Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: TË BËHET PAVARËSIA

Shko poshtë

Gjakush Tana: TË BËHET PAVARËSIA Empty Gjakush Tana: TË BËHET PAVARËSIA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 21, 2009 6:18 pm

Gjakush Tana: TË BËHET PAVARËSIA N1289294870_7676

Gjakush Tana: TË BËHET PAVARËSIA


101 vjet jetë Kongresi,
u hapën brazdat e ugarit
u mbollën me shkronja -
ne të shkruajmë lirikat ,
kush e dinte se passhpine
do t'na rrënojnë thikat!

Vula e vendimit nisi në konakun -
që i than Kongres
vazhdoj nëpër mot , stinë , ditë e net
një shekull e një vit
të rrezatojë qenësinë e coptuar-
që në shpirt u ngrit !

Sa herë i ranë vetëtimat,
ia dogjën damarët
aq herë ngritën dolli , qeshën - ustallarët
dhe ndanë dhurata për krim të ri ,
i mprehën hanxharët - për zi!

Ra Shën Naumi i Sari Sëlltëkut ,
u dha dhuratë për krim !
Në Shpellë të Dragobisë Baba Bajrami
u mbulua me shkronjat e zisë .
Syrgjyngjallin Gurakuqi - në Bari !
- e vrau dor' e tradhëtisë !

Ranë copa të ngrira dielli
ishin bijtë e shqipes,
që u ngrinin damarët ,
- nga vrasjet tinzare , i mbylli tirania !
por, nuk heshti vargu :
- Të bëhet Pavarësia!

Ishin shkronjat e Kongresit -
që lindën në Manastirë
u bënë uratë për rritën,
dhe qëndresë kushtrimi
tiranët të mposhten ,
shkrim shqipja - unjësim agimi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi