Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH Empty Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 1:20 pm

Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH N1531091616_3451
Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH

Në dyert e tejdukshme
mundohet ta qes kokën jashtë
në atë drejtim nga ai shkoi
po pret nënë e mjerë
që t’i kthehet i vetmi djalë prapë
lotin t’ia fshijë me dorën e njomë
të vetmen dëshirë që ka.

Jam lodhur nga pleqëria
nga pritja dhe mërzia
më mbyti ai mall për te
lus Zotin të ma merr këtë shpirt,
por pasi ta shoh në ëndërr
se shumë e kam mall.

Me vite pritëm gjatë
ku ta di a është ai gjallë
por lutem o Zot që na ke falë
që edhe ai ta pret një përqafim
dhe ai përqafim kurrë mos t’ na ndajë.

Zgjohem e duart më rrinë hapur
ashtu i mbaj tërë ditën
shpresa më mban të gjallë
flas nganjëherë edhe me zë
erdhe or bir i dashur
më mbaj në përqafim të lutem
se vetëm kështu po ndihem gjallë...

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është!

Afrim Asllani: Poezi - LUTEM, POR AS ËNDËRR S’E SHOH 4716_1050701717721_1531091616_30115207_5969321_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi