Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet e të përzgjedhurve‏

Shko poshtë

Zgjedhjet e të përzgjedhurve‏ Empty Zgjedhjet e të përzgjedhurve‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 9:38 pm

Zgjedhjet e të përzgjedhurve‏

Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kutiështë në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm samund ta përkëdhel me fletëvotimTë gjithë e kemi ditur se do të vjedhin vota. Njerëzit më shumë pobefasohen me të befasuarit. Duke e duruar hajninë dhe plaçkitjet përdhjetë vjet me radhë, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes është bërë i lartë.Njerëzit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qartë vjedhja. Ata ekanë ditur. Ashtu siç e kanë ditur bërllokun në tokë e ndërtimet pa lejenë qiell. Më shumë ka të atillë që qeshin ndër hundë me ata që ankohen përvjedhje votash, sesa aso që shqetësohen dhe mendojnë se duhet bërë diçka.Njerëzit e kanë ditur se do të ketë vjedhje më 15 nëntor 2009. Jo vetëm nëGjakovë, por anekënd Kosovës. Sepse vjedhje kishte secilën ditë të lumepara saj. Njerëzve që ua kanë vjedhur ujin, dritat, vendin e punës, arsimin,përkujdesjen shëndetësore, ndërmarrjet publike e shoqërore, pasuritëtokësore e nëntokësore, flamurin e himnin, hapësirën urbane e rurale,mirëqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe ëndrrat, njerëzve që në përgjithësiua kanë vjedhur të kaluarën e të ardhmen, t’iu thuash tash se ua vjedhënedhe votën, është një lloj i çuditshëm ofendimi për ta. Ata që s’lanë gjë pa ia vjedhur qytetarit, pse do të hezitonin të vjedhninkur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjtë? Po, anuk ishte kjo shenjtëria tipar i rezervuar për pronën private? Në fakt,kur thuhet se diçka është e shenjtë, kjo bëhet vetëm për ta mbrojtur atëgjë në brishtësinë e saj. Nëse diçka do të ishte njëmend shenjtërisht epacenueshme, ajo nuk do të kishte nevojë për fjalët mbrojtëse të askujt. Disa komisionerë në zgjedhjet lokale të së dielës kishin fotografuarkolegët e tyre meqë s’kishin pasur se çfarë të bëjnë tjetër. Të ngujuar nëpozitën e spektatorit para vjedhjes së votave, ata e ndanë me të gjithë tëtjerët ulësen e tyre, duke na bërë spektatorë edhe neve. Kërcënimi klasik“Paratë ose jetën?” i kaubojve ndaj udhëtarëve të trenit të rrëmbyer, nëKosovë komisionerëve u ishte shndërruar në kërcënimin “Votën ose jetën?”,e që sërish është e njëjta gjë. Mbase tash e kemi kuptuar më së miri pse nuk pati kamera në vendvotime.Patën qenë ambasadorët e Quintit (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhedhe Itali) ata që muaj më parë e vulosën debatin për ose kundër kamerave.Me vetë faktin që kishim një debat të tillë të nxehtë, kamerat duheshinlejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit për to, natyrshëm u shndërrua nëinkurajim të asaj që do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota efshehtë e qytetarëve u vodh fshehtas qytetarëve mandej. Si bëhet që ambasadorët e Quintit u përzien në një çështje si kamerat nëvendvotime? A nuk do të duhej që ata të merreshin me çështjet ebashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe vendeve të tyre? Po mirë, edheatëherë kur nuk janë vetëm ambasadorë, pse ata rregullisht përzihen nëhollësira në të gjitha aspektet e jetës sonë politike, ekonomike dheinstitucionale? Mikromenaxhimi që e praktikon Quinti në Kosovë ështëdëshmi se sa i brishtë është sistemi në Kosovë me në krye Thaçin eSejdiun, sistem ky që më shumë është sistem i Quintit (shto këtu edhePieter Feithin e shefin e EULEX’it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetarëvetë këtij vendi. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kulle prej letre ështësistemi politik në Kosovë, andaj ndërhyjnë gjithandej, duke observuar memikroskop. Dështimi në një detaj të sistemit mund t’i kushtojë fatalishttërë sistemit. Pasditen e këtyre zgjedhjeve, të njëjtit diplomatë nxituan t’i shpallinato shumë të suksesshme, ani se gjithnjë e më shumë flitej për parregullsidhe përkundër faktit që shumica nuk kishin votuar fare. Na dhanë nota tëlarta sikurse arsimtari nxënësit, duke e konfirmuar nevojën e tyre qëKosova e varfër dhe e ndarë përbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci edrejtësi, me çdo kusht të portretizohet si një rrëfim i suksesshëm. Njëmik imi thotë që Kosova është e privuar nga e drejta për të dështuar.Thjesht, s’na lejojnë të dështojmë. Neve na e kanë përcaktuar fatin: duhettë jemi rrëfim i suksesshëm edhe kur s’jemi të suksesshëm. Rrëfimi ynës’është rrëfim yni. Kosova është rrëfim i kidnapuar. Burokratëtndërkombëtarë e kanë përzgjedhur elitën tonë e cila organizon zgjedhje. Kjo është arsyeja pse tamam atëherë kur nis të krijohet një valë ekritikës kundër elitës sonë na vijnë personazhe të famshme të politikësbotërore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., të cilët i lavdërojnëpolitikanët tanë, ua rrahin krahët atyre, dhe e dekurajojnë popullin qët’i kundërshtojë ata. Ia ushqejnë popullatës vendase inferioritetin: kushjam unë t’i kundërshtoj këta politikanët tanë që, ndonëse aq të korruptuare të paaftë, megjithatë janë miq me politikanët më të fuqishëm në botë! Kutia e votimit është vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirëpo, kjo kutiështë në anën e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetëm samund ta përkëdhel me fletëvotim. Njerëzit në Kosovë e dinë këtë. Ashtusikurse që e dinte edhe kryetari i Ukrainës, Viktor Yushchenko. I bindurse Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t’ia vjedhin votat në zgjedhje,Yushchenko përgjatë fjalimit të tij një javë para zgjedhjeve të 31 tetorit2004, do ta citojë – s’mund ta merrni me mend kë – Stalinin: “Në vitin1936, Josif Stalin, ka thënë që nuk ka rëndësi se si voton, por rëndësi kase si numërohen votat”. Zgjedhjet në Kosovë ta kujtojnë Yushchenkon teksakujton Stalinin.

REFERENDUM--
Atdhe BUJA Prishtinë
Flamurin të cilin e mbajti në gji Isa Boletini kur po luftonte kundërSerbisë në veri të Kosovës, flamurin kuqezi për të cilin ra AdemJashari me familje, këtë flamur me shqiponjën dykrenare mbi të cilin ebëri betimin Zahir Pajaziti, Shkëlzen Haradinaj e Fehmi Lladrovci,flamurin e Skënderbeut që ishte stema e UÇK-së, këtë flamur me tëcilin i mbështollëm 2500 djem e vajza që dhanë jetën për Kosovën,pikërisht që në Kosovë ai një ditë të mund të valonte i lirë. Kotpërpiqeni Identiteti ShQIPTAR rron!

Dergoi: Gjergj Driloni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi