Dibran Demaku: Si e njoha Rifat Kukajn?
Faqja 1 e 1
Dibran Demaku: Si e njoha Rifat Kukajn?
SI E NJOHA RIFAT KUKAJN?
Nga Dibran Demaku
Në vitin e largët 1968,si nxënës i klasës së pestë të shkollës fillore,më ra në dorë romani për fëmijë“Bardhi e Mirushja“ nga Rifat Kukaj.Se ku e kishte gjetur dhe e kishte blerë vëllai im i madh-Muharremi.Vëllai im duke ditur se isha një lexues i pasionuar,përveq romanit që ceka më lartë më kishte blerë edhe romanin tjetër për fëmijë të botuar po atë vit“Sarajet e bardha“ nga Vehbi Kikaj.Dhe kështu unë autori i këtij shkrimi,në ato ditë të nxehta të pushimeve verore i lexova që të dy këto romane.Romani „Bardhi e Mirushja“ si dhe romani „Sarajet e bardha“ më kishin pëlqyer shumë dhe i kisha lexuar e rilexuar në ato dite të nxehta vere…
Diku nga fundi i vitit 1968,vëllai im i madh kishte filluar të punonte si biletashitës në stacionin e trenit të fshatit Baicë(tash Rezistencë) të komunës së Gllogovcit(tash Drenasit).Në vitin në vijim,pra në vitin 1969,meqë vëllai im ishte i zënë edhe me punë të tjera,unë e zëvendëoja shumë herë dhe bëja punën e biletashitësit në stacionin e lartëpërmendur.Ishte diku nga mesi i majti të vitit 1969,pra një ditë maji kur unë po bëja punën e biletashitësit.Nga shumë udhëtarë që udhëtonin me tren në drejtime të ndryshme(atëherë gati që të gjithë udhëtonin me tren sepse nuk kishte rrugë automobilistike),më bëri përshtypje njëri nga ta që ishte disi i veçantë.Ai ishte i veshur disi më mirë se të tjerët dhe në kokë bartte një republikë.Kur u paraqit në sportel,me një mirësjellje dhe me një gjuhë të pastër shqiptare,që dallonte nga të tjerët,e kërkoi një biletë treni për në Fushë-Kosovë.Të them të drejtën gjuha e tij më habiti,sepse atëherë toponimin Fushë –Kosovë që të gjithë udhëtarët tjerë e quanin Kosovo-Polje!(ashtu siç ishte e shkruar edhe në listën e çmimores).Për një çast sikur humba nga habia dhe sikur nuk po dija se si të bëja!Ai e vërejti turbullimin tim dhe ma ktheu:Vogëlush,mbase ti nuk e di se cili stacion hekurudhor e mbanë emrin Fushë-Kosovë!Por,për këtë nuk ke faj ti!Dikush tjetër është fajtor për këtë! Dhe me dashurinë dhe mirësinë e një prindi më sqaroi se cili stacion hekurudhor( që në çmimore ai stacion emërtohej me një emër sllav) kishte një emër të bukur në gjuhën shqipe.Dhe jo vetëm kaq.Meqë në atë ditë treni vonohej në arritje,më tregoi edhe për stacionet tjera se si quheshin në gjuhën shqipe.Dhe krejt në fund më tha se do të ishte mirë që të gjitha këto emërtime t`i nxirrja në çmimoren e biletave,sepse të gjithë udhëtarët që udhëtonin nga ky stacion,(shumica absolute e tyre) flisnin shqip dhe gjuha e tyre ishte gjuha shqiptare.Dhe pas premtimit se do ta kryeja atë porosi në fytyrën e tij e vërejta një gëzim të papërshkruar.Pastaj treni arriti në stacion dhe mori që të gjithë udhëtarët dhe vazhdoi rrugën në drejtimin e caktuar.
Por, ndodhë nganjëherë që ne nuk i përmbushim premtimet tona.Dhe atë për arsye më të paarsyeshme!
Nuk kishin kaluar shumë ditë,nga dita e premtimit tim,kur njeriu i mirë dhe i dashur( e që ishte kush tjetër pos Rifat Kukaj) u paraqit në sportel.Kur e pashë fytyrën e tij të qeshur dhe të dashur si të prindit,m`u kujtua premtimi i parealizuar.Dhe domosdo që u skuqa në fytyrë.Ai kur e pa fytyrën time të skuqur si prej fajtori ma ktheu:-Nuk ka gjë! Nganjëherë njeriu i shkretë harron për premtimin e dhënë!Dhe kjo nuk është më e keqja!Më e keqja është kur premtimi i dhënë i kujtohet,por sërish nuk e realizohet.!Mendoj se ti nuk do ta përsëritësh një gabim të tillë!Dhe pasi mori biletën me trenin që arriti në atë moment udhëtoi në drejtimin e vetë.
Edhe pasi iku treni dhe me vete mori të gjithë udhëtarët,fytyra ime qëndronte ende e skuqur.E ndjeja fajin dhe nga faji më skuqeshin edhe veshët.Dhe vendosa që në atë moment ta largoja fletën e çmimores që më parë ishte e shkruar në gjuhën sllave(sepse më parë në atë stacion kishin punuar serbët)dhe e shkrova një çmimore tjetër në gjuhën shqipe.Të gjitha stacionet hekurudhore i shkrova në gjuhën shqipe,ashtu siç mç kishte porositur njeriu i mirë,Rifat Kukaj.Pasi shkrova të gjithë emrat e stacioneve në gjuhën shqipe,çmimoren e vendosa aty ku më parë ishte një çmimore tjetër e shkruar në gjuhë të huaj.
Nuk kaluan shumë ditë dhe njeriu i mirë,Rifat Kukaj,erdhi sërish tek sporteli për të blerë biletën e trenit.Dhe para se të paguante paratë që duheshin për atë biletë,shikimin e drejtoi nga vendi ku ndodhej çmimorja e biletave.Kur e vërejti se tashmë çmimorja ishte e shkruar e tëra në gjuhën shqipe dhe ashtu siç kishte sugjeruar ai,në fytyrë i vërehej një qeshje dhe një gëzim i madh.M´u bë se bashkë me fytyrën i qeshte edhe zemra.Aq i gëzuar dukej!Dhe ashtu i gëzuar pa thënë asnjë fjalë iku në drejtimin e caktuar…
Dhe ikën vitet.Unë tashmë nuk isha fëmijë.Isha student i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare,kur në Kryeqytet,në Prishtinë,një ditë fare rastësisht e takova Rifat Kukajn.Ishte me dy-tre miq të vetë,për të cilët siç mësova më vonë edhe ata ishin shkrimtarë.Të them të drejtën ky takim kështu i papritur më zuri në befasi,dhe mendova që të kaloj pranë tyre duke u bërë se nuk e njihja asnjërin prej tyre,pa i përshëndetur.Por u mashtrova keq.
Njeriu i mirë,Rifat Kukaj,më kishte parë që larg dhe më kishte njohur dhe që nga larg më thirri në emër.Të them të drejtën edhe tash kur kanë kaluar kaq vite më kujtohet ai moment.Thirrja e Rifatit më erdhi aq e bafasishme sa mua m´u duk se po më lëshonin këmbët.Në atë moment e ndjeva gabimin tim dhe fillova të skuqem i tëri,në fytyrë,në veshë e deri në qafë.Por ,Rifati duke vërejtiur befasinë time bëri një hap nga të tjerët dhe më thirri sërish në emër.Më zuri nga krahu dhe duke ju drejtuar miqëve të tij,tha:-Ky është(dhe përmendi emrin tim)nga një fshat fqi me timin.Ka zbritur në kryeqytet që të studiojë.Edhe të tjerët u përshëndetën me mua duke më shtrënguar dorën.Pastaj duke më uruar që në studime të korrja sukses ,më lanë të lirë.Ndërkaq Rifati duke më treguar adresën ku punonte,më ftoi që ta vizitoja.
Dhe vizitat e mija tek puna e tij u bënë të shpeshta.Dhe nga çdo vizitë që bëja tek Rifat Kukaj,pasi ndaheshim unë e ndjeja se në biseda me të unë mësoja shumë.Kur një ditë i tregova se kisha filluar të bëja ndonjë varg vjershe,apo tregimi,ai u gëzua shumë dhe duke më dhënë shumë këshilla më nxiti që të vazhdoja krijimtarinë…
Nga sugjerimet dhe ndihmat e Rifat Kukajt,unë vazhdova që me krijimtari të merrem më seriozisht.Edhe sot më kujtohet kur me frikën e krijuesit të ri u paraqita para Rifat Kukajt me librin tim të parë me poezi.Ai i gëzuar tej mase duke më uruar m`u drejtua:-Mirëseerdhe në botën e krijimtarisë!
Pas këtij momenti unë filloova që Rifat Kukajn ta vizitoj edhe më shpesh.Kur në kryeqytet apo në ndonjë qytat a fashat të Kosovës mbahej ndonjë orë letrare,aty ku ndodhej Rifati,isha edhe unë.Ai nuk harronte asnjëherë që të më tregonte për orët e ndryshme letrare ku duhej të mirrja pjesë edhe unë.
Pas përfundimit të stuidimeve(autori i këtyre rreshtave filloi të punonte në Televizionin e atëhershëm të Prishtinës dhe atë në Programin për femijë).Puna në këtë program më lidhte edhe më shumë me Rifat Kukajn.Si bashkëpunëtor i Programit për fëmijë të televizionit në fjalë,pastaj duke përcjellur manifestimet e ndryshme kulturore për fëmijë më ka rënë shpesh që të ndodhem aty ku ishte gjithëherë Rifat Kukaj.
Pastaj erdhen ato vitet e rënda kur pushteti i Serbisë filloi të kontrollonte gjithçka e në këtë mes edhe takimet kulturore e deri tek orët letrare.Me ndihmën e lakejve të ndryshëm shqiptarë ai sistem deshte që të kontrollonte gjithçka.Autorit të këtij shkrimi edhe tash pas kaq vitesh i kujtohet kur në një shkollë fillore në një fshat të Prishtinës sa nuk ndodshi një incident që për atë kohë do të kishte pasoja të rënda për atë shkollë në veçanti e për tërë fshatin në përgjithësi.Ai incident kaloi pa pasoja dhe atë në saje të Rifat Kukajt.Shkolla në fjalë festonte ditën e vetë dhe në festë kishte ftuar edhe shumë mysafirë.Në mesin e mysafirëve kishte edhe punëtorë shoqëroro politik-siç quheshin atëherë udhëheqësit e ndryshëm politik.Ishin ftuar edhe shumë shkrimtarë e poet si dhe ndonjë këngëtar.Autori i këtij shkrimi në atë manifestim mirrte pjesë si i ftuar për xhirimin e atij programi për televizion.Programi i shfaqur në atë manifestim kishte diçka nga kombëtarja shqiptare që njërin nga të pranishmit e që ishte një udhëheqes i lartë i Kosovës të reagonte.Pas reagimit të tij gjithçka mori konotacion tjetër.Mësuesëve dhe drejtorit të asaj shkolle u humbi gjaku në fytyrë.Pas kritikës së Udhëheqësit të lartë asnjëri nuk fliste.Në atë gjendje të nderë që mbretëronte u dëgjua një zë.Ishte ky zëri i Rifat Kukajt i cili pa marrë leje nga askush ju drejtua Udhëheqësit të lartë:-Ti je udhëheqës i lartë dhe përgjigjesh për punën tënde!Unë jam ai që merren me kulturë dhe të bëj thirrje që mos të përzihesh aty ku nuk të takon!Programi i shkollës ishte i përgatitur për lakmi dhe unë për këtë i përgëzoj nxënësit,mësuesit dhe drejtorin! Dhe u ul ashtu krenar dhe i papërkulshëm.Pas fjalës së tij Udhëheqësi i lartë nuk nxori asnjë zë dhe nga salla u largua ngërqi që kishte dominuar për disa minuta…
Ky ishte pra,Rifat Kukaj,njeri i mirë,krijues i shkëlqyeshëm dhe kombëtar shembullor.Le të jetë ky një shkrim modest në këtë përvjetor të katërt të vdekjes së tij.Apo të largimit të tij,sepse për njerëzit e mëdhenj siç ishte Rifat Kukaj,nuk ka vdekje.Rifati me vepren e tij do të jetojë deri në pafundësi…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi