Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Heqje e imunitetit Parlamentar !

Shko poshtë

Naile Zhupani: Heqje e imunitetit Parlamentar ! Empty Naile Zhupani: Heqje e imunitetit Parlamentar !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 4:17 pm

Naile Zhupani: Heqje e imunitetit Parlamentar ! N1161530640_1585

Naile Zhupani: Heqje e imunitetit Parlamentar !

Kërkesa për shfuqizim të ligjit që u garanton imunitetin deputetëve në parlamentin e Republikës se Kosovës, kohët e fundit e rimarrë deri edhe nga ambasadori i SHBA në Shqipëri, prek një nerv të zbulue. Papritur, duket sikur një shumicë e paanshme njerëzish të ndershëm kanë zbulue se asht pikërisht imuniteti që po i ruan pushtetarët tanë nga përndjekja penale për krimet e tyne të shumta, veçanërisht korrupsionin gjithëpërfshirës.

Argumentet juridike pro dhe kundra heqjes së imunitetit nuk mungojnë.

Asht thanë dhe shpjegue mirë e prej kohësh se, në Kosovë, imuniteti i mbron deputetët, nga përndjekja penale prej atyne që kanë në duar shumicën parlamentare, qeverinë dhe pushtetin politik; ose edhe ma shumë ende, nga shantazhi që mund t’u bëhet, përkundrejt kërcënimit me përndjekje. Paradoksalisht, shumë politikanë të sotëm në Kosovë janë aq të ngatërrue në pisllëqe, sa shantazhi me siguri funksionon mirë si e vetmja mënyrë për t’i vënë gjanat në lëvizje; por heqja e imunitetit, në qoftë se ndodh, me siguri që do ta sanksionojë përfundimisht statusin e republikës se kosovës si një shtet të bazue fund e krye në shantazhin.

Natyrisht, shantazhi asht reciprok, dhe shantazhet e përkundërta priren të anulohen ndërsjelltazi; edhe pse në anulim e sipër, ndihmojnë për të përftue atë klimë të neveritshme bashkëfajësie që e sheh sot të sundojë sallonet e politikës në Kosovë. Heqja e imunitetit, në këtë rast, vetëm sa do të garantojë një rishpërndarje të pushteteve në mënyrë të tillë, që të fuqizojë partitokracinë në kurriz të parlamentarizmit. Për të gjithë ata vëzhgues të jetës politike Kosovare, që e kanë vënë re se parlamentarët Kosovare nuk janë në gjendje ta kryejnë detyrën e tyre si ligjvënës, e as i kanë kapacitetet mendore dhe morale për ta kryer këtë detyrë, perspektiva e një ripërmasimi të rolit të parlamentit në jetën e vendit nuk mund veçse të mirëpritet.

Vështirë të thuash nëse parlamenti që ka Kosova sot u përgjigjet niveleve intelektuale dhe etike të zgjedhësve dhe sidomos të elitave të shoqënisë civile atje. Historikisht parlamentet shqiptare kanë qenë vetrina të provincializmit, bile edhe kur nuk kanë qenë enë fermentimi të korrupsionit, nepotizmit, tribalizmit dhe klientelizmit, çka shpjegohet me mungesën e një tradite të parlamentarizmit në Kosovë, e cila mungesë shprehet edhe në faktin që publiku nuk po shpreh shumë interes, as shqetësim, për dinjitetin dhe shkëlqimin e atij institucioni ose të pushtetit ligjvënës në përgjithësi. Shqiptari, tradicionalisht, e ka ngatërrue shtetin me pushtetin, dhe pushtetin me pushtetin ekzekutiv. Mrena këtij folklori politik, deputetët janë vetë të pazotët për ta interpretue drejt misionin e tyne, edhe pse zotësitë nuk u kanë mungue kurrë për t’i interpretue me virtuozitet të madh privilegjet që u vijnë nga ai mision.

Prandaj ndoshta nuk gaboj po të tham se jo vetëm publiku, por edhe deputetët vetë, e përfytyrojnë imunitetin parlamentar jo si konvencion që ua lejon deputetëve të mbajnë qëndrime të pavarura, pa rrezikue të përndiqen për arsye politike, por si licensë që u blatohet për t’u përfshirë në veprimtari kriminale, ose si Karta bianca për të ba të gjitha prapësitë e mundshme. Pjesërisht për shkak të mediokritetit të tyne intelektual, por edhe për faj të partitokracisë dhe të paragjykimeve politike që kushtëzojnë mekanizmat e pushtetit qendror në Kosovë, deputetët e parlamentit shqiptar në përgjithësi nuk e kanë përligjur hiq statusin e tyne të privilegjiue, përballë zgjedhësve të tyne, publikut në përgjithësi, dhe pushteteve të tjera – ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Pavarësisht se si mund të shtrohet në praktikë, çështja e heqjes së imunitetit parlamentar tregon se vetë parlamentarizmi Kosovar asht në krizë, dhe se shoqënia shqiptare nuk ka qenë në gjendje të përftojë dhe të konsolidojë parlamentin e vet, si institucion me randësi kritike për republikën. Publiku tanimë i percepton deputetët si një masë parazitësh që përfitojnë nga privilegjet e tyne të garantuara me ligj, për t’u pasurue ata vetë dhe klientët e tyne, në një kohë që roli i tyne në parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha që kalon Kosova asht minimal, sidomos në krahasim me peshën mbytëse të dy partive të mëdha në jetën e vendit. Edhe pse nuk kam as më të voglin dyshim që një pjesë e deputetëve përpiqen përnjimend ta kryejnë në mënyrë dinjitoze dhe etike detyrën e tyne si përfaqësues të popullit, nuk kam dyshim as edhe që partitë gjithnjë mbeten të interesuara të sjellin në parlament figura sekondare, mediokre dhe mundësisht të shantazhueshme ose së paku të korruptueshme, për t’i manipulue gjithnjë me lehtësi dhe pa humbur kohë.

Prandaj edhe, kur sëmuret parlamenti, rreziku i kanoset parlamentarizmit.

Që kërkesa për heqjen e imunitetit po vjen nga kaq shumë instanca, kjo tregon se publiku tanimë asht i bindun se një pjesë e mirë e deputetëve janë të komprometue dhe nuk i meritojnë privilegjet që u janë njohur me ligj. Kjo bindje, edhe në qoftë e gabue, gjithsesi dëshmon se institucioni i parlamentit nuk e gëzon më respektin e publikut dhe konsiderohet si i dorës së dytë; për çka nuk mund të bësh aq me faj publikun, sesa (1) mungesën e traditës parlamentare në Kosovë, (2) partitokracinë dhe (3) mediokritetin dhe sjelljen groteske ose parazitare të deputetëve ekzistues. Diskreditimi i parlamentarizmit imponohet kështu si krizë politike me përmasa dhe implikime shumë më të randa sikur e para disa ditëve për të shuntuar influencën e manipulimin e zgjedhjeve në Gjakovë !!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi