Hajdin Morina: Përmasat e historisë së Shqipërisë dhe përmasat estetike të një poezie
Faqja 1 e 1

PËRMASAT E HISTORISË SË SHQIPËRISË DHE PËRMASAT ESTETIKE TË NJË POEZIE
(Adem Istrefi, “Net kosovare”, poezi të zgjedhura, botoi”Buzuku”, Prishtinë 2001)
Nga Hajdin Morina
Shkrimtari Adem Istrefi (i lindur më 1942 në fshatin Strellc të Kosovës) ka filluar t’i botonte veprat e veta poetike në fund të viteve ’60, atëherë kur letërsia jonë kishte bërë kthesë të veçantë dhe vendimtare për fatet e saj, sidomos poezia, sepse kishte nisur të çlirohej nga skematizmi i etapës së parë, nga uniformizmi dhe dominimi i idesë së partishmërisë, edhe pse edhe tash faktorët jashtëletrarë i përpunonin metodat e tyre për ta mbajtur nën tutelë artin letrar dhe për të ndikuar ose për ta bërë vetë, jashtë çdo kompetence dhe jashtë çdo profesionalizmi, listën e shkrimtarëve dhe të veprave më të mira.
Interesimet tematike, mjetet e shprehjes, motivi i emocionit, zbërthimi dhe shkallëzimi i tij, mesazhi artistik që dëshiron t’ia japë lexuesit nuk dallojnë shumë nga ato që i hasim në përgjithësi në poezinë e viteve ’60 dhe më vonë, sidomos tek një grup poetësh me poezinë e të cilëve ka më shumë pika takimi lirika e Adem Istrefit (të paktën për nga tematika dhe burimi i frymëzimit), siç janë: Din Mehmeti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Jakup Ceraja, Adem Gajtani etj.
Në vëllimin “Net kosovare” janë përfshirë poezi të zgjedhura nga përmbledhjet poetike “Net kosovare” (1967), “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “ Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie’ (1977), “Pasha këtë dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1988), “Një zog midis meje e diellit”, “Pa therra në fyt” (1955), “Arti i vdekjes bukur”.
Vëllimi hapet me poezinë “Ku janë lirikat e mia?...”, e cila mund të lexohet dhe mund të komentohet si poezi që shpalos programin poetik të autorit. Ka në këtë poezi fjalë kyçe, fjalë-çelës që zbërthejnë përmbajtjen, tematikën dhe idenë e gjithë poezisë së Adem Istrefit, shpalosin interesimet e tij tematike për gjithë dramën dhe tragjedinë e kombit: kapuçi i bardhë, telat me gjemba, zgavrat e çiftelisë, rrugët e vorreve, thinjat e zemrave të nanave, buzët e gjakosuna të fëmijëve. Këto sintagma shënjojnë burimet që motivojnë krijimtarinë e autorit. Andej kanë mbetur lirikat e tij. Poezia e cituar tregon se në artin letrar ndërtohet kodi i veçantë i zbërthimit të përjetimeve, të përvojave jetësore të shkrimtarit, por edhe të ngjarjeve shoqërore, sepse vepra e krijuesit nuk mund t’u shpëtojë ndikimeve biografike, sociale dhe historike. Ajo është dëshmi e tyre.
Ndikimet biografike, sidomos përjetimet dhe malli i fëmijërisë së papërjetuar në Kosovë, transponohen artistikisht qysh në fillimet krijuese të autorit. Figura e Nënës bëhet simbol i lidhshmërisë së përjetshme shpirtërore jo vetëm me Strellcin ku është lindur shkrimtari. Malli për të, dëshira për ta parë të gjallë, dëshira për ta parë varrin e saj në Kosovë, por edhe malli i Nënës për djalin e vet, zjarri i dashurisë që ia flakëron sytë, pyetja që e bënte aq shpesh “A thua...se vjen Ademi?!!!”, ajo pyetje që ka mbrujtur në vetvete pothuajse krejt mallin e legjendave dhe të baladave shqiptare- këto dhe imazhe të tjera poetike që lidhen me figurën e Nënës lexuesit i shërbejnë për të zbërthyer momentet dramatike që zhvillohen në shpirtin e autorit, por këto imazhe arrijnë të krijojnë edhe emocione të veçanta tek lexuesi.
Njëri ndër simbolet e kësaj poezie është simboli i natës, nëpërmjet të cilit shpjegohet në mënyrë artistike, deshifrohet e tërë robëria shekullore e Kosovës: nata nën robërinë turke, nata nën pushtimin fashist, nata nën pushtimin sllavo-komunist. Autori ka përjetuar edhe vetë tmerrin e netëve kosovare. Imazhin e kësaj nate e japin edhe përshkrimet e përjetimeve të tmerrshme të atyre shqiptarëve që kishin kaluar vite të errëta burgu në burgun famëkeq të Goli Otokut, përshkrimet e skenave ku lëvizin makinat vrastare të regjimit pushtues, sidomos detajet artistike që japin atmosferën mbytëse të dimrit të vitit 1956, kohën e aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve ndër shqiptarë, prirë nga Aleksandër Rankoviqi, një figurë e lartë e ish-pushtetit jugosllav, dhe realizuar nga ish-qeveria jugosllave, si pjesë e elaborateve të saj kundër qenies fizike të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta. Atë dimër edhe bora ishte nxirë nga torturat dhe vrasjet që bëri xhelati Rankoviq anekënd Kosovës. Autori për ta përforcuar imazhin, mesazhin dhe nëntekstin, për të mbjellë në shpirtin e njerëzve urrejtjen kundër vrasësve të njerëzve dhe të lirisë nëpërmjet vargut dhe figurës artistike konstaton dhe dëshmon se fryma e rëndë e pushtimit shtrihet në hapësira të gjera të peizazhit, vrasësit vrasin edhe qenie të tjera të gjalla siç janë qentë e fshatit. Këtë pamje e vërejmë në poezinë “Bardhoshi”, ku personazh është qeni Bardhosh, të cilin një natë dimri e vranë milicët serbë. Bardhoshin njerëzit e vet e qanë dhe e varrosën si njeri. Zorrët e tij nëpër borë dukeshin si zinxhirë trishtimi. Bardhoshi nuk e lëshonte ngas goja një kapotë milici. Kjo poezi sikur na përforcon mendimin se autori ka për qëllim të përshkruajë dhe të mos e harrojë asnjë skenë nga drama dhe tragjedia që e përjetuan vëllezërit e tij në Kosovë. Imazhet dhe përjetimet që burojnë nga tekste të tilla na japin të drejtë të konstatojmë se poezia mund të merret si shpjegim i historisë, i fenomeneve sociale dhe psikologjike, sidomos kur është fjala për poezi të tilla që nuk përbirohen unazave dhe labirinteve të censurës dhe autocensurës. Në këtë kontekst poezia bëhet edhe dëshmi e zhvillimeve shoqërore. Shpeshherë asaj i besojnë më shumë sesa shpjegimeve që vijnë nga tekstet historike dhe ato politike.
Tema e Kosovës trajtohet në mënyrë të veçantë jo vetëm në këtë vëllim të zgjedhur poezish të shkrimtarit Adem Istrefi, por pothuajse në tërë krijimtarinë e tij letrare. Dashuria për të dhe për njerëzit e saj, malli larg saj e shtyn poetin të deklarojë figurativisht dhe shpirtërisht para lexuesve se ai dëshiron të identifikohet me Kosovën, dëshiron të jetë pjesë përbërëse e saj, të jetë Kosovë:
“ O vajzë, o motër, o nanë!
Desha...E ç’nuk kam dashtë?!...
Ndër yjet-flakëpashuem në errësirë,
Ndër yjet që netëve për ty vriten.
Desha...due...të jem unë, Kosovë!...”
Përpos me fjalët Kosovë, nanë, Strellc, Fanë, kullë, hiri i kullës, gur, çifteli, bjeshkë, Kroni i Currajve etj., elemente të tjera artistike me të cilat autori e shpreh lidhjen e pashkëputshme me vendlindjen janë edhe emrat e rëndësishëm të figurave tona historike, siç janë: Azem Bejta, Hasan Prishtina, Kamer Loshi, Sali Syla, Idriz Seferi, Smajl Hyseni etj. Secila nga këto fjalë, varësisht nga konteksti dhe nënteksti i poezisë, shpreh nuanca semantike të fëmijërisë, të dashurisë, të dhimbjes dhe të krenarisë. Nga këto fjalë burojnë emocione të një peshe të veçantë, të cilat zbërthejnë dramën psikologjike në shpirtin e poetit, dhe bëhen pjesë e përjetimeve të lexuesve.
Ndikuar nga rrethanat biografike të autorit, nga rrethanat historike të Kosovës dhe të mbarë Kombit, në poezinë e Adem Istrefit, por edhe në prozën e tij, zë vend të veçantë dhimbja dhe kjo dhimbje me përmasat e saj shtrihet në rrafshin individual dhe në atë kombëtar. Vargjet që mbajnë një dhimbje të tillë ndërtohen nëpërmjet një përmbajtjeje të zgjedhur gjuhësore dhe emocionale.
Figura e nënës mbart peshën e dhimbjes personale të autorit, kurse dhimbja e përmasave kombëtare përcaktohet, dëshmohet dhe kalon tek lexuesit kryesisht nëpërmjet krijimit të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Kosovës, Çamërisë, telave me gjemba (aty është mbërthyer një pjesë e lirikës së poetit).
Ndër vjershat për figurën e nënës autori krijon edhe skena dhe detaje që mbartin atmosferën dhe frymën e rëndë të pushtimit ose përkushtimin e madh të poetit ndaj çështjeve të mëdha dhe procesit të krijimit:
“E dij sa t’ka marrë malli.
E dij si e pret letrën time
Edij që letrat e mia i grisin.
I djegin letrat e mia.”
(Poezia “Letër nanës”).
Jeta dramatike e shkrimtarit Adem Istrefi, qëndrimi shumë kohë larg Kosovës, larg nënës dhe larg Strellcit bënë që në disa vargje për nënën të skalitë skena tejet dramatike, të krijojë idenë, sipas së cilës është shumë vështirë të jetohet pa nënë. Ndër këto vargje është lartësuar figura e nënës si amë dhe kryefjalë e jetës:
“Më eja në ëndërr, nënë, edhe një herë
Në daç si nuse në kalë të bardhë
Veç mos fol, mos fol, mos fol,
Më prej ëndrrës s’dua të dal...”
(Poezia “Mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës”
Në poezinë “Elegji arbnore” autori ka krijuar figurën e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe kjo figurë është krijuar pa u përmendur fare në vargje emri i kryetrimit. Nëpërmjet përshkrimit artistik të dhimbjes që ka mbuluar Arbërinë, nëpërmjet përshkrimit të elementeve që kanë qenë të lidhura me jetën dhe me veprën e kryetrimit autori në vargjet e para krijon figurën e Gjergj Kastriotit dhe imazhin e tij për lexuesin. Për ta mbushur ne emocionin e duhur vargun, autori bën përshkrimin e dukurive natyrore dhe të sendeve të saj në shërbim të krijimit të atmosferës së dhimbjes. Kjo poezi është ndër poezitë më të bukura që janë shkruar në poezinë shqipe për kryeheroin tonë kombëtar. Dhimbja për vdekjen e tij në vargjet e kësaj poezie shkallëzohet dhe bëhet zi kombëtare, por shpresa e autorit nuk bie poshtë, as krenaria kombëtare, sepse marrin jetë nga vepra luftarake e kryetrimit dhe nga vitaliteti i popullit tonë që në ballë me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun bëri punë e luftë në shërbim të vlerave të qytetërimit evropian:
“Vashat e Arbnit me të zeza janë veshë.
Arbnia pa valle e në heshtje asht tretë
Kali trokon, kali hingëllin
E Dukagjini shkul thinjat, Dukagjini ulurin.
Por shqipja arbnore s’asht rrëzue në fluturim.”
(Poezia “Elegji arbnore” .
Në poezinë e Adem Istrefit, ashtu si në një pjesë të mirë të poezisë dhe të letërsisë sonë, ka shenja që rrëfejnë për ndikimin dhe frymëzimin e saj nga letërsia jonë popullore, nga e cila në disa raste merr jo vetëm objektin e këngëtimit, por edhe format e vargut, ritmin, rimën, muzikalitetin. Për lidhjen, frymëzimin dhe asimilimin e elementeve të vargut popullor në këtë poezi dëshmon përdorimi i shenjave gjuhësore dhe etnokulturore, siç janë: kapuçi i bardhë, djepi, çiftelia, tupanat, shalli, kulla, bjeshka, kroi, vallja, shpata, vallja e shpatave, Gjergj Elez Alia, Kamer Loshi, Sali Syla etj.
Tema e Kosovës përbën një pjesë të rëndësishme në krijimtarinë e Adem Istrefit, jo vetëm në poezi. Kosova trajtohet si objekt i veçantë frymëzimi dhe këngëtimi. Historia dhe tragjedia e saj shpalosen brenda njësive poetike me përmasat reale dhe në tekstet e tilla poetike mbruhet një emocion i veçantë. Brenda kësaj teme ndërtohen motive të ndryshme, siç janë: motivi i fëmijërisë, motivi i nënës, motivi i vendlindjes, motivi i luftës, motivi i lirisë, motivi i vdekjes, motivi i jetës. Në poezitë me motive nga Kosova gërshetohen elementet biografike me elementet historike, prandaj krijimet e kësaj natyre dallohen për ndërtimin e figurës, për dendësinë e mendimit, të përsiatjes poetike dhe të emocionit. Në disa poezi me motive nga Kosova janë dhënë disa përshkrime të thella artistike, nëpërmjet të të cilave lexuesi mund të shpalosë shumë skena të tragjedisë jetësore të Kosovës në periudha të ndryshme të pushtimit të saj. Nëpërmjet këtyre vargjeve lexuesi njoftohet pothuajse me të gjitha format e krimit e të ndëshkimit, me të gjitha elaboratet e pushtuesve, sidomos me projektet dhe elaboratet serbe që bëheshin me qëllim të vrasjes, të shpërnguljes me dhunë dhe të asimilimit të shqiptarëve që jetonin në trojet mijëvjeçare të të parëve të tyre. Në vargjet e kësaj natyre uni i poetit është krejt tjetër nga ai në poezitë e tjera. Këtu flet ndërdija e poetit, vetë shpirti i tij që i ka përjetuar skenat e tragjedisë shqiptare dhe rrëfimet e më të vjetërve për kohën e shkuar. Ndërdija e poetit klith, është shndërruar në arenë zërash që dëshmojnë tragjedinë, që vërtetojnë atë më mirë se provat e çdo gjykate shtetërore. Dhe këta zëra që flasin në shpirtin e poetit, transmetojnë tek lexuesi rrëfime të një tmerri të paimagjinueshëm, por që ka ndodhur ndër shqiptarë. Përzier me tmerrin jeton dhe shpresa, kalitet besimi se një ditë nga rrënjët e gjakut tonë ka për të mbirë liria. Ngjarjet që përshkruhen në krijime të tilla kanë një peshë të veçantë dhe përjetohen në mënyrë të veçantë. Leximi i poezisë ndryshon nga leximi i historisë, sepse dallon edhe mënyra e shkrimit të tyre:
“Një krajl hynte, biro/tjetri dilte/njëri më i keq/tjetri më i zi/Paj veç Savë Bataren kur e kujtoj/e shoh vetveten të ngrënë për së gjalli/e fëmijët e ngulur mbi bajonetë/e nënat e tyre me gjinj prerë/e burrat e lidhur për pushkatim ( Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”, fq.64)
E tërë Kosova përjetonte zezonën:
“Se me klithma zgjoheshin mëngjeset
Se me klithma vinin mbrëmjet
Vinin prej detit e ullinjve të Tivarit
Vinin prej Drinit e prej Ibrit
Nga Bistricat e Ereniku
Dhe nga bora e Drenicës e ngrirë me gjak
E nguleshin në zemrat e nënave
E nguleshin në zemrat e fëmijëve” (Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”, fq.65).
E filluar në vitet ’60 të shekullit të kaluar, poezia e shkrimtarit Adem Istrefi nga vëllimi në vëllim ka sjellë prurje të reja dhe origjinale në letërsinë tonë, duke krijuar një individualitet të veçantë. Kjo poezi me tematikën e saj, me Poezia “Ç’zëra që thërritkan në veten time”nivelin e realizimit estetik, me figuracionin, me dendësinë e mendimit, me ndërtimin e figurës dhe të emocionit ka treguar se i qëndron kohës dhe shijes artistike të lexuesit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefqet Dibrani:PËRMASAT UNIVERSALE DHE SHKËLQIMI ARTISTIK I NJË POEZIE
» Hajdin Morina: Fillim i një poezie për Adem Jasharin
» Shefqet Dibrani: Përmasat e poezisë artistike
» Cikël poetik nga Hajdin Morina

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi