Cikël poetik nga Fadil Curri
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Fadil Curri
Cikël poetik nga Fadil Curri
Fadil Curri lindi në Dërmjak të Hanit të Elezit (Kosovë) në vitin 1959. Shkollimin fillor, gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë Shqipe e Letërsi i kreu në Shkup. Me dekada punoi në gazetari, pastaj në arsim, ishte edhe drejtor për kulturë, rini e sport në komunën e Kaçanikut në mandatin e parë të pasluftës. Në vitin 1998 iu ndalua të hyjë në Maqedoni dhe sot e kësaj dite i mohohet marrja e shtetësisë së këtushme, të cilën e kishte në rini. Merret me krijimtari letrare, disa krijime edhe iu shpërblyen nëpër konkurset letrare në Kosovë e Maqedoni. Tekstet letrare e gazetare iu përkthyen në disa gjuhë të botës.
Është autor i këtyre librave:
“A(h) fati(h) ynë në peshojë”, me tekste pubiliciste e dokumentare për krimin e brigadave komuniste e çetnike ndaj fshatarëve të pafajshëm të Bllacës së Shkupit, shënime nga Belgjika e Gjermania, shkelja e të drejtave të shqiptarëve në ish - Jugosllavi.
“Kohë qorre - a blnd time”, përmbledhje poezish në shqip e anglisht.
“Kronikë për një dashuri”, roman që shtjellon temë të marrëdhënieve shqiptare-ballkanike nga vëzhgimet e ndërkomëbatrëve, simptomet e paraluftërave në Ballkan.
“Rinjohja pas vdekjes në Kosovë”, vazhdim tematik i romanit të mëparshëm, në të cilin jepet skena nga lufta e Kosovës i një gazetari botëror.
“Muzat e Hanpencit” qasje e panoramë kulturore-letrare të rrethanave në Han të Elezit.
“Tregime për fëmijë”, proza letrare për fëmijë, Kështu mendonte, fliste e shkruante Adem Kastrati, publicistikë (2009) etj.
Fadil Curri jeton në Han të Elezit dhe punon në sferën e arsimit.
GRAMATIKË E PËRDHOSUR
Emrin e kam mbiemër
Yjet e përgjumur nuk po zhvishen nga plafi
Nuk po më miqësojnë me shpirtin e rrudhur
Bukuria e shëmtia martojnë jetën e vdekjen
Zana i uraton në zezonë
Do ta pagëzojë me emrin tim klonin e atënipit
Vaj halli për gjyshin që nuk ka kujt t’ia zë emrin!
Kur të na thonë të këndojmë marshin e Bukurisë së Tanushës
mbi urën e Shenjtë,
shtrenjtë do të këndojmë vajtimin e Rexhës,
sepse kështu korifeu mund të na e kishte mësuar
alfabetin me veriun siberian,
kur përrallës me acar ia kishte shtrembëruar gjuhën
ia kishte ngrirë dhëmbët para nëmosjes.
Kur misteri i vrasësit të kombit do të harrohet,
poetëve që sot i quani marroçë,
do të përpiqeni t‘u ngreni lapidarë,
por nuk do të guxojë kush ta bëjë këtë,
as do të guxojë të vizitojë atë.
Mbiemrin e kam përemër vetor në veten e parë
Unë jam personazh historik me fatin e tri pikave
Vështirë e kam të lakohem
As të zgjedhohem
me shumësin e njëjësuar
Sepse gramatikën ma kanë përdhosur
Natën e martesës në Bujë kur ranë
Me fqinjen lavire
Memece kronike për dashuri.
MOSNI
Ju po më verboni përgjumshëm në mesditën me diell
Po më bëni syhapur si shtërg natën e bekuar për gjumë
Vërtet po kam neveri nga ushqimet që po na i bëni
Nuk di pse po u vie duhmë peshku baltik
Mos po e lagni miellin me ujë të njelmtë Egjeu
Ju e hëngrët poçen me m… të mjaltosur
Të këtillë doni të na qerasni edhe ne
Natën e Madhe të Ripagëzimit me formulë tjetërfare
Besoni, ky bios nuk i shkon për shtati jetës time
A e dini se në Puset e Nikës zotërinjtë përgjigjen para zotërave,
zotërat para Zotit
se kush e vrau Vdekjen gjatë varrimit pa Gjurmë.
Ju njoh që gëzofët ideologjikë i ndërroni edhe verës
E në dimër nuk ngopeni me borën e kuqe
Nuk jam fëmijë të më levërdisni me akullore
Ajo është e kremosur me shurrën e Lenës.
Mosni, ajo i bën intelektualët të bëhen vrastarë,
të vrasin vetëvrasjen e narkotizuar.
PUHIA E VETËLAZDRISË
Nuk po më lë të vdes
Fresku i bukurisë së morgut
Fjalët e pasosura
Që prehen paharrueshëm nga kronikanët
Të gjallë, nuk po më lini
Të gjykoj për ata e ti pyes
Jeni komb ose zomb,
ju të ndjerë
Gati edhe mua më dehu gjumi
Nga puhia e vetëlazdrisë
Ju të rriturit
Me vrazhdësinë miturake
Nuk po më leni të sajoj vargje
Për butësinë e fëmijëve madhorë
Nuk po më lenI
T’ua laj borxhin prindërve
Natën e Shëngjykimit
As t’ua jap huanë bijve
Më thanë se qenkam fjalëkryq
Me identitet të ngatërruar
Fillin nuk po ma gjejnë as mileniumet
Në kornizat e fjalisë së pashkruar
HANI I TË VERBËRVE
Ky vendbanim
Është Han ku hanë të verbërit
Me sy të dashuruar në rrënjë..
Ku pleqtë mëkatet e tyre
I lajnë cull-ak as-pak…
Ku intelektuali i “pavarur” për radion
Shkruan letra anonime për djallin e engjëllosur në faltore
Dhe kush nuk merr guxim të pyesë së paku veten:
Pse vegjëlia nuk guxon ta blejë në treg barin e ofruar
Që do t’ua shëronte sytë nga demofobia…
Ku qeni i Sharrit plak punën e tij e bën
Vetëm natën e madhe me dritë të vogël
Kur yjet pinë ujë te Puset e Nikës
Ndërsa zotërat përkulen para këmbëve ikacakë të zotërinjve
Megjithatë, zotërinjtë e zotërat shkrihen nga Zoti
Han i Elezit,
16.04.2004

Për ZSH: Kalosh Çeliku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi