Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 10:56 pm

Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu N1208896826_1699

Monda Korca: Udha per te njejten zemer-Tregim-nga-Raimonda Moisiu



Pse çdo pyetje është një sfidë???!!! Pse çdo sfidë ka shumë pyetje???!!! Por, hapat në atë udhë numëronin përgjigje.

******
Ajo ia nguli sytë bregut të liqenit. Shikonte pulëbardhat si uleshin e ngriheshin në fluturim. Ia hodhi sytë njeriut që ajo pat dashuruar. Që akoma e dashuronte. Një shikim i gjatë me sytë gjysëm të mbyllur. Kujtonte veten dhe Nardin, kur rrinin me orë të tëra shtrirë përgjatë tij dhe dallgët e liqenit, Iu mbulonin trupat. Ajo çka ndjente për atë ishte eternale.

- Danila, - thirri ai, duke u përpjekur ta afronte pas vetes.

- Të kujtohet ajo kënga, e para fare, që më këndove në takimin e parë???

Danila tundi kokën.

- JO! Atij kurrë nuk i kishte shkuar nëpër mend se ajo mund të harronte atë këngë.

- Ndoshta është koha të shkruash një tjetër. Një që të fillojë aty ku e lamë. Danila kësaj here tundi kokën më fort.

-Jo,- tha ajo.

- Jo më këngë, jo më muzikë …Gjithçka mbaroi. Dëshironte ta merrte në krahë, por nuk mundi. Ai i kishte munguar asaj. Nardi mundi ta ndjente njësoj si për veten e tij. Ata kishin qenë bashkë, ndarë së bashku zemrat për disa vjet. Por…

- Më duhet të ik, - i tha ajo. Çliroi duart nga të tijat.

- Dhe të kërkoj që….

- Cfarë? - e pyeti Nardi me të shpejtë, i gatshëm për të premtuar diçka.

- Më lër të qetë!, - tha ajo. Qëndruan për disa çaste me sytë e ngulur te njëri-tjetri. Ajo lëvizi buzët për një sekondë. Nardi mendoi se ajo do të thoshte dicka. Nuk tha asgjë, biles asnjë fjalë. Qëndronte aty. Ndiqte me sy Danilën, teksa largohej. Hapat e saj lëshonin tinguj. Ajo i kishte kërkuar që ta linte vetëm, dicka që ai nuk mund ta bënte. Nardi mbylli sytë. Dëshironte t’i tregonte asaj se kishte një ritëm ecja e saj dhe që ngjante me tingujt e këngës së parë.

- Jo, jo nuk do ta linte më vetë!

******

Ishin ulur në stolat e lulishtes buzë liqenit. Si dikur! Nardi i shtrirë me kokën në prehërin e saj.Vetëtimat lëshonin dritën që çante qiellin gri. Numri i sekondave mes vetëtimës e gjëmimit tregonte se stuhia po afrohej. Të dy dashuronin shumë erërat e forta të verës. Biles iu kujtua ajo ditë, para se ai të largohej, ndërsa babai i saj ishte në punë dhe Danila po kompozonte një këngë, Nardi e coi atë në ballkonin e shtëpisë. Shiu binte me vërtik dhe era tundte pemët jashtë. Ajo u shkri në krahët e tij, duke vështruar qiellin. Vetëtimat vezullonin fytyrat e tyre. Puthjet e tyre. Edhe tani njësoj si atëherë!

- Një sekondë, dy sekonda, tre sekonda!, - numëruan të dy. Dhe, më pas u dëgjua bubullima. E ndjenin deri në koskë.

- Stuhia është vetëm një kilometër larg, - i tha ajo, teksa përkuli kurrizin dhe e puthi Nardin. Buzët e tij përvëlonin. Shijonte puthjen i përhumbur. Sa herë ata ishin së bashku, sa herë që ata putheshin, ajo ndjehej dyfish shumë e gëzuar e lumtur….dicka më ndryshe.

- Kjo ditë nuk dua të ketë mbarim. Rrimë këtu, - i tha ajo, duke e shtrënguar fort.

- Gjithë natën???

- Po. Dhe, kurrë mos u largo!

- Dakort, - i tha ai, duke ia larguar balluket nga balli dhe i nguli vështrimin. Afroi fytyrën e saj ngjitur me të tijën. E puthi butë…fort…fort. Trupat e tyre ishin shumë pranë njëri - tjetrit. Pikat e para të shiut iu ranë në kokë, fytyrë, buzë... Danila dëshironte që shiu kurrë të mos ndalte. Edhe puthjet!

- Oh!, - ofshani ajo.

- Ç’pate?

- Do të jetë diçka e çuditshme!

- Shumica e gjërave janë të tilla! A e beson këtë? Zakonisht çdokush mendon se cdo gjë është vërtet një çudi.

- Po! - i tha Danila, duke i buzëqeshur. Ajo e donte shumë atë. Ai e shikonte botën njësoj si ajo. Shumë gjëra ndodhin në jetë, mes tyre edhe ndarja, por kjo nuk është arsye,. Është veçse një shpjegim i së kaluarës. Nardi e puthi përsëri, duke përshkuar dorën në krahët e saj. Ajo kishte veshur një bluzë pa mëngë. Ndjehu butësinë e gishtave të tij.

- Kështu që, - la në mes fjalën ai. Çfarë tjetër të duket e çuditshme?

- Oh! Më mungon shumë! Të dua shumë!,- ia ktheu ajo. Nardi tundi kokën. Ai ishte i pashëm, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela. Ai dukej si një njeri që mund të bëjë gjithçka. I qeshur në cdo moment. Dukej më i ri nga vitet që kishte. Kishte mirësi, zgjuarësi, urtësi dhe ngrohtësi në sytë e tij.

- Edhe unë të dua shumë! Më mungon cdo cast, - pëshpëriti ai.

- Pse ndodh kjo? Biles edhe tani që ne jemi së bashku? - e pyeti Danila, duke e shtrënguar më fort me krahët e saj. Ato fjalë e benë të mbushë sytë me lot. Puthi buzët e tij, I prekte gjuhën dhe ndjente se sa shumë ajo e donte atë. E vërteta ishte aq sfiduese, saqë ndonjëherë ajo nuk mund të jetonte asnjë minutë pa të, pa trishtimin që shfaqej në fytyrën e saj nga gjithë ato ardhje e ikje, pa hapat që të ecnin bashkë me jetën...

Dikur, megjithëse, dikur, Danila dëshironte premtimin. Edhe ajo t’i premtonte atij, se ata do të ishin gjithmonë së bashku. Së bashku! Besnikë të premtimit! Të njëri – tjetrit. Danila e pëlqente shumë atë! Një kombinim i gjërave që ata të dy dëshironin, kishin pasion dhe hob. Dëshironte të zgjaste përgjithmonë. Patën mësuar cdo gjë bashkë, cfarë ishte e nevojshme, e domosdoshme për t’u mësuar në jetë., si muzika, arti, letërsia, poezia, filmi, mendimi, ideja, regjia, teatri... Ajo krijonte e kompozonte, Ai shkruante skenarë, redaktonte, bënte filmin e subjektin. Ai ishte ambicioz. Kohët e fundit kishte një ide në tru! Të bënte një film, për ata, të pafajshmit në faj.

Ishte një mister i vecantë, një temë e ndjeshme, por shumë e bukur për t’u bërë film. E trishtë për Nardin! Ai nuk e pati njohur kurrë babanë! Dhe, e ëma kurrë nuk i pati folur për të. Kush ishte ai! Nardi ishte njeri i dashur, plot dashuri, me një shpirt gjeneros. Renditi në një listë të gjatë gjithçka i duhej për filmin dhe vëndin se ku do ta xhironte atë.

Por atë ditë me stuhi, nuk mendoi shumë rreth filmit. Ai kishte një tjetër ide. Ata ishin aty në stol, me mendimin se mund të intervistonin njëri-tjetrin, diçka ndryshe, vetëm për të dy!

******

- I pëlqen stuhitë?

- Po! Pemët, bari, fëshfërijnë dhe nga dritaret fërshëllen sinfonia e erës. Treteshin në tingujt e muzikës që vinte me valët e erërave të verës.

- Tregomë dicka të bukur. Për liqenin, për gjethet që këputen si në vjeshtën e vonë, për qytetin X. Cfarë nënkupton për ty ky qytet?

- Është vëndi ku prindërit e mi u takuan përherë të parë. Aty, më pas, linda unë.

- Kush janë prindërit e tu?

- Nëna ime është Arlinda Zambaku – tha, me një buzëqeshje në fytyrë.

- Është një pikturiste e talentuar, - plotësoi ai, duke i bërë gishtat si penel. Në çast buzëqeshja në buzët e tij u venit:

- Babain nuk e njoh.

- Vërtet?

- Po vërtet. Më braktisi.

Danila ngriu e tëra. Vështroi fytyrën e Nardit. Teksa ajo bënte pyetjet retorike, dallonte dhimbje në sytë e tij. Qëkur babai i tij ishte larguar nga jeta e tij, vërtet ai nuk ekzistonte? Cfarë ishte ai për Nardin???

Vendosi kamerën mënjanë. Intervista kishte mbaruar. Kjo pjesë e filmit kishte dalë e bukur. Tepër origjinale.

******

Shiu filloi të binte më shumë. Ai mbështeti kokën në gjoksin e saj. Ajo përdridhej në krahët e tij, ndërsa ishte shtrirë përgjatë trupit të gjatë e të fortë. Duart e tij luanin me flokët e saj. I pëlqente shumë të luante me to.

- Të dua përgjithmonë, - mërmëriti Nardi.

- Edhe unë, - mërmëriti edhe ajo.

- Do të dëshiroja të të vija unazën në gisht, - i tha ai në vesh. Ajo e puthi.

- Kjo është më e bukur se unaza,- i tha ajo, duke e puthur përsëri. E mbështolli me krahët e saj. E shtrirë mbi trupin e tij ngjitej më shumë.

- E njëjta gjë.

- Cfarë është ajo?

- Që unë të dua. Gjithmonë do të dua….Më pas u puthën, I pëshpërisnin njëri -tjetrit pa u shkëputur. Ishin të lirë e moskokëçarës.

- Besoji dashurisë! Të kujtohet kur bëre atë këngën për mua? – e pyeti ai duke i buzëqeshur. Danila u drodh. Gjithkush mendon se shkrimtarët shkruajnë në libra pjesë nga jeta e tyre. Këngëtarët i këndojne vetes së tyre. Rregjizorët bëjnë filma për jetën e tyre dhe pikturistët pikturojnë potretet e tyre sekrete. Vërtet, kënga e parë e Danilës ishte baladë dashurie, për dashurinë e tyre.

- Po, po, ti ishe një frymëzim për mua. Ti gjithmonë pate besuar në dashuri. Biles dashuria triumfon në jetë. Unë nuk të pata besuar më shumë se askujt tjetër, të desha më shumë se askush tjetër. Kjo është arësyeja pse unë krijoja e kompozoja vetëm për ty!

- Unë isha dhe akoma jam i dashuruar me ty!- I tha Nardi, duke luajtur me buzët e saj.

- E di. Dhe unë ndjehem njësoj si ty! Të dua më shumë se cdo gjë në këtë botë!- bëlbëzonin buzë më buzë, të dy.

Dashuria e vërtetë kurrë nuk vdes, sado kohë të kalojë, zemrat kanë të njëjtën rrahje si në fillim të saj, dhe sekreti i zemrës mund të ndryshojë gjithçka.

- Të të kërkoj diçka?

- Sigurisht!

- Të martohemi!

- Dakort, por jo tani afër. Presim një kohë sa ta rinjohim veten. Pas këtyre vite ndarje, mendoj se martesa merr një kuptim tjetër. Tani për tani i besoj dashurisë. I besoj me gjithë zemrën time. Dëshiroj që tani të zgjatë shumë, përgjithmonë! Unë u rrita me ty. E pashë botën nëpërmjet syve të tu. Ndjehesha e gjallë, e brishtë dhe e dëlirë. Kurrë nuk e imagjinoja veten pa ty!

- Martesën e shoh kurorëzimin e dashurisë së vërtetë, - tha Nardi.

Këngët mund të rishkruhen. Kitarat mund të luajnë përsëri. Ai ishte në zemrën e shpirtin e saj, cdo minutë, cdo ditë. Po ashtu edhe ajo.

Danila shtrëngonte dorën e Nardit. Shiu u bë më i rrëmbyeshëm, Ajo ndjehu forcën e ujit, freskinë e tij.

- Danila! - mërmëriti Nardi emrin e saj.

- Këtu jam.

Ia hodhën krahët njëri - tjetrit. Ajo ndjehu ngrohtësinë e trupit të tij në rrobat e lagura. Ndjente rrahjet e zemrës. Ato bëheshin një, si të ishin një, ashtu si ata patën qënë dikur së bashku, dhe kurrë nuk do të ndahen më. Koha shëron plagët! Ajo kurrë nuk e venit dashurinë, kur ju mendoni që largësia ekziston vetëm si një iluzion.

Ajo ia puthi buzët. Ai shijoi kripën e lotëve. Vështronin njëri - tjetrin në sy. Nuk thoshin asnjë fjalë.

- Nardi! - pëshpëriti ajo.

- Danila, - pëshpëriti ai. Ai qeshi fort, duke e puthur fort.

- Ti je zonjusha PËSHPËRIMË!

- Shshsh, është titulli i filmit,- i tha ajo. Dua vetëm të jem me ty.

Ai e shtrëngoi fort në krahët e tij. Ia lëmonte ato. Ajo I lëmonte kurrizin. Ia ngriti mëngët e bluzës. Prekte shpatullat e tij. Ajo e gudulisi atë. Ai qeshte.

- Më thuaj dicka të bukur!

- Të dua!

- Do të dua përgjithmonë, - ia ktheu ai.

Ai i puthte në heshtje ballin, faqet, buzët… përsëri e përsëri.

- Tregomë dicka.. – e luti dhe një herë.

- Atë këngën që bëra mbrëmë për dasmë?

- Po! - i tha ai.

- Është kënga e dasmës sonë,- vërtetoi Danila.

- Dalina, është e vërtetë? - e pyeti ai, duke i buzëqeshur.

- Nardi, do martohemi bashkë?

- Ti e di që unë mezi pres të jesh princesha ime!

Shiu pushoi. Rrezet e diellit ndriçuan dhe ngrohën fytyrat e tyre. Qielli u bë më blu se kurrë. Nën vështrimin e vetëm të kaltërsisë qiellore ata putheshin…

Raimonda Moisiu


Hartford, CT, nëntor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi