
Në diejt që lindin, në sfinksin që hesht,
Jam aty, pikëz gjaku,
Aq i vogël, e i madh, sa universi s’më nxë...

16. 08. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Për ty Çamëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 11:41 am

Enertin Dheskali: -Për ty Çamëri

U ndezën zjarret në vatrën e shuar
Dhe u derdhën plumba të rinj,
Për armiqtë e vjetër
Që thikën mbajnë në brez
E lule në duar.

Për ty Çamëri
U zbardhën flokët e pleqve,
U skuqën ëndrrat e dhimbjes,
U thyen kristalet e lotit,
U vranë udhët e vrara të endjes.

Për ty Çamëri
I mbusha përrenjtë e kujtesës
Dhe i nisa dejeve të gjakut,
Që të kërkojmë lirinë
Nëpër malet e shpresës…

03. 02. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Nuk dua të mendoj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 11:47 am



Enertin Dheskali: -Nuk dua të mendoj

Nuk dua të mendoj se një ditë do të plakem
Dhe lodhja do të flerë në shpirtin tim,
Në sytë e flashkët, loti do puthet me vdekjen,
Ngrica do përpiqet të më ngrijë poezinë.

Nuk dua të mendoj se një ditë do të plakem…

03. 02. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Vit i vrazhdë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 11:51 am

Enertin Dheskali: -Vit i vrazhdë


Më ra koka në pragun e ftohtë
E m’i mahisi mendimet e përgjumura,
Nga nata njëvjeçare që blatoi lotë
Me duar thashethemesh dhe kyçe të vrara.

Viti i vrazhdë përplas dallgët mbi mua,
Shkumëzojnë ëndrrat e thyera mizorisht,
Nëpër brigjet e shpirtit lundron dhimbja,
Natës njëvjeçare të lotëve të trishtë…

08. 06.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Përherë do të jetë kështu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 11:53 am

Enertin Dheskali: -Përherë do të jetë kështu


Kështu ka për të qenë përherë,
Ka për të pasur njerëz plot pushtet
Dhe varfanjakë që mezi ngopen me bukë,
Të mjerë.
Se bota kështu qenka gatuar,
Përherë do të ketë një Romë
Që mbi të tjerët lëshon kamzhikë
Dhe botës ligjet i dikton.

Çezarët, zoti
I mbush me fat perëndish,
Që mbi njerëzit – bagëti të mbretërojnë
Dhe lypësat si minj të uritur
Nëpër kthina të pista rrugësh i shpërndan.

Kështu ka për të qenë përherë,
Me pasanikë dhe varfanjakë,
Pak parajsë dhe pak ferr…

13. 08. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Enertin Dheskali: -Historia jonë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 19, 2009 11:59 am

Enertin Dheskali: -Historia jonë

Në eshtrat e të parëve e ndezëm zjarrin,
Dritë dhe armë
Kërkonte liria,
Nëpër kthina shekujsh,
Nëpër mijëvjeçarë.

Burra u bëmë që fëmijë,
Pas hapave të luftës
Dhe klithmave të vrara të ëndrrave
Nën puthjen e vdekjes.

Pluguam shkëmbinjtë dhe mbollëm ullinj
Dhe qëndisëm yjet
Me pika gjaku.
Historia na ndoqi pas si tragë e kuqe,
Në teh të shpatës
Na thërristë haku,
Pushka mbeti e varur,
Përherë gati
Tek pragu…

10. 08. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!- Empty Re: Enertin Dheskali: Si më harrove sot?!-

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi