Ministri i Shëndetësisë: Kujdes, jemi në prag epidemie!
Faqja 1 e 1

Numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 144. Ndryshimi i temperaturave ka sjellë një tjetër formë të gripit të derrit
Marsel LELA
TIRANË – Listës së të prekurve nga gripi i derrit në vendin tonë i janë shtruar brenda një kohe të shkurtër edhe 23 raste të tjera. Kjo shpërndarje e virusit që duket se nuk ka ndërmend të ndalet, përbën problemin kryesor jo vetëm të sistemit shëndetësor në Shqipëri, por në të gjithë botën.
Dita e djeshme numëroi 144 raste të infektuar me A/H1N1, prej të cilëve pjesa më e madhe kanë qenë nga Tirana. Frika nga gripi i derrave bëhet më e madhe, duke parë ndryshimin e simptomave që po pëson ky virus. Edhe pse të prekurit kanë pasur shenja të lehta dhe mesatare të virusit, ky i fundit ka dhënë shenjat e para me një të vdekur në Kosovë dhe një në gjendje të rëndë në Shqipëri. Nga ana tjetër, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaroi dje, se Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit të derrave, ndërkohë numri zyrtar i të prekurve ka arritur në 144 persona.
Vasili deklaroi se vendi është në fillimin e një epidemie, por u shpreh se nuk ka vend për panik. “Fillimi i ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave ka filluar edhe me një situatë të re epidemisë së gripit në Shqipëri. Dhe krahas rasteve të shtuara të përditshme të virusit gripal A/H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, sigurisht janë shfaqur dhe raste të gripit stinor shumë i ashpër këtë vit. Jemi në prag të një epidemie, pasi rastet janë shtuar edhe për shkak të temperaturave”, u shpreh ministri i Shëndetësisë. Ky i fundit ka kërkuar nga pacientët që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me mjekët, në mënyrë që të evitojnë rrezikun dhe të mbajnë situatën nën kontroll. Gjithashtu, ministri Vasili u kërkoi institucioneve shëndetësore të jenë në një shkallë të lartë gatishmërie. Duke folur për mbrojtjen nga virusi vdekjeprurës, ministri i Shëndetësisë këshilloi vaksinimin me vaksinën normale, pasi sipas tij, kështu krijohet një barrierë ndaj gripit të derrit.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu numrin me rastet e prekura deri tani me gripin e rrezikshëm. Mësohet se nga analizat në laboratorët në Tiranë, 144 mostra të po kaq pacientëve kanë rezultuar me A/H1N1. Vihet re se numri më i madh i rasteve është i përqendruar në Tiranë, kryeqytetin e vendit. Ndërkohë, priten përgjigjet edhe për 21 mostra të tjera. Ndër të prekurit është dhe një fëmijë 9-vjeçar nga Gjirokastra, që po kurohet në spitalin e vendlindjes. Për sa i përket situatës në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, nga analizat që kryhen në këtë laborator, çdo ditë po raportohen raste të reja të gripit të derrave, kjo edhe për shkak të shpejtësisë së informacionit, falë laboratorit të ri të virologjisë. Specialistët bëjnë të ditur se brenda 24 orësh në këtë laborator ekzaminohen mbi 20 kampione, të cilët merren nga spitalet kryesore të vendit, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore. Autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata tashmë është nën kontroll dhe përgjigjet e analizave jepen në një kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që vendi aktualisht është përfshirë në fazën e pandemisë.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se shumica e rasteve të prekura nga virusi A/H1N1 janë të lehta dhe pa komplikacione serioze, ndërsa pacientët janë kryesisht të moshave të reja.
Mbrojtja ndaj virusit
Vaksina “Tamiflu|, e vetmja “armë” kundër pandemisë së gripit të derrit
TIRANË – E vetmja “armë” që kanë spitalet dhe poliklinikat shqiptare për t’i bërë ballë përhapjes së rrufeshme të gripit të derrave është vaksina “Tamiflu”. Furnizimi i të gjitha poliklinikat e mëdha me medikamentin “Tamiflu”, ka nisur disa ditë më parë. Sipas drejtorit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, vaksinimi është një nga format për të përballuar sa më mirë situatën. Duke iu referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të personave që po preken nga gripi i zakonshëm, por edhe nga virusi A/H1N1. Sipas drejtorit të përgjithshëm, Pëllumb Pipero, në bazë të gjendjes klinike që paraqet pacienti, mjekët do të vendosin për trajtimin me medikamentin “Tamiflu”, edhe pa e pritur përgjigjen e analizave. Marrja e kësaj mase bëhet për shkak se “Tamiflu” është një medikament që vepron për te dy viruset që aktualisht po qarkullojnë në vend. Gripi sezonal ka pllakosur frikshëm në vend, duke shkaktuar deri tani me mijëra raste të prekura. Sipas specialistëve infeksionistë, numri më i madh i rasteve të infeksioneve respiratore vërehet te moshat e vogla. Mjekët bëjnë të ditur se, krahasuar me një vit më parë, është vënë re një numër më i lartë i infeksioneve respiratore. Dy javë më parë janë regjistruar 11 mijë persona të prekur nga gripi i stinës, por sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, këtë javë ka një rritje të ndjeshme të numrit të personave të prekur nga infeksionet respiratore.
Për sa i përket gripit të derrave, ky virus ka filluar të përhapet tashmë edhe te fëmijët. Gjatë ditëve të fundit është konstatuar qarkullimi i virusit A/H1N1 në disa shkolla të Tiranës dhe Matit, por forma e gripit të derrit deri tani ka qenë e lehtë dhe mesatare. Deri tani janë identifikuar nga specialistët 144 persona të prekur nga ky virus, por mijëra të tjerë janë prekur nga gripi stinor.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë vaksinimin e popullsisë me vaksinën kundër gripit, si dhe ruajtjen e lartë të higjienës në vende ku ka grumbullime. Institucionet që duhet të tregojnë kujdes të veçantë në ruajtjen e higjienës janë çerdhet, kopshtet dhe institucionet publike e private
Korrieri

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi