Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI

Shko poshtë

Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI Empty Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 22, 2009 2:58 am


Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI





Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI Thumbnail.php?file=namik_selmani_209212737
Selmani, Namik, Ibrahim

Datëlindja 18.11.1950

Vendlindja Ninat (Sarandë)

Gjendja civile – I martuar me dy fëmijë




Arsimimi

* Ka nisur mësimet në fshatin Ninat (vendlindja e Hasan Tahsinit dhe e shkrimtarit disident Bilal Xhaferri)

*Ka mbaruar shkollën 7-vjeçare në shkollën “Zihni Magani “ Peqin

* Ka mbaruar më 1968 shkollën e mesme pedaggjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan

* Ka mbaruar Fakultetin Histori-Filologji pranë Universitetit të Tiranës, në degën gjuhë letërsi shqipe

* Ka bërë disa kurse specializimi për kritikë letrare

* Që nga viti 1974 ka kryer detyren e mësuesit të letërsisë në disa shkolla të vendit





Titujt e nderit dhe vlerësime të tjera:


  • Më 1979 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor merr Medaljen “ Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore “
  • Më 1986 nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës merr dekoratën e lartë “Mësues i dalluar“ me këtë motivacion “Për kontributin e veçantë pedagogjik” me rastin e 25-vjetorit të gazetës “Mësuesi”
  • 2003 shpallet nga Juria pranë Bashkisë së Beratit dhe Bibliotekës “Vexhi Buharaja” “Poeti më i mirë i Beratit për vitin 2003”
  • 2003-Shpallet fituesi i Konkursit letrar organizuar nga Minstria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Drejtoria e Kolegjeëve turke me rastin e 10-vjetorit të hapjes së kolegjeve turke në Shqipëri
  • 2003 Shpallet “Anëtar Nderi i Shoqatës “CIS Mirë se vini –Benvenuti” me qëndër në Ankona të Italisë
  • 2004 Bashkia e Beratit organizon një veprimtari nderi “Me katër veprat e botuara nga autori Namik Selmani për vitin 2004
  • 2007, 2008, 2008 merr pjesë si përfaqësues nderi në veprimtarinë ndërkombëtare letrare “POETEKA” që organizohet në qytetin e Beratit.
  • 2007 - Merr Çmimin letrar “Libri më i mirë i vitit” për librin me poezi “ Dritaret e Besimit “ nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam” në Tiranë.
  • 2008- Bëhet një program 40-minutësh me krijimtarinë poetike të tij në televizionin e Beratit
  • 2008 Bëhet një intervistë e zgjeruar në Radio Ulqini e shoqëruar edhe me recitimin e disa poezive të tij
  • 2008- Fitues i Konkursit të poezisë organizuar nga Shoqata e Krijuesve dibranë me titullin “Nderi i Konkursit”




Kontributi artistik e letrar

Në fushën e letërsisë në lëmin e poezisë, të tregimit, të skenareve për filma dokumentarë për veprimtari përkujtimore, të publicistikës, të letërisë për fëmijë, kritikës letrare, të monografisë, të pedagogjisë.



Vepra të botuara:



1. “Vatra e mallit “-poezi-2000

2. “Zërat e brigjeve të mia”-poezi’-2003

3. “Dallandyshet e Çamërisë “ Proza -2004

4. “ Trokitje në Dodonë “ –proza-2005

5. “ Kroi i këngës çame”-poezi-2005

6. “ Fari çam”-poezi-2006

7. “ Kërkoj monumentet” proza-2007

8. “ Shpiti çam”-poezi-2007

9. “Abaz Dojaka - Mjeshër i Kulturës Popullore”- Monografi-2007

10. “Filizët e fjalës gjimnaziste” -Botim pedagogjik-2007

11. “Rruga e një shkolle” -botime për shkollat profesionale 2007

12. “ Arkivi i fjalës “- Botim për kulturën e shkruar- 2007

13. “Dritaret e besimit “ poezi-2008

14. “Djepi i këngës “ poezi-2009

15. “Portat e Bashkimit “ poroza -2009

16. “Të fala nga Çamëria “ proza -2009

17. “Ujëvara e tingujve”- Proza -2009

18. Ka në proces botimi librin me proza “Rilindje” 2009







Pjesëmarrës në Antologji kombëtare e ndërkombëtare

  • “Këngët e para” – përmbledhje me poezi -1968
  • “Eni vjen prej Çamërie” ( Tiranë e Prishtinë) -Antologji poetike e hartuar nga poeti Ali Podrimja-2003 me poezi me temën çame
  • Autor në përmbledhjen kushtuar Mustafa Gjinishit-2004 shkryuar nga Astrit Kaziu
  • Bashkëautor në përmbledhjen “Kolonel Zylyftari” kushtuar Arben Zylyftarit-2004
  • Autor në përmbledhjen “Përtej detit-Oltre mare” në gjuhën italiane dhe shqipe botuar në Ankona të Italisë-2004
  • Autor në përmbledhjen poetike të botuar në Ulqin të Malit të Zi me titull “Ulqin, ti det”
  • Autor në përmbledhjen me titull “Shtypi shqiptar dhe arvanitasi Aristidh Kola” kushtuar arvanitasit Aristidh Kola, hartuar nga studiuesi e publicisti Arben Llalla-2007
  • Pjesëmarrës i antologjisë “Dritare fisnikërie“ -hartuar nga Mevlud Buci-2007
  • Pasi fiton Çmimin “Nderi i Konkursit-Krijimtaria dibrane” për poezi, bëhet pjesë e Antologjisë letrare “DIBRA 2007”, hartuar nga publicisti Fatos Daci
  • Bashkëautor me një cikël të plotë poetik në përmbledhjen poetike “Shpirti thesprot” të hartuar nga poeti e studiuesi Ahmet Mehmeti-2008
  • Pjesëmarrës në librin- antologji poetike me titull ”Përkushtime“ kushtuar poetit kosovar Din Mehmeti me rastin e 80-vjetorit të lindjes me poezinë “Lavërtari i fjalës”
  • Pjesëmarrës në Antologjinë e autorit Bajo Topulli për Gjirokastrën me titull ”Për Gjirokastrën e gjirokastritët”me shkrimin “Njeriu i festivaleve”
  • Bashkëautor në librin “Një jetë për jetën” kushtuar mjekut gjinekolog Ilir Gjylbegu përshtatur nga Dr. Astrit Bimbashi me poezinë “Himni i nderimit të një jete”
  • Bashkautor në dy numra të revistës antologjike 6-mujore të AITC me shkrimin –studim etnografik “ Gara e bakllavasë’ dhe “Besimi islam dhe folklori i Çamërisë”
  • Burim i cituar në librin e autorit Fejzulla Gabri “Fjalori Enciklopedik i Trashëgimisë Shpirtërore” Tiranë -2009
  • Pjesëmarës në librit-antologji të autorit Sheflki Hysa “Diplomacia e munguar “
  • Bashkëpunëtor në disa numra me revistën kulturore “Lemba“ që botohet në Mal të Zi në drejtimin e zoti Nail Draga
  • Pjesëmarrës në revistën nr. 7 e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë të Malit të Zi me titull “Dija” me dy poezi “Ikja e Poetit” kushtuar poetit kosovar Rifat Kukaj dhe “Balada e Ymer Agës”






Redakator letrar në librat e mëposhtëm:

1.”Noos” – poezi nga Rizvan Nepravishta

2. Më fal, ëndrra ime!- poezi nga Drita Braho

3.”Në flatrat e ëndrrës”- poezi nga Esmeralda Mile

4. “ Fjongoja e pranverës” – poezi nga Fabiola Abazi

5 “Fluturim” – Poezi nga Hanife Hoxhallari

6. “ Dollia e dashurisë” poezi nga Laura Selmani

7. “ Pranë njerëzve” – Sprovë për një punonjës social” nga Andi Selmani

8. “ Hapësira të kulturës islame” ( redaktor fotografie)

9. “Këngët e Beratit” përmbledhje folklorike nga Agim Mehqemeja (redaktor fotografie)

10. “ Lartësi”- vëllim me poezi nga Silvana Spaho

11. Redaktor i librit “Nusja nga Çamëria” e autorëve Drita Braho dhe Remzi Basha

12. Redaktor i romanit “Kur shkërmoqej dikatura“ i autorit Ylli Toska



-Kontakti:

namikselmani@yahoo.ca

0692776828

04-2267097

04-32-232051 04-32-232051



NË FUSHËN E FOTOGRAFISË

*Ka nisur pasionin për fotografinë artistike që para 20 vitesh

*Ka mbuluar sektorin e fotografisë në disa libra të botuar si “Hapësira të kulturës islame””Këngët e Beratit”etj.

*1998-2003 ka marrë pjesë rregullisht në Konkursin Kombetar te Fotografisë “Marubi” në Tiranë.

*1999-2003 ka marrë pjesë në Konkursin Nderkombetar te Fotografise “ËORLD PRESS PHOTO” me qendër në Amstredam të Hollandës .

*Pasi bëri një turne në disa qytete të vendit më 30 prill 2003 ne Galerinë e Artit “Eduard Lear”Berat hap Ekspoziten fotografike me titull “Arkitektura e shpirti i një qyteti-Berati”

*7 qershor 2003 Me rastin e Konferences se Emigracionit që u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve te qytetit te San Benedetos (Itali) në bashkëpunim me Qendren Interkulturale e Servisi “Miresevini-Benvenuti” hap Ekspozitën fotografike për Beratin .

*27 qershor 2003 Në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 59-vjetorit të Ditës së Genocidit Grek mbi popullsinë e pafajshme shqiptare çame hap Eksozitën “Çamëria rron”

*28 qershor 2003 në kuadrin e aktivitetit masiv të organizuar nga Komuna e Ankonës ANKONA PËR SHQIPERINE ku mori pjesë Ambasadori i Shqiperise në Itali Z.Pëllumb Xhufi e personalitete të rëndësishëm të kulturës italiane,paraqitet me Ekspozitën fotografike për Beratin Pjesa më e rëndesishme e aktivitetit artistik,veç temave e debateve mbi integrimin e shqiptarëve në Itali, ishte shfaqja e grupit “CEKJA SHOU dhe ekspozita fotografike” QYTETI I NJE MIJË DRITAREVE.”

*11 korrik 2003 Merr pjesë në Ekspoziten Fotografike të Artit Sakral organizuar nga Shoqata AGIMI-KARITAS-BERAT

*20 korrik 2003 Ekspozita Fotografike për Beratin u pa nga komuniteti shqiptar në Fabriano në bashkëpunim me Shoqatën UNITETI te drejtuar nga Z.Hajredin Kaza

*22 korrik 2003 Për kontributin e dhënë në këto dy qytete merr titullin ANËTAR NDERI i dy Shoqatave Shqiptare respektive që përfaqësojnë të drejtat e këtij komuniteti në këto qytete.

*5 Shtator 2003 Hap në qytetin e Skraparit ekspozitën fotografike “Ballkoni i Osumit”me rastin e përvjetorit të Çlirinit të këtij qyteti

*1 Nëntor 2003 merr pjesë me një Ekspozitë fotografike në Panairin e organizuar nga Bashkia e Beratit dhe e Brindizit “Nga Brindizi në Berat”

*28 nëntor 2003-30 Nëntor 2003 hap në Galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren Ekspozitat fotografike për Beratin e ‘Çamëria rron”me ftesë të veçantë nga Komuna e Prizrenit në festimet madhështore të Ditës së Flamurit në këtë qytet .Ekspozita disaditore e hapur në këtë qytet u shoqërua me disa emisione televizive për jehonën e saj në televozionet ‘BESA”, “Prizreni”,etj

*Dhjetor 2003- Merr pjesë në Konkursin vjetor ‘Eduard Lear”të organizuar nga Galeria e artit të qytetit të Beratit.

*Maj 2004 – merr pjesë në Konkursin e fotografisë “XHIMITIKU” të organizuar nga Bashkia e Beratit, Galeria e Artit “Eduard Lear” dhe gazeta e këtij qyteti “LAJMËTARI”.

*Janar-maj 2004 Ekspozita fotografike “Çamëria rron” qarkullon në qytete e treva shqiptare ku ka popullsi çame si në Tiranë,Vlorë, Fier,Lushnjë,Gosë, Kavajë,Elbasan, Xhafzotaj etj

*22 maj 2004 Bashkia e qytetit të Beratit organizon Pasditen kulturore kushtuar këtij autori me titull”Të jetosh me shpirtin e qytetit e të kombit”me pjesëmarrjen e

shkrimtarëve,artistëve,lexuesve,intelektualëve,nxënësve të autorit etj

*26 qershor 2004 Me rastin e krijimit të Institutit të Kulturës Çame e të Sesionit shkencor të organizuar për këtë qëllim në Hotel “ROGNER” hap ekspozitën fotografike retrospektive me titull “Gjurmë të pashlyera’kushtuar artit e historisë së Çamërisë.

*1 gusht 2004 gazeta “DRITA”(Tiranë) boton faqen speciale kushtuar aktivitetit artistik në fushën e fotografisë artistike për vitet e fundit të autorit Namik Selmani

Dhjetor 2006 merr pjesë në Konkursin e fotografisë artistike organizuar nga gazeta “Lajmëtari”- Berat

*Gjatë gjithë vitit 2007 boton rregullisht fotografi artistike në faqet e shtypit lokal dhe kombëtar.

* Në muajin qershor 2007 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë hap ekspozitën fotografike personale “ Fytyra e Çamërisë“ me shumë foto për etnografinë , folklorin, gjeografinë e kësaj krahine .



2008- hap një ekspozitë fotografike për Berati e Çamërinë në qytetin e Ulqinit (Mali i Zi ) që u shoqërua edhe me një Panair të plotë të librave të autorit dhe me një bisedë mbi këtë krijimtari orhganizuar nga Radio Ulqini

2009- Hap dy ekspozita fotografike në qytetin e Bajram Currit si një marrëveshje paraparake kulturore mes Beratit e Bajram Currit



NË FUSHËN E PEDAGOGJISË



1968 Mbaron shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi “ ( ish shkolla Normale ‘) në Elbasan me rezultate shumë të mira.

1974 Mbaron me rezultate të mira Univerisitetin e Tiranës ,në Fakultetin Histori –Filologji ,dega gjuhë- letërsi

*Sot ka shkallën më të lartë të kualifikimit profesional për mësimdhënien në shkollën e mesme

*Ka shërbyer si pedagog i gjuhës e letërsisë në disa shkolla të vendit kryesisht në ato të Beratit

1983 Ka qenë një nga mësuesët që kanë hapur shkollën e mesme të përgjithshme në zonën e thellë me tradita të shumta historike e kulturore të Sinjës në zonën e Shpiragut të rrethit Beratit

*Në vitet e demokracisë ka punuar si mësues i letërsisë në gjimnazin “Jani Dodi” të Sinjës në rrethin e Beratit, në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” i mirënjohur në shkallë kombëtare për traditën shumëvjeçare të tij. Më tej në shkollën e mesme pedagogjike “Kristo Isak’të këtij qyteti e në gjimnazin “Shyqyri Lakra”.

*Veç kujdesit për të krijuar marrdhënie sa më të mira me nxënësit e të pasionit të mësimdhënies ka punuar për nxitjen e talenteve letrare .Kështu në vitet 1992-1996 nxënësit e tij Aniola Laçka,Blerta Nallbani,Odeta Xheka,Rizvan Nepravishta e më tej Enkeleda Mullaj, Laura Selmnai, Andi Selmani, Esmeralda Mile, Drita Braho, botojnë vëllimet e para mjaft cilësore për kohën.Në librin e Rizvanit ai ka qenë edhe redaktor i drejtpërdrejtë i librit “NOOS” Është një begati botimesh që nuk është përsëritur ende edhe pas gati 10 viteve.

* Me talentet më të mirë të shkollës në poezi e prozë për të tre shkollat e qytetit të Beratit ai ka qenë mbledhës e redaktori përgjegjës i tre vëllimeve me titull “Fyelli i yjeve”,”Lulet e fjalës”dhe ‘Lëndinat e pashkelura” që janë gati për botim.

*Gjatë gjithë viteve ka patur rezultate të larta në punën mësimore edukative .në vitin shkollor 2002-2003 bashkë me disa mësues të tjerë të shkolës “Babë Dudë Karbunara “është shpallur “Mësuesi më i mirë i shkollës “për atë vit shkollor.

*Për disa vite ka kryer edhe detyrën e kryetarit të komisionit të lëndës së letërsisë për shkollat e mesme të Beratit.

*Gjatë punës si mësues ka bashkëpunuar tepër me gazetën “MËSUESI” me shkrime të ndryshme, punë të cilën ai e kishte nisur që më 1970.Për këtë më 1986 ai me rastin e 25-

vjetorit të gazetës ‘Mësuesi’ka marrë edhe titullin “Mësues i Dalluar”me motivacionin e pasqyrimit të problemeve të shkollës në shtypin pedagogjik

*Ka botuar rreth 250 shkrime metodike,publicistike,kronika.për problemet e arsimit në disa rrethe të vendit jo vetëm në gazetën “Mësuesi’por edhe në gazetën ‘E vërteta ‘ku ka qenë për disa vite vetë kryeredaktor,në gazeta e revista të tjera etj

*1996 Ka përfaqësuar mësuesët e letërsisë të rrethit të Beratit (pas përgatitjes së përmbledhjes poetike të nxënësve më të mirë “Manushaqet e Naimit’)në veprimtarinë e organizuar nga Ministria e Arsimit në fsahtin Frashër të Përmetit me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Poetit kombëtar Naim Frashëri

*1984-1988 ka marrë pjesë intenisivisht në Aksionin Kombëtar të Grumbullimit të Fjalës së Rrallë Shqipe ku u dallua jo vetëm në zonën e Shpiragut ,por u dërgua më ekspedita të veçanta e të kualifikuara edhe në zonën e Tomorrit, në atë të Skraparit etj Për këtë punë u vlerësua nga institucionet arsimore të kohës

*Nga viti 1992 deri më 2002 ka shërbyer edhe si mësues i jashtëm i të gjithë lëndës së letërsisë për grupin e klasave të djemve ( në të katër vitet) në Medresenë ‘Vexhi Buharaja”.Në këtë shkollë ai punoi intensivisht edhe me talentet letrare .Nxënës të tij të atyre viteve që sot janë me studime jasht shtetit kanë fituar edhe çmime kombëtare në fushën e krijimit letrar gjatë kohës kur ai ishte mësues në këtë shkollë

Gjatë punës në këtë shkollë ai përgatiti një botim poetik ‘Dritaret e Besimit”të parin në llojin e tij në shkallë vendi për rritjen e formimit kulturor e artistik të medresistëve të mbarë vendit.

*2003 Më 10 maj 2003 ai shpallet fitues i Konkursit të Poezisë midis mësuesve dhe nxënësve të shkollave të mesme të vendit organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Institucionet Arsimore “GJYLISTAN”me rastin e 10- vjetorit të hapjes së kolegjeve turke në Shqipëri.

2003 Kryen kursin e plotë për përdorim kompjuteri në programet e mëposhtme ; Njohuri të përgjithshme,MS_ËORD (ËORD 97-2000) (ËINDORS, 98-2000),MS-EXCEL(Excel-2000),për të cilin pajiset edhe me dëshminë përkatëse

2003-2004, 2004-2005 Gjatë kësaj kohe ka shërbyer si mësues i letërsisë në shkollën e mesme të përgjithshme “Shyqyri Lakra “ të qytetit të Beratit . në të dy vitet e qëndrimit në këtë shkollë ka qenë përgjegjësi i Departamentit të Lëndës së Gjuhës në shkollë. Gjatë vitit shkollor 2005-2006 në kuadrin e Maturës Shtetërore ka qenë anëtar i Komisionit të Maturës Shtetërore në shkollën e mesme “Shyqyri Lakra”

*Dhjetor 2004 merr pjesë në Konkursin Kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për krijimet letrare kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut ku zuri vendin e parë në qytetin e Vlorës me poezinë “Arkitekti i Bashkimit “

*Mars 2005 merr pjesë me kumtesë “Gjuha në fokus “ në Sesionin Shkencor që organizoi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në qytetin e Beratit në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Beratit. Ky studim pa edhe dritën e botimit në gazetën lokale “Lajmëtari”, në gazetat qëndrore e në ato ndërkombëtare (në gazetën “ Bota sot “që botohet me qendër në Zvicër)

*Aktualisht është mësues i letërsisë në shkollën pedagogjike e në atë të gjuhëve të huaja “Kristo Isak”Berat.

* Libri “Filizët e fjalës gjimnaziste” që lexuesi i gjërë e sidomos mësuesët e nxënësit e shkollave të mesme, morën në janar të vitit 2007, është i pari i këtij lloji në botimet e shumta të këtij autori, por edhe në shkallë kombëtare.

* Gjatë vitit shkollor 2006-2007 duke punuar si mësues i letërsisë në shkollën pedagogjike e të gjuhëve të huaja “Kristo Isak” veç punës cilësore me nxënësit duke përdorur shpesh metodën mësimore duke vënë në qendër të mësimit nxënësin, ka punuar me shumë pasion edhe për organizimin e veprimtarive të nivelit kombëtar. Kështu ishte veprimtaria letrare kushtuar jetës e veprës letrare të shkrimtarit Halit Shamata dhe së fundi një pjesëmarrje shumë të gjërë, me mbi 15 nxënës, në Konkursin e Eseve që organizoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në 23 Prill, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit ku nxënësja e tij Evadiola Mbrakulli u shpall “Fituesja e vendit të parë në shkallë vendi” me esenë “ E padukshmja”.

*Në vitin 2007 në bashkëpunim me Fondacionin zviceran “Swiscontact” dhe me drejtorinë e shkolës së mesme “Stiliano Bandilli” në Berat shkroi dhe botoi librin “Rruga e një shkolle” me përvojën pedagogjike të kësaj shkolle që është e dalluar edhe në nivel kombëtar

*Në vitin 2008 botoi me sukses librin “Arkivi i fjalës“ me shkrime pedaggjikë që i përkasin mësimdhënies së letërsisë në shkollat e mesme pedagogjike e të gjuhëve të huaja

* Ka botuar shumë shkrime faqe speciale për mësimdhënien e letërsisë në shkollat e mesme

Me rastin e 100-vjetorit të shkollës Normale ka botuar disa shkrime publicistikë në faqet e shtypit shqiptar dhe atij mbarëkombëtar.





Kontakti:- 0692776828 , (04)2267097, (032) 232051 (032) 232051, namikselmani@yahoo.ca






.ExternalClass p.ecxMsoNormal, .ExternalClass li.ecxMsoNormal, .ExternalClass div.ecxMsoNormal
{margin-bottom:.0001pt;font-size:12.0pt;font-family:'Times New Roman';}
@page Section1
{size:8.5in 11.0in;}
.ExternalClass div.ecxSection1
{page:Section1;}




Traditat tona



Gara e bakllavasë



Nëse do të shikonin nga afër identitetin shpirtëror të krahinës së Çamërisë, duhet që të futemi sadopak edhe në etnografinë e saj shpirtërore. Të hymë edhe në traditat e kuzhinës së saj që nuk ka qenë asnjëherë thjesht vendi i ushqimit , por edhe një pjesë e pazëvendësueshme e portretit të saj. I atij porteti me aq hapësirë kulturore që edhe tani pas 60 e ca vjetëve të dëbimit të organizuar të saj nga trojet stërgjyshore asnjëherë nuk është fashitur. Asnjëherë nuk është shkëputur jeta e saj nga besmi te feja islame. Madje festat e shumta të besimtarëve myslimanë si lindjet e fëmijëve, nisja e shtëpive të reja, bërja synet e djemve, duke vënë në krye Bajramet, janë shoqëruar me gatimin e gjellës më karakteristike të saj BAKLLAVASË. Një studim i jetës, zakoneve, folklorit të saj e ngren atë në një Emblemë të pazëvendësueshme të kësaj pjese të kombit.



Ato ecnin, ecnin, ecnin. Kishin veshur rrobat e kërsafta si i thonë sot rrobave që vishen në festa më të rëndësishme familjare. Ishin ca tumane me lule ngjyra- ngjyra. të nxjerra nga sepetet prej nga ku kishin nxjerrë sa e sa herë. I kishin mbushur me një aromë të ëmbël manxurani dhe borziloku në secilën palë të tyre. Ato ecnin, ecnin dhe një këngë e bukur dasme i shoqëronte sa herë që kalonin nën hijen e ullinjve, në udhët paksa të gjata që bënin për të shkuar te shtëpia e dhëndërrit dhe nuses së ardhshme. Vjeshta çame të dehte me erën e ftonjve, me kokrrat e kuqe të shegëve që vareshin si ca lulëkuqe të stërmëdha në degët e ngarkuara. Me limonët që piqeshin në degë e, si ushtarë të mirë, ishin gati të rreshtoheshin një nga një shumë shpejt në sepetet e familjeve çame…Të mblidhnin kokrrat e panumëruara të ullinjve, sepse në vjeshtën që do të vinte do të kishte dhe më shumë dasma, këngë, valle. Shtëpia ishte derëhapur për miqtë që s’duhet t’u mungonte asgjë në sofrën e shtruar. Do të kishte të tjerë djem e vajza që do të lindnin.

Në gjoks i shtrëngonte paksa jeleku që i thonin me një gjuhë të bukur çamçe pelshitë. Edhe këto të reja, të bukura. Nga ato që vishen rrallë, fare rrallë në jetë. Ca jelekë të bukur me temina si ca rruaza të stërvogla. Ca faqole të bardha, të bardha mbi kokat e të moshuareve dhe ca shami të qëndisura me lloj lloj ojnash në çepat e tyre për vajzat e nuset. Ishin rrobat që shumë herë përcilleshin me një ceremoni aq të thjeshtë po edhe aq të madhërishme midis duarve të nënave dhe vajzave.

Midis vjehrrave dhe nuseve të djemve që iu kalonin një ditë pragun e bëheshin si vajza të reja të një shtëpie të re bëhej një dialog i bukur lirik me sy, me fjalë, me këngë, me urata. Kishin veshur ca sandale apo këpucë të blerë diku larg, shumë larg. Atje ku mund të gëzoje sa më shumë këmbët e nuseve dhe të grave çame. Diku në Janinë. Në Athinë. Në Berat apo Shkodër. Në Prizren apo deri larg në Stamboll. Në Itali ku tregtarët çamë të anijeve dërgonin vajin e ëmbël të Arpicës dhe Volës, të Shulashit e të Grikohorit, të Vërselës apo të Lopsit, dërgonin lëkurët e kecave dhe qingjave për të bërë këpucët e forta e të bukura për vajzat e Evropës dhe sillnin prej andej këpucë nga më të bukurat për gratë e vajzat e tyre të mira.



…Mbase atë ditë do ketë dalë edhe kënga e atij bandillit të dashuruar teksa shihte vashën a nusen e tij të ardhshme që kishte në duar një bakllava të madhe që e dërgonte në një dasëm:



“Tuman kuqe, moj belhollë/

ta bëj me si, ta bëj me dorë./

Nga shtëpia me dërrasa

del, moj kaleshë se plasa



Dhe, më tej, një tjetër levend kënge do ta stiste kështu këngën e tij tek shikonte në udhët e Filait, të Pargës, të Dhrohomisë, të Paramithisë gratë e veshura bukur e me aq e aq peshqeshe në duar:

Tundur, tundur me peshqeshe

në sokaqe nëpër sheshe,

me tuman jelekpasheshe.

Ndoshta të gjithë këto rroba, kjo ecje madhështore dhe hajdhjare lejmonare, si i thonë nazelleshkave në Çamëri, nuk do të kujtohej gjatë për gratë dhe vajzat çame po të mos flisje për ato tepsi të mëdha apo sini si i thoshin më mirë, të mbushura me bakllavatë e tyre të papërsëritshme. Ishin këto sini të thella e të mëdha që shoqëronin urimet e pambaruara të vetë atyre kur kalonin më në fund pragun e shtëpisë së dasmës të shoqëruara sa me sytë kureshtarë të grave nikoqire aq edhe të fjalëve të tilla: “Erdhi dajkla! Ja xhexheja! Erdhi halla e nuses! Ja krushka e madhe!”. Me ato sini bakllavashë në sqetull dhe në kurrizet e kuajve bëhej në Çamëri gara më e bukur e më e çuditshme si ishte “GARA E BAKLLAVASË”. Nuk kishte aspak rëndësi se ku zhvillohej kjo garë e bukur dhe asnjëherë e njohur zyrtarisht në kronikat e kohërave që kur se gratë e këtij vendi kishin vendosur një Kod të pranuar nga të gjitha. Në dasmat, fejesat dhe në Barjamin e Madh e të Vogël apo në ashkët e orodoksëve më tepër se në ndonjë festë tjetër popullore të gjitha familjet çame do të gatuanin bakllavanë. të madh a të vogël sipas mundësisë. Po kurdoherë të kudondodhur në shtëpitë e tyre. Në furrat e bukura si ca gojëza të ëmbla që të përshëndesnin në voronjtë, si i thonin oborreve të shtëpive çame. Nuk do të mungonte kjo ëmbëlsirë karakteristike edhe në lindjet e djemve të fisit, sidomos kur atij i vinin emrin që do ta shoqëronte në të gjitha ditët e jetës derisa ai do të bëhej gjysh i thinjur e derisa sa mes lutjeve për Zotin do ta përcillnin në botën tjetër.



I zoti i dasmës mund të zgjidhte rroba nga më të mirat e më të fortat në Janinë. Në dyqanet e Janinës që ishin vetëm ca orë larg me vrapin e kuajve të tyre të shalës. Kujunxhinjtë e zhurmshëm të qytetit mund t’u jepnin në duar unaza dhe vëthë nga më të mirët me floririn e marrë përtej deteve. Jorganbërësit mund t’u qepnin një jorgan nusërie nga më të bukurit në lule e faqe që mund të shkonte shumë e shumë vite pa frikë e pa iu dhënë ndonjë dokument garancie në duar, por një bakllava të tillë Çamërie të përgatitur në odat e ibërshimta (të bardha) të saj, që do të ëmbëlsonte me të madh e të vogël, nuk mund të gjente as në fund të botës. Jo. Jo. Edhe pse gjemitë mund t’i çonin larg e në xhepat mund të kishin pa numërim verdhushka floriri. Diku në një këngë të Prevezës thuhet për një djalë trim që do të dhëndërronte pas disa ditësh:

“Shkove vajte në Janinë

preve pallton e peshlinë/

nuses fustanin e mirë

shaminë e mëndafshtë me ar….”

Në këtë kulm gëzimi këngëtari popullor i thotë se nusen “me vaj gjyl do ta potisim”.

Ishte ai vaj që do të mbyste gjellët e shumta të kuzhinës çame e sidomos bakllavatë karakteristike të saj që ishin e mbetën edhe në ditët tona “Mbreti i ëmbëlsirës karakteristike të krahinës së Çamërisë”.

Fillonte arti i gatimit të bakllavasë me zahiretë që do të zgjidheshin për të. Mielli që do ta bënte atë do të ishte “mala e miellit” si thonin gratë nikoqire. I situr me sitën më të hollë që mund të gjendej në fshat. A në krahinë. Vaji i ullirit (as që bëhej fjalë që të përdorej ndonjë vaj tjetër në asnjë shtëpi), do të ishte më i miri. Më i ëmbli. Edhe gjalpi. Të gjithë bakllavatë sidomos ato të dasmave ku do të kishte më shumë sy grashë e krushkash bëheshin në ca sini të mëdha të bakërta që kallaiseshin shumë herë në vit, që përdoreshin vetëm një herë në vit, ose më saktë vetëm për to. Edhe nëse ndonjë grua nuk do të ishte e sigurtë për suksesin e pritur, do të shkonin te ndonjë grua e fisit që kishte më shumë përvojë në të. Nëse gruaja që do të shtronte petët e ëmbëlsirës mund të kishte fëmijë të vogël, do të caktohej ndonjë që duhet ta mbante fëmijën deri sa të bëhej bakllavaja që vazhdonte disa orë me petët dhe po kaq orë për pjekjen e tij.

Ajo ëmbëlsirë aq e madhërishme, nuk kishte si të mos i tërhiqte vemendjen edhe këngëtarit popullor nga fshati Kurtes i Margëllëçit kur shkruan, sa krenar aq edhe i habitur, për të:

Bakllaija monare

kathe petë e kathe ve.

bakllaija me di kat

ka dalë ka derë e oxhak.

Tek shikonte hallën e dhëndrrit Flamur, këngëtari çam i Kushovicës në afërsi të Gumenicës këndon në një këngë tjetër :

“Flamur bej, mori sizi,

Ç’ish të solli halla ti?

Njëqind cepë bakllai/

Dashin me florin në bri

T’ia keç hua edhe ti.

…Dhe vinte koha kur do të priteshin petët e brumit të shtruar në tepsitë e thella. Të gjitha llojet e prerjeve mund t’i shikoje në atë tepsi. Dukej se në atë moment fillonte arti i pikturës, i kompozimit vizual. Nënë Sherina, një grua e mirë nga Vërsela e Çamërisë që shumë vite ka punuar në një nga repartet e ëmbëlsirave në qytetin e Beratit dhe e bërë




disa herë gjyshe, kujton se gjyshja e saj i priste thelat e bakllavasë në formën e një duaje, në formë ovale. Disa zbukuroheshin në formën e një lëndine me lule, me mozaikë nga më të bukurit që munsd të shikoje në një hapësirë kaq të ngushtë. Ishte një lloj gërshetimi i pamjes së jashtme me atë shpirtërore të atyre që e kishin bërë dhe të atyre që i dërgohej si peshqesh.



Pjekja e saj ishte një moment shumë shumë delikat. Një punë e bukur dhe e mundimshme e nikoqires që nga çastin i përgatitjes së petëve në tepsi, i prerjes së tyre e deri sa ai futej në furrë, mund të shkonte dëm nëse ajo nuk piqej mirë në furrën e përgatitur si jo më mire. Dhe ishte dora e nikoqires që provonte zjarrin e ngrohtësinë që duhejpër të hedhur në furrë tepsinë e bakllavasë. Ajo e fuste ngadalë dorën duke e shtrirë sa më shumë në grykën e nxehtë dhe, nëse bindej, jepte urdhër që t’ia sillnin dhe ta mbyllnin në atë dritare të vogël. Duket se edhe këtu Statusi i Mbretit, nuk do t’i ikte në asnjë çast. Në momentin që do të piqej bakllavai, të gjitha gjellët e hedhura në furrë do të mënjanoheshin në një qoshe të saj dhe në qoshen tjetër (si në një kolltuk nderi) do të qëndronte bakllavaja. Me sy përherë të drejtuar nga tepsia. Me dy petë të hedhura përsipër që të mbanin nxehtësinë e furrës e të mos lejonin djegien e petëve të tjera. E më në fund, nëse thika futej lirisht në secilën anë të tepsisë, në secilën thellë të veçantë, mund të gjykoje se ai ishte pjekur më së miri e shumë shpejt donte sherbetin që të zbuste petët.

Herë pas here në buzët e grave niste një këngë për nusen e dhëndrrin që do të martohej për të shpërthyer me aq bukuri e lirizëm në kohën kur do të futeshin në pragun e shtëpisë me peshqeshe.

Ndërsa në portë niste kënga për hallën (dajklën, gruan e dajës, tezen) që vinin me bakllavatë në duar:



“Dhëndërr trim, more kalesh

të vjen halla me peshqesh.

një tepsi me bakllai

një pëllëmbë zahari.



Me një gëzim të paparë në sytë e tyre, në zemrat e tyre dhe në gojët e mbushura me shumë urime, gurgullonte kënga që ëmbëlsonte po kaq sa edhe ëmbëlsira që ato kishin ndër duar:

“Këndon bilbili portë më portë

mbani vesh se ç’këngë thotë:

“Dhëndrri u trashëgoftë.

odat me djelm i ngostë!”

Sofrat e para që e provonin bakllavanë ishin zakonisht sofrat e burrave e më pas ajo e grave. Ato ishin të shumta e burrat apo gratë pasi kalonin para syve tepsitë me mishin e dashit, byrekët e qahitë me djathë, pasi shijonin gjellët e tjera që të bënin të mos e lije të paboshatisur pjatën, duhet medoemos që të linin pak vend për thelën e bakllavasë që e kishte bërë një nga gratë e atyre që ishin shtruar në sofër. Njëra nga gratë që shërbenin në sofër për të ndërruar gjellët me shumë vemendje e seriozitet i njihnin burrat e sofrës se nga kush kishte ardhur si peshqesh bakllavaja. “Kjo është e Ibrahimlës! Kjo është e Besniklës! Këtë bakllava e ka sjellë Dautla ….Abazla…..Ramadanla…!” Mbase eedhe Naim Frashëri, nëse do të ishte mik i nderuar në atë sofër dasme burrash të urtë që kishin statusin e dasmorit dhe do të dëgjonte këtë emërtim kaq fisnik për gratë çame, do të përsëriste edhe një herë se “gluha çame është gjuha e Perëndive” si do ta thoshte me zë të lartë te poema e tij “Bagëti e bujqësi”. Sa bukur! Asnjë emër gruaje nuk dilte në sofër. Ishte një emër që mblidhte edhe emrin e burrit edhe të gruas së tij. Bashkë me mustaqet e bukura në fytyrën e tyre, me duart e tyre të arta, me këngën që e merrnin si jo më mirë, burrat sqimatarë çamë duhet të krenoheshin po kaq shumë edhe për gratë e tyre që kishin dalë të lëvduara në këtë Garë të bukur të bakllavasë.

Në odën e grave vëmendja ishte edhe më e madhe ndaj thelave që provonin dhe ndaj nikoqireve që i kishin bërë ato. Bakllavatë ndërroheshin njëra pas tjetrës dhe vetëm sa shijoheshin pak, shumë pak, sepse ato ishin të shumtë. Shumë më tepër se deshët me një florinj në brirët e tyre që kishin sjellë burrat e fisit nga larg që ishin rritur me barin e ëmbël në brigjet e Jonit. Për të ëmbëlsuar edhe fëmijët që nuk kishin ardhur dot të dasmëm shumë herë në tepsitë që boshatiseshin zonja e shtëpisë vinte disa thela nga bakllavatë e ardhura si peshqesh pas peshqeshit. Këtu nuk mungon edhe humori popullor që derdhet në këngë kaq natyrshëm. Gjellë të tilla kaq të shijshme shpesh bënin që të harroje edhe kodin moral të pjesëtarit të një sofre dasmorësh dhe të fshihje ndonjë copë byrek nëpër xhepa ose ndonjë thelë bakllavaje në shtratin e çitjaneve shumë të gjëra çame:



“Ti, mure i ziu burek,

copa –copa nëpër xhep.

Ti e zeza bakllava

copa –copa në tamblla (çitjane)”.

Natyrisht disa thela të bakllavasë fitimtare do të viheshin edhe te dhoma e dhëndërrit që të ëmbëlsonin edhe më shumë natën e ëmbël të çiftit.



… Dhe temat kryesore që kishin gratë pas dasmës edhe me ditë të tëra pas mbarimit të saj veç nuses së re që kishte ardhur apo kishte ikur te shtëpia e burrit ishte edhe tema e bakllavasë. Në mënyrë kaq thjeshtë e po kaq të madhërishme në odat e bukura mes dasmorëve ishte organizuar kështu bashkë me dasmën edhe Festivali i Bakllavasë. Juri ishin të gjithë dhe po të gjithë ishin aktorët e solistët e këtij Festivali kaq mbresëlënës që për shekuj me radhë bashkë me vallen e Osman Takës do të ishin të kudondodhura në këto skena gazmuese familjare.

Në ditët e Bajramit me po këtë dashuri, me këtë gaz të brendshëm vajzëror, dhe me atë kukurisje fjalësh, bakllavatë petëëmbla do të ndaheshin mes familjeve myslimane, por edhe duke gostitur gratë, burrat e fëmijët e familjeve të krishtera në fshatrat dhe qytetet ku kishte të tillë si në Pargë, në Shenicë, Gumenicë, etj. Prej shumë vitesh toka mallplaguar e Çamërisë veç brengave të mëdha të largimit të bijve të saj , e ka edhe një merak që nuk e tret dheu: “A vazhdon më tradita e bukur e bakllavasë për vajzat e nënat çame që banojnë në Shqipëri apo edhe në vende të tjera të botës?”

Në kushtet e jetës larg trojeve amtare, poeti me dhimbje shkruan për të :

…Çamëri e bukur, ku m’i ke minaret?

jepmë një mëngjes të dëgjoj ezanet!

6.

Jepmë fuqi Zoti të puth portokallet

jepmë fuqi që të ngrej gërmadhat.





jepmë krahë shqiponje që të mbuloj djepet

Nesër kur të rriten, syri mos t’u jepet.

E të ndaj në shtigje thela bakllavaje

në Bajram Kurbane te Xhamia e Madhe.



Edhe sot, pas gati 70 vjetëve që popullsia e Çamërisë është larguar me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore ku kanë varret e brezave e ku kanë bërë dasmat e djemve e të vashazve, në familjet çame testi i grave nikoqire matet saktësisht me bakllavatë. Me shtrimin e tij. Shumë pak vite më parë në familjet çame që banojnë në zona fshatare të Shqipërisë, ato piqeshin edhe në furrat që disa familje kishin ngritur pranë shtëpive të tyre e që sot mund t’i gjesh me shumicë në fshatrat çame të Konispolit, Shalësit, Ninatit, Markatit, Njanjarit, Vërves etj. Por edhe në Berat, Lushnjë etj. Mos u çuditni që në bagazhet e avionëve drejt Amerikës, Anglisë, Belgjikës dhe Italisë të shihni të mbledhura edhe thelat e bakllavasë që kësaj radhe ëmbëlsojnë kontinentet mbarë!



.. Ato ecnin. Ecnin. Ecnin. Kësaj radhe vinin në shtëpitë e tyre ku i prisnin punë të tjera, urime të tjera. Të bënin gati arrat e migladhetë (bajamet) për të tjera ëmbëlsira. Të thanin fiqtë e t’i bënin bukë manure. Të mësonin me saktësi vajzat e tyre me këtë Kod të përjetshëm. T’i mësonin të këndonin. Të kërcenin. Të uronin. Të flisnin me pak naze, se shumë sy i shikonin nga shkonin. Apo tek mbushnin ujë në krua. Të tirrnin leshin e bardhë të deleve e, më tej, t’iu bënin çorape e fanella të bukura burrave e djemve mustaqe padirsur. Apo edhe të bënin velënxa të leshta me ngjyra –ngjyra. Të rrisnin fëmijë të shëndetshëm. Të dinin të bënin petë për byrekë. Të prisnin miqtë e largët e të afërt në odat e zbardhëlluara nga gëlqerja e bardhë dhe nga shpirti i bardhë çam. Të shkonin tërë gëzim çdo të xhuma në xhamitë e mbushura plot e përplot me besimtarë dhe të luteshin për mbarësinë e familjeve të tyre dhe për mbarë Çamërinë. Të dinin të bënin vaj në govatat e drunjta, të qëndisnin, por asnjëherë të mos harronin, që të bënin më të mirën e gjërave që të gatuanin me duart e tyre bakllavatë. Që ato t’ua kalonin të gjitha shoqeve. Që t’ia shtonin mirësinë emrit të Çamërisë me ëmbëlsirat e saj karakteristike që vonë, shumë vonë, kur edhe ato vajza do të bëheshin gjyshe e stërgjyshe ky Kod të mos harrohej asnjëherë, por të përcillej tek të tjerat.

Asnjëherë. Asnjëherë të mos harrohej tradita e mrekullueshme e bakllavasë që buronte nga shpirti çam, nga dielli që ndrinte brigjet e saj. Që ngrohte gjethet e ullinjve dhe të dafinave Një shpirt që dritëzohej edhe nga drita e Jonit. Nga bujaria që futej në kufinjtë e legjendës .


vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Nov 22, 2009 3:00 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI Empty Re: Skeda e shkrimtarit NAMIK SELMANI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 22, 2009 2:58 am

“Festë poetike në “Dodonë



Cikël me poezi nga Namik Selmani

Autor i 7 vëllimeve poetike kryesisht me temen atdhetare



1.. Festë poetike ne Dodonë



Ia bëtë ftesat
Filozofëve ilirë ushqyer me kulloshtrën e fjalëve



Ushqyer me damarët e burimeve thesprote?

Ia bëtë ftesat zogjve, pelikanëve

Tek hepohen në lisharset e Ikjes?

O, sa të dehur janë nga Dëshira e pamatë e Kthimit,

Të gdhendur bukurisht si hyjnesha të gjalla, anonime ilire.!







…..

Mos keni harruar diku

djemtë e nënat që u kacavirrën trarëve të djegur?

Mbase s’kanë lexuar kurrë poezi,

Po testamentet poetikë të botës veniten para ndarjes se dhimbjes.

Dodona zgjoka në këtë Festë tragjeditë antike

E , në një garë i futka poetët

Për të shkruar elegji për Vdekjen e himne për Lindjen.











Me kalin e kësaj ere detare

Ia bëni një zë Vajzës së Valëve diku në shkëmbin që rënkon!

Një thinjë më pak do të ketë në këtë breg të Ringjalljes

Tek të dëgjojë poetët zëbajrakë

Krushq të kahershëm të Diellit e Jehonës

Kapërthyer në currilat e pambaruar të fjalës.







Mos keni harruar

Poetët anonimë pellazgë të mbledhur te Ura e Artës*?

Akoma s’keni ndarë

Kurorat me gjethe ulliri kokërrmbushur!!??

Kush tha

se s’janë më të florinjta se emblemat e Kohës buzëplasur?

Kush gjykon për drejtësi

Jurinë nobeliste në shkallën e Dodonës ulur?





I thoni Bukuroshes Dora D’Istria

T’i krehë sërish flokët në një pasqyrë ujëvarash!

Kopetë e reve qiellore

Ta mbajnë si monument ku e ardhmja gdhendet .

Kur nisi Festa?

A, mos pyet se kur ngrihet dollia e fundit!

Të gjithë Peshkatarët e Shpirtrave të Botës këtu ulin velat.

Këtu stisin urat .

Këtu hapin portat e këngëve.









Mos harroni një ftesë

Për De Radën 200- vjeçar, më i thinjur se të thinjurit!

Sirenat e Dodonës

Në Odise e paskan kthyer Plakun e Makit mes ullinjve të largët.*

Le të marrë për dore si Kryegjysh Kalabrie gjithë fëmijët e lindur ,

E trastën me vargjet e rinj për Çamërinë

Të na e hedhë vëllazërisht në Sofrën e Festës së Fjalës.









Me Bajronin

Ta pimë një kafe shqiptarçe, në shilte ulur këmbëkryq.

Fjalët e pathëna për Sulin

Në shkallë të Dodonës të na i thotë sërish i lumturuar .

Më tej, t’ia marrim një valleje trimash

Me puthadorën e Tokës ku Jugu fryn e fryn

Gjunjët t’i shplodhim

Nën hijen e Lisit* ku agimi na gjen syprushëruar.







Po mos harroni Stambollin ku këngën merr Bosfori

Më këmbë do të vijë Profesor Tahsini *

Në supe ngarkuar me shkronja.

Mbreti Pirro

sot e ka lënë një çast në mill shpatën trimërore

E nis të dëgjojë poetët e truallit ku lavdia thur kurora.











Ia bëni dhe një ftesë Fatos Vlonjatit* ku Joni psherëtin!

Po si i rrihet pa mbledhur një këngë të re,

Po si i rrihet në shtrat pa dollinë e këngës çame?

Shihni Bilal Bukurinë *

Se si plagët ia than melhemi i poezisë

Shihni se si kapërcen oqeanet me baladën e re për dore.

Pa pyetur për thika tehgjakosura e tufane.



…………………………………………………





Eeeej, kaq shpejt mbaruan ftesat !!!!!!







*Dora D’Istria-rilindase e shquar me origjina nga Parga e Çamërisë, qytet i rëndësishëm i kësaj krahine

*Sipas studimeve të fundit për mitologjinë udhëtimi i Odesesë për në Itakë i rrëfyer poetikisht në veprën “Odiseja” të Homerit mendohet të ketë kaluar në Çamëri_(Shih veprën e Vaso Toles!)

*Tahsini-Profesori Hasan Tahsini lindur në Ninat të Konispolit e që më vonë u bë Rektori i parë i Univerisitetit të Stambollit

*Fatos Vlonjati- bëhet fjalë për mbledhësin e talentuar të folklorit çam në dhjetra vite Fatos Mero Rrapaj

*Bilal Bukuria –poeti disident çam Bilal Xhaferri ,i cili vdiq pabesisht në SHBA

2.Jehonë ….

Poezi nga Namik Selmani


Përcjell këngën prag më prag
Si një degëz trëndafili
Bëhem prapë flamurtar
Në ca flatra zane, divi.




Pikë e pikës, mjaltë i gurit
Shkrirë në tela çiftelie
Prek me mall farën e grurit
Me një shpirt-o shqiptarie.


Sjell bajrakun nga Kosova
Ta shtrëngojë Argjiroja
Me pëlhurë të lashtë sa bota
Të gdhend libra, të gdhend shkronja.

Gojë më gojë ison e marrim,
Trupat tanë e shkrijnë vallen
Shkëmb e det, ca lule mali
Te Kalaja sot po ndalen

Po i them birit, po i them nipit
Mos e thajnë palcën e shpirtit
Në beden të mbijetesës
Ta përcjellin vit pas viti.


Nga Himara po vjen Joni
Ku në breg ka thinja dallge
Gjirokastra po hap portat
Të përcjellë mirëseardhjen


Gjirokastër, 27 shtator 2009




3.Pemët në Çamëri



Kanë mbetur aty, si ushtarët e fundit të një beteje

Shiu i mallit s’mjaftoka t’ua nxjerrë e skuqë kokrrat.

Drejt fëmijëve-gjyshër si krahë shtrijnë degët

Tek hedhin mbi supe çarçafë me mjegulla të ftohta.









Do t’i them Diellit të zbresë vetëm për to në brigje,

E rrezet t’ua rrezojë si një përkëdhelje e vonuar.

Detit t’iu ulet më gjunjë e të këndojë për to me ligje

Ëndrra e Blerimit kurrë të mos mbesë e shurdhuar.









Se duan pak hije bujqit për Stinën e Kthimit

Se duan pak mjaltë fëmijët për fjalën e brengën

E dashkan një degë gjyshërit si kurorë re e kujtimit

E vajzat çame duan pa hije për puthjen e fshehur……









4.Trishtimi







1.

Ma ke marrë përherë gjysmën e bukës futur mes dhëmbëve

Orët e gjmit që vijnë mes lodhjes

M’i ke rrëmbyer pa më pyetur .

Në mëngjes,

Me hapave të parë më ke ardhur si iriqi mes këmbëve ,

Mes një llumi kafeje brenda në filxhan më rri i fshehur.







2

Në qepallat e rrudhur

E gjen përherë një stol për t’u ulur.

Po si s’të dëboi asnjë çast litari i shiut tim të lotëve?

Me ty mes gishtërinjve

Duart kapërthehen në xhepa ku asgjë s’është futur.

E para teje rrudhat

brazdohen në ugare ditësh ku drita pasqyroset.







3.

Në vargun e parë të shkruar më ulesh këmbëkryq, Trishtim.

Më thua

-Unë jam Mbret e ti je ushtari im i përjetshëm!

Po si s’më le njëherë të qetë, o (ar)miku im,

I lumtururar

në krahët e qetësisë të thith cigaren e ndezur?







4.

Në një gotë të vogël

Më shfaqesh si Dinosauri apo si një flutur krahëbukur.

Pa asnjë pasqyrë tualeti,

Më kreshpërohesh si një dordolec fitimtar.

Në monologun e mbrëmjes së vonuar në dhomën njerëzmbushur,

Tinëzisht dua atë të vidhem

E të iki larg, larg me ëndrrën po kaq të largët .

Apo të bëhem hajdut i ndershëm që kërkon kafshatën e bukës…







5.

Ndaj të thërras në skenën e jetës për një dyluftim modern.

Nuk e di

Kush është nga ne të dy gladiatori i dehur me fuçinë e verës.

Mbase edhe mund të më mundësh

Në krahët e opimizmit tim të qelqët

Përderisa plak një botë të tërë me male, elefantë e njerëz.







6.

Ti prek gurët e brigjeve e në iso kthehesh papritur..

S’të mbajnë dot dallgët e deteve

E brinjët e tua gjejnë qetësi veç me dallgë shpirti.

Oi, oi, oi.

Ku ta gjej një Çelës, të të mbyll në kafazë të hekurt kujtese?

Ku të gjej një grusht të të godas

e… të mos mbetem një ditë si dritë e zbehtë kandili?

5.Do të bëhem lëng i blertë

Motiv çam






Në një degë të trëndafilit

Do të bënem lëng i blertë

Të spërkas detin e sirit

T’i largoj tutje rrufetë.





Në petalet kuq si gjaku

Do të bënem lumë e krua

Në s’të mbjell, moj, dot te pragu,

Tërë natën do rri zgjuar .





Nëpër buzët qershikuqe,

Do të bëhem bahçevan.

Të mbaj këngët përmbi supe

Si një pjergull krahët zgjat.





Nënë gjoksin tënd zjarrmuar ,

Do thërras të vijë pranvera.

Në ke ftohtë, të ngrohësh duart,

Në ke nxehtë, të puthë era.





Me purtekë të sirit shkruar

Pa mëshirë më ke rrahur

Hij e dal i ëmbëltuar,

Në një det që nglan si laku.





Shkoj në udhët bukurore

Si kalorës që s’njeh prehje.

Përmes ditëve klumushtore

Moj, t’u bëfsha Diell jete!





Me sëpatë prite degën

Premë e futmë thellë në si!

Nikoqire të pashë vetëm

Pse mos bëhemi sonte di ?





O moj, lule trëndafili,

E bashkuar glëmb e gjethe

A t’i them të flasë ulliri

Të kërrejë sevdanë prej zemre?







6. Maskaxhinjtë modernë





Maskaxhinj të fshehur pas ferrës dhe gjembit

Për ju dhelpra gëzofin do ta linte në çast.

Ditënetët tuaja të misterta mjegullojnë mes territ

Me një mantel të mallkuar gjer në Qiellin e Shtatë.





Mbetët, mbetet kah mot si monstra gjuhëhelmëta

Si ca meduza të një kohe vrastare, damar më damar.

Ani pse burimi ju jep bujarisht ca filizë uji të freskët.

Ani pse shteti ju ka dhënë sekretarka, para e celularë.





Ani pse xhepat ju fryhen si shushunjë e tejngopur

Pa harruar se dikur do ju kthehet drejt vetes në ortek.

Mjerë udhët me hapat tuaj mbi shpinën e lodhur

Mjerë dielli që ju jep rrezen e ngrohtë e të zbehtë.







Maskaxhinj fytyrëfshehur tragjikshëm pas ekranit

Me ca fjalë- bedena të një kalaje pa datë e emër.

E di, grushti mund të shkërmoqet dhimbshëm prej Malit

Siç di testamentin e marrëzisë që në kolltukë ju mbetet.









Namik Selmani

7.Ngjalëro, moj pikëlore!

Motiv çam



Nga Namik Selmani

1.

Ngjalëro mbi kurmin tim

Gur e shkrepa bëji brumë

Vallen hidh mbi trëndafilë

Bëmë hap që shkon në udhë.

Ngjalëro pa fund në ëndrra

Më bëj mbret, të dhëndërroj!

Mos më lodhet dora, këmba

Kur tek ti të fluturoj.



2.

Më këndo një këngë djepi

E ujdisma fjalë më fjalë .

Në s’ke krua, shko te deti

Hidhja gjoksit bërë zjarr.

Se do tres plumbin e pushkës

Ta bëj dhe ku të mbjell mallin.

Gjethëro te sytë e bukur

Bëmë fllad të ta puth ballin.



3.

Bëmë gjerdan ku të vë dorën

Në një valle ngrohma gjurin.

Mal më mal të zgjedh kurorën

Nëpër faqe të sjell prushin.

Prush i prushit thëngjillndezur

S’ma djeg sirin gjuhë e flakës

Ngjalëro, moj koceshpleksur

Nusëro në jele dallgësh!





4.

Më bëj lis e kapedan

Një ushtri të marr me vete.

Ku të ketë stere e valë

Të të them ca amanete.

Bashkë e leshit të mos soset

Dorë e bukur kur ta dredhë.

Moj nepërka pikalore,

M’i gremis në hon rrufetë .











5.

Se rrufe sot qenkam vetë

Ty të paskam dritë e qiell

Me një këngë i dëboj retë

Për ty sot do sjell një diell.

Sitë e mi, mos m’i verbo

Kur gremis malin e lartë

Ngjalëro, moj ngjalëro

Klumushtore faqekartë





6.

Ngjalëro, moj ngjalëro!



Namik Selmani.





8.Tupanet e fjalës migjeniane





1.

Të hapura

mbetën kanatet e këngëve liridonash migjeniane.

Antivirusi i Harresës

na e ka rrekur lumnueshëm memorjen e Kryepoetit lavërtar

Një dorë pendëartë

zgjatet drejt kështjellarëve nëpër gurët e bedenës flakadane.

E padurimthi

fort po hapka fletët e lavdisë, bash si përqafen valet mbi valë.







2.

Shkërmoqshëm

mbeti grushti qëndrestar e i gjakuar i poetit kah Mali.

Kishat e xhamitë

rizgjueshëm puthkan fjalësertat, fjalë të pathëna poeti.

Dandanget këmbanore

Si flutura ëndrrash flatrojnë qiejve gazmuar nga flladi.

Një copë bukë

në duar lypësish të rinj koha dhimbshëm e thau dhe e treti.



3.

Ani, poet gjokspikëllima

ku ylberet hyjnorë të shpirtit munden pagjakshëm nga tufanet.

Ani, Kalorës i Dhimbjes,

që vrullon e vrullon pa u ndalë në udhët mërgimtare.

Po si s’u theqaf

kjo kreni e shtirur poltronash, prostitutash, kjo kohë vrastare?

Po si s’u tha

ky pikëlot syve të Lulëve dhe Zenelëve, shpesh me duar pa shkronjat amtare?



4.

Dielli u venit,

E kaltërisisë ia hoqën qilimat e odës së laahtë të maleve.

Tupanet e Fjalës tënde

si s’i dëgjojnë shkëmbinjtë që hepohen ndër humnera njëherësh.?

O Ditëvdekje migjeniane

që terratiseni mes një karvani këngësh majëkrahu, telash bjeshkatare

Mes testamenteve gjyshërore

mos mbetshi si fletëvolante të një fushate në tribunat pa njerëz.



5.

O Fjalë poeti

me mërmërima pëllumbash, me mëmësi lehonore ndër qelizat gjakblerta

Ku Ora e Kohës

nuk njeh çirakë të ndërrimit, udhëtarë të një kthimi tragjik

Një turme

mund t’i thahen në duart e lodhura lulet për idhujt pa krena

Po kurrë, kurrë,

s’i thahen fjalët e lume të POETIT që riçelin rreze, filizë….







6.

Tupanet e Fjalës së Rrejshme

u bafshin lëmashk për guva e për hapa të hedhur!

Kollë e Kohëkrisjes

Ta kallë kollën e poetit në turravrapin parajsor.

Në ditëvdekjet migjeniane,

sup më sup, e gojë më gojë, e duarmbështetur

Dhe tingullin e fundit të këngës

Në katarakt ta kthejmë për gjakun e frymën që vlon.





Namik Selmani

0692776828

9.Po vijnë Don Kishotët…



Po vijë nga larg ca Don Kishotë

E derën askush s’ua mbyll

Ndër faqe skuqur rigojnë lotë

E gjethe e dritë u fsheh në pyll.



Po vijnë mes nesh ca Don Kishotë

Zezon një shall përmes sherrnajës

Qyqon një derë, një shpat, një hon

Garojnë pa fund përmes piskamës



Piskon kjo kohë e verbëruar

Që kërkon sy e kërkon veshë

Mbi zjarr sheh djepin e shkrumbuar

Mbi det po mbyten libra, fletë.



E Sançot ndërrojnë pa fund kollaret

Se Donët duan madhështi

Nuk di ku janë Rosinantët

Tek shoh një vile, një benz të ri..



Po vijnë ata me vrap galopi

Pa një patkua e kapistall

E dora ngrirë mbet nga të ftohtit

E gjaku si përrua pa ujë u tha.



Po vijnë e shkojnë nëpër avionë

Në çdo hotel i pret Dylqinja

Ca celularë po cicërojnë

Në tavolinë ku vret vetmia.



Po vijnë sërish ca Don Kishotë

Gërdallur mes dhimbjes së ëndrrës

U thyen e humbën purtekat e lodrës

U terratis në det profecia e këngës.



Në zjarr Prometeu ndez shkrepsen

Të mos shuhet ky qiell, kjo dritë

Ata vijnë e shkojnë mes njerëzve

E njerëz s’u bënë kurrë një ditë



S’ia ndalkan turrin dallga, vala

S’ia mbyllin udhën gjerdhe, frerra

.Po vijnë pa fund ca Donë gërdallë

..Mes nesh po mbillet dhimbja, heshtja..



Po vijnë pa fund ca Don Kishotë…



Namik Selmani = 0692776828





10.Monumenti i ëndrrës mëmëdhetare



Meditim para bustit të poetit Naim Frashëri në Tetovë



Anës lumit të Vardarit

Shkon e vjen me hap poeti.

Përmbi maja ku flet Sharri

Paska ardhur vetë Deti.





Majë malesh mbi Tetovë,

Qënka bërë si Mjeshtër Guri

Një kala don të ndërtojë

Fjalë pas fjale, sup pas supi.





Një kështjellë shqiptarie

Mos e shkulë kurrë tufani.

Në një odë mençurie

Prush i fjalës skuq nga malli.





Anës lumit të Vardarit

Tunden djepa, thuret kënga.

Gazmojnë pragje Gostivari

Kur poeti uron nëna.





Një qiri është bërë diell

Zbardh rudina cep më cep

Mos ia merrni këtë qiell!

Mos ia thani lulet krejt !





Përmbi bust ulen pëllumba

Si në bangë shfletojnë agimet.

Vallë e lodhi shumë udha ?

Mos iu thanë vallë burimet ?







Kur të zgjohet prapë mes Majit

Ku Vardari shkon e vjen.

Monument ribëhet mali.

Dhe kujtesa prushëron.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi