Edison Ypi: Ismailroman
Faqja 1 e 1
Edison Ypi: Ismailroman
Ismailroman
Nga Edison Ypi
Sapo e merr dhe nis e shfleton, ndjen menjëherë se në dorë ke diçka shumë më tepër se libër - një kadarelibër diçka shumë më tepër se roman - një ismailroman.
Është “E penguara”, perla e fundit dalë nga dora e Mjeshtrit.
Nuk kuptova nëse e lexova apo e piva. Sidoqoftë, edhe nëse e lexova edhe nëse e përpiva, me një frymë e lexova, me një të kthyer e rrëkëlleva.
Nuk ishte lexim. Ishte, ekstazë, ishte delir, ishte fërgëllimë.
“E penguara”, apo Ismailromani, kjo rrëqethje estetike e pashoqe, më e bukur se e dobishme dhe më e dobishme se e bukur, nuk mund të ishte ndryshe.
“E penguara” është një libër pafundësisht i bukur dhe pambarimisht prekës. Totalisht koherent sa i përket zhvillimit të ngjarjeve. Përsosmërisht simetrik si i ndërtuar në kompjuter, megjithëse thurur me shpirt dhe zemër. Kryekrejt integral në pikëpamje të interaktivitetit të pjesëve, fakteve, dromcave, rrethanave.
Ismailromani “E penguara” është një konstruksion madhështor si një grataçiel. I përpiktë si një kronometër. Uluritës si një turbinë. Klithës si një sirenë.
Por “E penguara” është edhe më tepër se sa më sipër.
“E penguara” është një Katedrale qiellore. Një katedrale e paprekshme dhe e pa shkatërrueshme si diamanti. E pandryshkshme dhe e pavjetërueshme si ari. Ndërtuar me mure të qelqta, me tjegulla kristali, me sheshe të gjera, parcela të blerta, portale gjigande, harqe madhështore, kupola me afreske, altarw të praruar, kambanë bronzi, kambanare e lartë, ikona të trishta, dhe ah, Murgeshë brenda.
“E penguara” është një galaktikë, yjtë e ndritshëm dhe qiejt e zymtë të së cilës nuk mund të vështrohen ndryshe veçse me sy të lagur.
Murgu e ka gdhendur atë galaktikë dhimbjesh dhe rënkimesh në të gjitha hollësitë e tyre. Në një mënyrë të paparë, të padëgjuar, të pa filmuar, të pashkruar, kurrë më parë. Duke arritur të pamundurën; harmonizimin e përsosur të rrëqethjeve estetike fiksionare me rrjedhën prozaike të jetës. Duke i bërë ata, fiksionin dhe realitetin, të jenë gjithaq të besueshëm, sa njëri edhe tjetri, në një zëvendësim reciprok marramendës mes të dyve.
“E penguara” është shembull i përsosur i harmonisë kohë-hapësirë. I secilës veç e veç dhe i të dyjave bashkë.
Si e tillë, “E penguara” është një strukturë shprehëse e harmonisë së hapësirës. E marrëdhënies së grimcës me të tërën. Ku grimca dhe “e tëra” alternohen aq magjishëm, duke u bërë, her’ “e tëra” grimcë, dhe her’ grimca “e tërë”.
“E penguara”, që do t’u kishte vlejtur njëlloj, si atyre që s’janë më, atyre që janë dhe atyre që do jenë, ka gjithashtu një kuptim dhe vlerë të padyshimtë eternale.
Por, përtej mahnitjes estetike, pabesueshmërisë së inginieringut të hatashëm të thurjes, këmbana gjëmimtare e katedrales madhështore të ismailromanit, kumbon për tjetër gjë.
Shqiptarët e sotëm po pasurohen. Po, por pse s’po ndjehen të lumtur?! Po hanë e po pinë, po vishen e po mbathen, por pse as po ngopen, as etja po u shuhet?! Po janë oratorë, po flasin bukur, me fjalë dhe fraza të zgjedhura, por pse edhe fjalët edhe frazat edhe oratoritë u mbeten pezull në tavan me të vetmit dëgjues muret?! Shkruajnë libra, i promovojnë ato libra nëpër ceremonira me Coca-Cola dhe kikirika, por pse, pse s’i zë njeri me dorë ato kryevepra, dhe autori i zhurmshëm i promovimeve me kikirika, nga zori, ua dhuron miqve ato libra?! Shkollohen nëpër universitete, thonë “jam intelektual”, por pse tyça se tyça, gjydyryma se gjydyryma mbeten, dhe zënë e dridhen kur s’kuptojnë ca gjëra fare të thjeshta, dhe nuk thonë dot as dy fjalë për të shprehur ca gjëra të tjera edhe më të thjeshta?! Bombardohen pa mëshirë ditë e natë me filma nga e kaluara bërë nga plehra regjisorë, bastardë skenaristë, krimba aktorë, por pse për qamet s’po kuptojnë se po mbeten skllevër të propagandës së larvave komuniste?! Mezi presin të votojnë për partinë e zemrës, bëjnë dhe u bëhet propagandë, ndjekin me kujdes të madh numërimin e votave, por pse mbeten të habitur kur rezultati i zgjedhjeve që aq me ankth e patën pritur del gjithmonë i përmbysur? Udhëtojnë afër dhe larg, me makina, tragete, aviona, dhe shpenzojnë shumë për karburant dhe bileta, por a s’më thua, pse s’ndjehen që s’ndjehen të lirë?! Ë, pse ndodhin të gjitha këto?!
Për këto e të tjera mynxyra, përgjigjen dhe përgjigjet i ka të tëra tek “E penguara”.
Këmbana “E penguara”, kambana e madhe mbi kumbanaren e lartë që dëgjohet larg, ku veshët mezi dëgjojnë, sytë mezi shohin, shqisat janë mpirë, gjymtyrët janë ngathtësuar, bie për një kumt të frikshëm.
Ju që pasuroheni por nuk lumturoheni, ju që visheni por mbërdhifni, ju që zhvisheni por djersitni, ju që flisni por s’dëgjoheni, ju që bëni shkolla dhe mbeteni trungje, ju që shkruani libra dhe ngaqë s’ju shiten i dhuroni, ju që shihni filma vrroma dhe s’kuptoni, ju që votoni dhe habiteni nga rezultati, ju që udhëtoni por lirinë dot s’e shtoni, lexojeni “E penguara”. Aty do kuptoni se të gjithë jeni peng i një mëkati tepër të madh që s’shlyhet lehtë; Egërsisë së pashembullt të historisë së afërt kriminale kur shqiptarët persekutuan, internuan, burgosën, përgjakën, vranë njëri - tjetrin. S’ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, i sëmurë apo i shëndetshëm, i shkolluar apo i pa shkolluar. Mjaft të mos jesh analfabet. Se për të tjerat ka menduar autori, domethënë gjeniu.
A është e mundur brenda një libri të vetëm, Ismailromanit, shqiptarët të marrin përgjigjet e pyetjeve, ndriçimin e mistereve, qartësimin e paradokseve ?!
Po !
Sepse ismailromani nuk është libër i çfarëdoshëm. Ismailromani është një kryevepër. Gdhendur në një mënyrë që s’ngjan me asnjë, që s’krahasohet me asgjë. Mjeshtri, përgjigjet e pyetjeve, i ka gjetur përmes një rruge të skëterrshme. Rrugës së dhimbjes nën qiellin e errët të dashurisë së fshehtë të hënës së zbehtë për diellin e zjarrtë. Gjatë kohës kur hëna e trishtë, ngaqë nuk mund t’i afrohej, dashurinë për diellin e zjarrtë, e shprehu duke prekur gjoksin dhe duke puthur buzët e tokës së vakët.

edisonypi@gmail.com - Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi