La Repubblica: Të vërtetat e fshehura të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe historia
Faqja 1 e 1

Shkruan “La Repubblica: Të vërtetat e fshehura të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe historia me Titon.
Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së ish-diktatorit, historiani italian Giovanni Armillota, analizon komunizmin shqiptar…
Komunizmi shqiptar nuk ishte edhe aq i egër sa dukej.
Kështu të paktën mendon historiani dhe gazetari italian Giovanni Armillotta, i cili e ka vënë në peshore së bashku me sistemin komunist jugosllav të aplikuar nga Tito dhe Rankoviçi.
Në një artikull të botuar në revistën gjeopolitike prestigjoze italiane “Limes” një degëzim i grupit “La Repubblica”, autori ka shkuar më tej duke fajësuar edhe një pjesë të komunistëve italianë të cilët në atë kohë demonizuan pa të drejtë komunizmin shqiptar duke mbyllur një sy me qëllim ndaj represionit shumë herë më të ashpër dhe mizor të Titos i cili vrau në kampet e përqëndrimit mbi 30 vetë, midis të cilëve edhe shumë shqiptarë dhe kosovarë.
Megjithatë si studiues i mirë i çështjeve të Shqipërisë Armillota ka “mbrojtur” në një farë mënyre komunizmin e diktatorit Hoxha vetëm në kontekstin e mizorive në krahasim me atë jugosllav të Titos duke e zhveshur nga çfarëdolloj humanizmi dhe duke i përballur me atë shqiptar.
Ndërsa Partia e jonë Komuniste, vlerësonte regjimin brutal të Titos, vetë politikanët dënonin Hoxhën, fajtor duke mos qenë në të njëjtën linjë me Moskën edhe pse i rezistoi ambicjeve ekspansioniste të Jugosllavisë fqinje.
Kush ishte përbindëshi i vërtetë? Masakrat e “demokracisë” titiste, aktiviteti i spiunazhit të Koçi Xoxes, kampet e përqëndrimit të socializmit në Jugosllavi.
Njëzetekatër vjet më parë njëri prej tre qytetarëve të vendit tonë – që të tre anëtarë të anëtarësuar në Partisë Socialiste italiane, që atëherë shprehte kryesinë e qeverisë – e cila pa të publikohej zyrtarisht në shtypin shqiptar, telegramin formal të ngushëllimit për vdekjen e Enver Hoxhës (11 prill 1985). Isha në shoqërinë e Sandro Pertinit dhe Bettino Crax-it. Telegrami im u shfaq në “Sporti Popullor” (Nr.16, 16 prill), së bashku me atë të presidentit Cio, Juan Antonio Samaranzh Torello; ndërsa ato të Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave u botuan një ditë më parë, të dyja nga “Zëri i popullit” dhe “Bashkimi”.
Kisha këtë “ekskluzivë” të mirënjohjes, në sajë të kontributit tim për studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare shqiptare dhe sportit shqiptar, e ekspozuar përmes miratimit burimeve të shkruara dhe tele-radiofonike të drejtpërdrejta, me të cilat kam qenë (prej 1969), dhe jam vazhdimisht në kontakt.
Është e njohur se shqiptarët janë një popull i edukuar dhe diplomatikisht shumë të hollë – mos harrojmë se e mbajtën Romën e Dytë për shekuj. Perandorët Ilirë vonuan me të paktën 200 vjet shembjen e pjesës perëndimore të Romës së Parë – dhe kur ata duan të nderojnë një mik i ofrojnë skenën e kombit.
Kështu që, me konsekuencë e mbaj veten si studiues i vetëm italian në gjendje, të paktën, nuk gaboj datat, emrat dhe ngjarjet historike, dhe jo siç i ka ndodhur disa politikanëve të qeverisë tonë.
Më kujtohet në vitin 1997 një Umberto Bossi në gjendje të mirë, dhe direkt në TV, i cili afirmonte se statuja në Tiranë nuk ishte e Brezhnievit por e Stalinit … me çdo gjë që e pason në kushtet e mungesës absolute të kulturës bazë historike dhe politike.
Një vit më vonë në Nju Jork artikulli im “italianët mbi çështjet shqiptare” bëri epokë; dhe doli në Shtetet e Bashkuara për shkak se vendi im e refuzoi me tmerr (1), ndërsa miqtë shqiptarë dhe amerikanë e pritën atë pa i ndryshuar as edhe një presje.
Që kur isha dymbëdhjetë vjeç fillova të interesohesha për argumentin më lart, sepse nga 1960 e tutje një gjë, në veçanti, tërbonte të majtën shik komuniste të menaxhuar nga ana e zyrtarëve të trishtuar të partisë komuniste; kjo ishte Shqipëria, edhe pse “e huaj” më pak e gositura nga klasifikimi Amnesty International për shkeljen e të drejtave të njeriut në Lindje.
E paraprirë nga “demokratikja” e Hungarisë së Kadar, ish-kasap në 1956, shumë i dashur për të “ish” komunistët; dhe nga Rumania e pavarur “e Nikolae Çausheskut, ku një prej sekretarëve të partisë së qendrës – Pietra Longo i PSDI -së — zyrtarisht dhe shpesh (sidomos në vitin 1979), shkoi në fillim të viteve tetëdhjetë, shkonte duke u shtirur për të mos kuptuar se Conducător-it, (drejtuesi) në ato vite, po shkatërronte Bukureshtin për të rimodeluar atë, duke u frymëzuar nga Pyongyang i Koresë së Veriut, ndërsa në Tiranë kontributi arkitektonik italian jo vetëm ishte i respektuar, por edhe i restauruar. Por, nuk ishte e thënë, shqiptarët duhej të mbeteshin “monstrat” dhe “banditët”, të cilët kishin marrë me shkelma Bashkimin Sovjetik të dashur të komunistëve të shtëpisë sonë.
Si mund të harrohen sulmet e një politikani të njohur komunist në gazetën “L’Unita” në pranverën e vitit ‘87, të mbajtur pa mundësi replike, kundër Enver Hoxhës tashmë të vdekur prej dy vjetësh, fajtor për dështimin e aleancës me Moskën? I njëjti politikan i njohur, i poshtëruar gjashtë vjet më parë në Kongresin e XXVI të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me spostimin fizik, të tij dhe të fjalës së tij në Sallën e Kollonave, ku i ishte ndaluar të fliste nga tribuna e Kremlinit për çështjen e Afganistanit! Ndoshta sepse Salla e Kollonave ishte e famshme për heshtjen, duke pasur Anatoly Karpov i cili fitoi titullin botëror të shahut në vitin 1975 (por ku ishte politikan i njohur në Pragë-’48, Budapest ‘56 , Pragë ‘68, dhe vende të tjera ?)
Arrijmë të frenojmë një moto irritimi në kujtimin e gabimeve të “Il Manifesto”, i cili ishte i shqetësuar për Kanalin e Otrantos, i bllokuar nga një regjim autoritar.
Ndoshta për të skualifikuarit e djeshëm mund të ketë qenë shpresuar problemi financiar dhe gjeopolitik që do të kishte përfaqësuar për Italinë dhe NATO-n, praninë e sovjetikëve tre minuta nga Puglia? Apo filo-kinezëve nuk e përtypnin dot se shqiptarët e kishin shporrur edhe Maon?
Mjafton të kujtosh lotët patetikë të rrethanave të njërës prej tyre të nesërmen e sheshit Tiananmen …
Edhe mbajtja bashkë rezultonte e pjerrët; për fjalët e një gazetari (më vonë i promovuar deputet i asaj partie), e cila nga Tg2/partia komuniste (Tg3 nuk kishte lindur ende) shkarkonte një grumbull shpifjesh dhe histori false mbi vendin e Shqiponjave (duke harruar gulagët sovjetik). Dhe, atëherë për të dëgjuar diçka të pranueshme dhe historikisht të pakonceptueshme duhej ndryshuar kanal dhe të mësoje nga Tg1/demokristian programe të mira në të cilat ishte Pushka, Poeti dhe Tregimtarit.
Por, në qoftë se edhe një nga themeluesit MSI-së, “Corriere della Sera”, “L’Avanti” (edhe nëpërmjet artikujve të mi), etj, “vihej” duke folur me respekt për shqiptarët, në atë pikë, donte të thoshte diçka.
Nuk po rrijë të kryej një analizë historike-politike të regjimit shqiptar nga ‘44-91 – nuk është ky vendi – por sido që të jetë besoj se mund ta lidh në një zonë gri midis tezës pas Franko Cardinit mbi regjimin ushtarak peruan të majtë të vitit ‘68 dhe afirmimeve të Marco Giaconi në lidhje me një formë të kuqe Somozismi.
Fjalët e Indro Montanellit “justifikonin” në qoftë se jo regjimin e kaluar, të paktën sa i vlefshëm ishte shprehur në politikën e saj të jashtme dhe stabilitetin e brendshëm vendit, dhe kështu gjeopolitika.
Midis mesit të mijëvjeçarit dhe kohët e fundit – përveç kontributit të Elio Miracco, Luciano Canfora, Emanuela King, “Limes” dhe disa të tjerë – janë rritur dhe kanë ardhur në sipërfaqe boshllëqet dhe klishetë e atyre që pretendonin të shkarravisnin fletë të bardha që t´i atribuonin atyre titullin e “ekspertit” albanolog.
Midis viteve gjashtëdhjetë-tetëdhjetë ndodhte të përplaseshe në revista e së majtës në apologji të lodhshme të regjimit kriminal titist dhe ideologjinë e tyre të mjerë, tezë për të masakruar “të këqinjtë” shqiptarë; në të vërtetë qëllimi i tyre ishte për të shkëputur vëmendjen nga represioni i shpërthyer në emër të pavarësisë së kërcënuar të sllavëve të jugut – sipas tyre – nga shqiptarët kosovarë që vepronin në emër të “atdheut të tyre stalinist.”
Metodë e dashur jo vetëm nga rrymat e majta, por e dashur edhe nga historianët në heshtje, të futur në orbitën apo të frikësuar për të thyer modelet e kohës. Pra, në një konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë në 1991, në të cilin kam pasur nderin e mbajtjes së një memorandumi, fillova me një përgjigje paraprake të një intelektuali “progresist.” Ata më pyetën se çfarë kisha për të thënë mbi politikën e jashtme të Tiranës, e cila – sipas të partnerit të çmuar – përfaqësonte një jashtëqitje mizash në një hartë gjeografike. Replikova, duke thënë vetëm se Italia, nga ana tjetër, nuk kishte një gjeopolitikë të huaj që nga kohët e Matteit, dhe duke i kërkuar me edukatë ta mbyllte gojën dhe të dëgjonte. Nuk mund të bëjë asgjë, përveç kësaj.
Tito “Henry VIII”, dhe Enver Hoxha “Richard III”
Në atë kohë – veçanërisht nga 1956 e tutje – në Itali kishte pasur njerëz të pilotuar nga Beogradi, i cili – pas vdekjes së Stalinit – filloi të dashuronte Titon.
Që Jugosllavia ishte atëherë një kamp i madh përqendrimi në qiell të hapur – e cila ka masakruar shqiptarët mbi të gjithë shqiptarët në (vitet 20-30-40-70-80-90, etj.) dhe pastaj italianët në vitet ‘40, dhe vetë këta popuj kanë shkatërruar me gjak dhe terror.
Unë, nuk do të flas këtu për masakrat dhe shfarosjen në masë të ushtrisë titiste dhe organeve të UDBA-së , me urdhër të Tito-Rankoviçit të cilët hynë në vitet 1945-1948 nën pretekstin e luftës për “spastrim të elementëve Chetniks dhe Ustash, të “bandave kriminale”, “të mbetjeve të regjimit të vjetër “, etj;
Unë, nuk dua të përmend as terrorin e krijuar në këtë periudhë (sidomos drejt fundit të vitit 1944 dhe gjatë 1945) kundër popullsisë shqiptare që jetonte në territoret e tyre në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, nën pretekstin e luftës kundër “bandave balliste”,”nacionaliste” dhe ” shqiptarëve të mëdhenj”etj. Unë, do të limitohem vetëm për të bërë një krahasim midis mënyrës së
sjelljes së “demokracisë titiste” dhe atë të shtetit shqiptar në vitin 1948 kundrejt kundërshtarëve dhe armiqve, ditën kur u zbulua komploti që kishte për qëllim që ta bënte Shqipërinë Republikën e shtatë Jugosllave.
Sidomos në muajt e parë të vitit 1948 (shumë më përpara se letra e famshme e Stalinit në emër të Informimit të byrosë, nxori jashtë loje Titon) për shqiptarët u bë shumë e qartë kuadri i aktivitetit të spiunazhit të Koçi Xoxes (sekretar organizativ i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme) dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në shërbim të jugosllavëve.
Megjithëse këto nuk ishin akuzuar thjesht për pikëpamje jashtë vijës së Partisë Komuniste Shqiptare, por, mbi të gjitha, për tradhti të lartë drejt shtetit dhe Partisë, i lejuan Koçi Xoxes & Co që të merrnin pjesë në të gjitha takimet politike, Pleniumi 9, 10 dhe 11 i Kongresit të Partisë dhe në konferencat që u zhvilluan më pas, dhe madje edhe në kongresin e parë të Partisë Komuniste (Tiranë, 8-22 nëntor 1948).
Jo vetëm që iu lejua atyre që të marrin pjesë, por ai gjithashtu u dha atyre të drejtën që të flasin sa herë që ta gjykonin të nevojshme.
Ndërkohë, në Jugosllavi, pas letrave të Komitetit Qendror, se çfarë lloji të veçantë “demokracie” ofronin Rankoviç dhe Tito mijëra e elementeve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në solidaritet me tezat staliniste? U prangosën, sapo kërkuan të hapnin gojën. Dhe kur qindra të tjerë thjesht kërkuan që formulimi i letrave të Komitetit Qendror ti ishte nënshtruar vëmendjes së Partisë, kur akoma nuk ishin prononcuar pro apo kundër, “demokracia” titiste i vuri atyre prangat, i flaku në burg ose i vrau pa gjyq.
Ndërsa, shqiptarët kishin analizuar në parti për pesë deri në gjashtë muaj punën e ulët të Koçi Xoxes (në prani të të akuzuarve, të cilët ishin të lirë), titistët nuk i lejuan kundërshtarët e tyre të flasin as në një mbledhje të organizatave në të cilat bënin pjesë. Ndërsa, shqiptarët, e të gjitha rrjeteve subversive kundër shtetit, referuan në gjykatë vetëm katër-pesë persona.
Tito çoi në burg mijëra e mijëra kundërshtarë thjesht ideologjikë. Dhe pas gjithë kësaj ato kishin kurajon të akuzonin shtetin shqiptar se kishte “shkelur demokracinë.”
Nga pesë elementët që në fund të vitit 1948 u vunë para drejtësisë, vetëm njëri prej tyre, Koçi Xoxe, u dënua me dënim kapital, si kreu i grupit, përveç akuzës që kishte përdorur në të gjitha mënyrat për ta vënë Shqipërinë në kuadrin e zgjedhës Jugosllave. Pandi Kristo u dënua me njëzet vjet burg, ndërsa tre të tjerët nga pesë me pesëmbëdhjetë vjet, në varësi të shkallës së fajësisë së tyre, duke marrë parasysh qëndrimin e tyre pas zbulimit të tentativë së puçit.
Ndërsa, titistët vranë në vend ose zhdukën pa lënë gjurmë shumicën e atyre mijëra komunistëve jugosllavë, të cilët u hodhën në burg si anti-konformist. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, kishin guximin të akuzonin shqiptarët me maskën e “vrasësit”.
Në Jugosllavi dhe jo në Shqipëri filluan të dalin kampet famëkeqe të përqëndrimit të tipit Goli-Otok (ishulli pa flokë), një lloj Aushvici në kushtet e “socializmit jugosllav”.
Në ato zona nuk kishte vetëm dhimbje, nuk u gjymtuan dhe u shfarosën vetëm anti-konformistët, por edhe kundërshtarët e thjeshtë, dhe midis tyre qindra kosovarë dhe shqiptarë të tjerë që jetonin në republikat e Malit të Zi dhe Maqedonisë, si edhe disa komunistë të mashtruar italianë që kishin marrë strehim në “parajsën” titiste duke mbajtur flamurin trengjyrësh me yllin e kuq në fushën e bardhë.
Në total në Goli Otok u internuan 30 mijë persona, nga të cilët rreth 4 mijë gjetën vdekjen nga torturat apo lodhja (kampet u mbyllën në vitin 1988).
Por drejtuesit jugosllav kishin kurajon të akuzonin Shqipërinë e cila e kishte shndërruar vendin në një “kazermë ku mbretëronte çizmja ushtarit!.”
Ja, pra, çfarë ishte “demokracia titiste”, e ekzaltuar në vendin tonë që nga gjysma e dytë e viteve pesëdhjetë deri në 1990.
-Kush ishin “engjëjt” Tito e Rankoviç, të cilët nga njëra anë kryenin me gjak të ftohtë krimet më monstruoze kundër popujve jugosllav, nga ana shfrynin me “neveri” shqiptarët të cilët i kishin dënuar me vdekje vetëm një armik të betuar dhe agjentin e tyre të vjetër. Dhe, vetë “demokracia rankoviçiane” që për 35 vjet me rradhë ka bërë masakër në Jugosllavi, dhe e njëjta ” demokraci titiste” që, duke nisur nga 1980-1981, përpara demonstratave paqësore të popullsisë kosovare – të cilët kërkonin që të respektoheshin dhe njiheshin të drejtat e tyre kushtetuese, të barabartë me zonat më pak të populluara si Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia, dhe të mos trajtoheshin si qytetarë të kategorisë të dytë – shkaktoi shpërthimin e legjioneve të zeza të Rankoviçit, Ljubiçiçit, Stamboliçut dhe Herleviçit .
Por dje, ata që qajnë sot, ku ishin ?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dekoratat e Enver Hoxhës edhe në adresë të Rankoviqit
» CIA: Ja kush ishin dashnoret e Enver Hoxhës
» xhafer leci: Masakra e Tivarit dhe tradhëtia e Enver Hoxhës
» Qosja: Të mbrohet piramida e kohës së Enver Hoxhës
» Ja si u retushua historia e Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi