Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Faqja 1 e 1
Dhurata Hamzai: Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Valton Beqiri, Minister i Kultures |
1-Valton Beqiri ka ndikuar për rrëzimin e kërkesës që është drejtuar në kryesinë e Kuvendit të Kosovës, i cili paradoksalisht më 10.11.2009 dha vendimin për ndaljen e aktiviteteve për funksionalizimin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ky është një vendim absurd që jepet pikërisht kur janë një gjendje alarmante një numër i konsiderueshëm i monumenteve që UNESKO ka parashikuar që të mbrohen. Sot në Kosovë monumentet po rrënohen dhe po bëhen vatra hedhurinash
2- Është e qartë se për Kosovën e pavarur mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një test i rëndësishëm i nivelit të kulturës së Ministrit të Kulturës, por edhe i nivelit të civilizimit të qeverisë së këtij shteti të ri. Po cili është konkretisht qëndrimi, diplomacia dhe angazhimi shtetëror, përfshi dhe vetë ministrin Valton Beqiri, për ta çuar deri në fund vizionin e tij si mbrojtës i kulturës. A është i aftë ministri Beqiri, “këngëtar e muzikant i njohur” që të kuptojë, të njohë e të ruajë trashëgiminë e Kosovës, tashmë të çmuar edhe si një thesar të Ballkanit
Ç’presin thesaret e Kosovës nga ministri që bën muzikë tallava?!
Nga Dhurata Hamzai
-Ministri i Kulturës, Valton Beqiri, bëhet barrierë për zbulimet arkeologjike dhe punën e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore që kryesohet nga Prof.Dr. Edi Shukriu
Prof.Dr. Edi Shukriu |
Kalaja ngrihet ditën, Valton Beqiri e rrëzon natën
Qëndrimi ekstrem i Valton Beqirit është shfaqur pikërisht këto ditë, kur në Kosovë është prekur një nga temat më të ndjeshme, ku janë bërë shumë negociata për statusin e Kosovës në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Është e qartë se për Kosovën e pavarur mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një test i rëndësishëm i nivelit të kulturës së Ministrit të Kulturës, por edhe i nivelit të civilizimit të qeverisë së këtij shteti të ri. Po cili është konkretisht qëndrimi, diplomacia dhe angazhimi shtetëror, përfshi dhe vetë ministrin Beqiri, për ta çuar deri në fund vizionin e tij si mbrojtës i kulturës. A është i aftë ministri Beqiri, “këngëtar e muzikant i njohur” që të kuptojë, të njohë e të ruajë trashëgiminë e Kosovës, tashmë të çmuar edhe si një thesar të Ballkanit. As demagogjia politike nuk ia dashka atij të luftoj për atë fat të madh që ka Kosova, e shenjuar qëmoti si një tokë e lashtë dhe tokë Dardane?! Këto janë shqetësimet që janë ngritur para autoritetit të këtij ministri gjatë kësaj kohe nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore të kryesuar nga Prof.Dr. Edi Shukriu, e cila njihet si një nga studiueset dhe arkeologet më të pasionuara të thesarit që mbart Kosova, por edhe si një intelektuale dhe poete brilante. Ajo e ka drejtuar Këshillin e Kosovës për Trashëgimi në dyert e institucioneve që së bashku të ngrenë shqetësimin e madh, duke i paraqitur edhe Z.Jakup Krasniqi, Kryetarit të Kuvendi i Republikës së Kosovës një kërkesë për zhbllokimin e aktiviteteve përfundimtare për funksionalizimin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore të Republikës së Kosovës. Kërkesa është drejtuar në kryesinë e Kuvendit të Kosovës, i cili paradoksalisht më 10.11.2009 dha vendimin për ndaljen e aktiviteteve për funksionalizimin e KKTK. Ky është një vendim absurd që jepet pikërisht kur janë një gjendje alarmante një numër i konsiderueshëm i monumenteve që UNESKO ka parashikuar që të mbrohen. Arkeologët dhe studiuesit ngrenë shqetësimin se monumentet po rrënohen dhe po bëhen vatra hedhurinash. Duke nisur që nga Vushtria, njëri prej qyteteve më të vjetra, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit, e deri në Ulpianë, ndodhen disa monumente me vlera të jashtëzakonshme, por këto janë në rrezik. Po shkatërrohen Hamami i Qytetit në Vushtrri, Kështjella e qytetit, Ura e Gurit (e famshme), një çështje që ka zënë vend edhe në bisedimet shqiptaro-serbo në Vjenë.
Valton Beqiri ne nje nga posterat e grupit muzikor Corona |
Në kuadër të këtyre shqetësimeve disa muaj më parë në Prishtinë është mbajtur një tryezë me temë “Ligji i trashëgimisë kulturore në Kosovë” nga ku kanë dalë konkluzionet se ligji për trashëgiminë kulturore duhej të plotësohej me disa akte nënligjore, sepse ligji është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk zbatohet në praktikë, nuk zbatohet në terren. Janë disa monumente me vlerë që ka Kosova si Manastiri i Deçanit (UNESKO-ja e ka futur në listën e trashëgimisë botërore), Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Graçanicës, dhe një trashëgimi shumë e pasur që mbin rrënojash në çdo zbulim arkeologjik. Pasuritë e Kosovës, pohojnë arkeologët dhe studiuesit, janë një thesar me vlera universale dhe i takojnë njerëzimit dhe jo vetëm një kombi. Lënia pas dore e gjithë këtij thesari ka shkaktuar një tronditje të madhe dhe ogur të keq për ruajtjen e trashëgimisë, ndaj ka ngritur zërin sa herë e ka paraqitur kërkesën për vazhdimin e punës në realizimin e aktiviteteve të filluara KKTK-ja. E pyetur për këto probleme prof. Edi Shukriu ka pohuar për gazetën “TemA” se kërkesa për funksionalizimin i është bërë kuvendit me qëllim të vlerësimit, përzgjedhjes, cilësimit dhe trajtimit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, në Ligjin për Trashëgimi Kulturore, konform Neni 4.8, që është përshkruar detyrimi mbi themelimin, autorizimet dhe funksionalizimin e organit kompetent, KKTK”. Shukriu ka shtuar më tej se “Autorizimi ligjor për zbatimin e këtij neni është Kuvendi i Republikës së Kosovës. Për ta zbatuar nenin 4.8 të Ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore dhe sipas autorizimeve ligjore, Kuvendi ka nisur zhvillimin e aktivitetit për zbatimin e nenit 4.8 të Ligjit mbi Trashëgiminë Kulturore, përkatësisht ka themeluar Këshillim e Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK). Me qëllim të funksionalizimit të KKTK, deri në muajin tetor 2009 dhe sipas autorizimeve ligjore, të parapara me nenin 4.8, KKTK, me mbështetje të Kuvendit të Kosovës, ka zhvilluar aktivitete sistematike dhe procesi ka arritur gati në përfundim, përfshirë dhe vendosjen në zyra”. Prof. Edi Shukriu, njëkohësisht kryetare e KKTK-së, tashmë është shumë e shqetësuar për pasojat, që vetëm ajo dhe specialistët e fushës që ka punuar i dinë se sa të dëmshme janë, dhe për ta është krijuar një situatë absurde para një shteti që nuk ndihmon, por vetëm sjell shkatërimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, pa harruar edhe që u krijon një dhimbje të natyrshme shpirtërore, sepse sakrificat për këto pasuri i kanë kushtuar shtrenjtë Kosovës dhe intelektualëve të saj. Nga ana tjetër mësojmë se arkeologët dhe ruajtësit e thesarit të trashëgimisë janë me duar të lidhura, sepse ndërkohë, Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, ai që duhej t’i mbronte, duke shkelur ligjin ka bërë ndërhyrje të paautorizuara ligjore në kompetenca dhe vendime ligjore të legjislativit të vendit dhe të KKTK, me shkresa kundërshtuese, me arsyetime e interpretime ligjore të paqëndrueshme dhe përplotë paragjykime, duke përmendur dhe “pagat e majme”, përderisa shuma e kompensimit të anëtarëve të KKTK nuk është përcaktuar ende, ndërsa për Sekretariatin është caktuar shuma minimale nga Ministria e Shërbimit Publik. Këto ankesa kanë shkuar deri në Kuvendin e Kosovës por nuk ka pasur asnjë zgjidhje. “Mjerisht, ky veprim i Ministrit ka ndikuar në pezullimin e aktiviteteve për funksionalizimin e plotë të KKTK nga dt. 10.11.2009 dhe deri në vendimin e ardhshëm të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës” pohon Prof.Dr. Shukriu për gazetën “Tema”.
Edi Shukriu, kerkime arkeologjike ne Ulpiane |
Punonjësit e trashëgimisë tashmë janë lënë pa mbështetje e të braktisur nga Ministria e Kulturës e cila e përkrah të keqen që ka ngjarë edhe me një etikë skandaloze të ministrit, i cili i konsideron të majme pagat e arkeologëve dhe ruajtësve të trashëgimisë, që njihet si një nga punët më të çmuara në të gjithë botën. Madje ministri Beqiri ka anuluar kërkesën duke e konsideruar si të panevojshme dhe ka injoruar të gjithë punën edhe mundin e KKTK-së në vite. Valton Beqiri sot ka ka harruar për fat të keq kontributin e të ndjerit President të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kur ishte gjallë, Rugova veç punës së madhe që bënte për trashëgiminë e Kosovës, shkonte të shihte çdo zbulim që bëhej në tokën dardane dhe i gëzohej aq shumë atij çasti, duke e përkrahur edhe punën e profesionin e arkeologut. Por ministri Valton Beqiri nuk është më një lider idealist, as me shumë dije, ndaj e pengon funksionalizimin e KKTK. Dihet që ky rregullator i pavarur i Kuvendit duhet ta kontrollojë punën e tij, ndaj ministri Valton Beqiri bën sikur s’di dhe s’kupton, e ai kështu shkel vetë ligjin. Prof.Dr. Edi Shukriu pohon se “KKTK ka miratuar rregulloren dhe kjo është përpiluar në bashkëpunim me Ministrinë dhe në zyrat e Ministrisë. Pra, institucionet janë të njohur me të gjitha të drejtat ligjore, por kundështimi ka ardhur dhe kjo çka po ndodh ka të bëjë me injorancën e tyre dhe interesat individuale”. Njëri prej anëtarëve të KKTK-së ka ndjerë nevojën të pohojë për gazetën “TemA se “nëse nuk arrijmë si KKTK deri me 25 nëntor të vendosemi në zyra dhe të selektohen sipas konkursit të përfunduar punonjësit e Sekretariatit dhe proceset e prokurimit që ishin në përfundim e sipër, nuk do të mund të shfrytëzohen më një pjesë e madhe e mjeteve të ndara nga Kuvendi për vitin 2009”. Ky është edhe shqetësimi i madh i kryetares Edi Shukriu. Pra, ata pohojnë se ekziston rreziku të thuhet se KKTK nuk ka ditur t’i menaxhojë mjetet e dedikuara nga korriku 2009, ndonëse të gjitha dokumentat kanë qenë të plotësuar deri më 1 shtator. Ndërkohë ministri i kulturës, Valton Beqiri, nuk kupton asgjë nga rëndësia e këtij institucioni. Mendësia e tij e mjerë arrin të ndal procesin duke gjykuar se pavarësia e KKTK-së, “po bën institucion paralel si të kohëve të shkuara”. Po cila është vallë koha e shkuar për ministrin Beqiri, ajo që ka bërë 20 vjet muzikë “tallava” siç i thonë atje në Kosovë, apo këta disa muaj karrierrë si ministër duke që po bëhet barrierë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë...?
Letra e Min. Valton Beqiri, 30.10.09 |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi