Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenderbeu ne Bukuresht ne 600 vjetorin e lindjes se Tij‏

Shko poshtë

Skenderbeu ne Bukuresht ne 600 vjetorin e lindjes se Tij‏ Empty Skenderbeu ne Bukuresht ne 600 vjetorin e lindjes se Tij‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 11:30 pm

Skenderbeu ne Bukuresht ne 600 vjetorin e lindjes se Tij

http://www.albanezul.blogspot.com/

Në këtë manifestim historik u lansua ideja e Shipkovicës që kisha katolike ta shenjtërojë Skënderbeun, dhe që në Bukuresht të ngritet një përmendore e tij. Nga fjala e ambasadorit shqiptar: "Le të na frymëzojë figura e Skënderbeut që ne, banorët e kontinentit tonë, të lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin, ta duam dhe ta respektojmë edhe më shumë njëri-tjetrin, duke ia lënë kohës që shkoi çdo parim të keq që ndan dhe nuk bashkon". Fati i Kosovës nuk shëmbëllen me fatin e hungarezëve të Transilvanisë, siç trumbetonin filoserbët e Rumanisë, por me atë të rumunëve të Besarabisë. Kosova përnga ekspansioni pansllavist është motra binjake e Besarabisë. Po qe se Besarabia (Republika e Moldavisë) e përfitoi të drejtën për t'u shkëputur nga Bashkimi Sovjetik (1991), pse mos ta përfitojë këtë të drejtë edhe Kosova?
Baki Ymeri* (Bukuresht)

Solidariteti rumun për përkujtimin e Skënderbeut në Bukuresht, në 600 vjetorin e lindjes së Tij, ishte i një niveli të lartë. Simpoziumi i organizuar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Muzeu Kombëtar i Historisë, Revista Magazin Istoric dhe Shoqata për Ballkanistikë dhe Sllavistikë (20 tetor 2005), është një eveniment që do të mbahet mend. Manifestimi i u mbajt në njërën nga sallat e Muzeut Kombëtar të Historisë, në prani të një auditori të gjerë, i përbërë nga shkrimtarë dhe shkencëtarë, profesorë universitarë, studentë e gazetarë, përfaqsues të komunitetit shqiptar, bij e bija rilindasish me origjinë nga nga Mirdita, Lezha, Tirana, Korça, Kërçova e Tetova, nga Çamëria e Kosova; shqiptarë, rumunë dhe arumunë, bullgarë, hungarezë dhe hebrenj. Nga personalitetet shquhej presidenti i Federatës së Komuniteteve Hebreje, avokati Sorin Iulian, ishambasadori i Rumanisë në Shqipëri, prof. Gjorgje Miku, filoshqiptarët Tiberius Puju, Jon Vule etj.
Simpoziumin e hapi drejtori gjeneral i Muzeut Kombëtar të Historisë, prof.univ.dr. Krishan Musheceanu (Crisan Museteanu). Pasi bëri një ekspoze të shkurtë për legjendën e pavdekshme të Krujës, ia dha fjalën profesorit universitar, dr. Nikolla Çakirit (Nicolae Ciachir), autor i librit Istoria moderna a Albaniei (1974) dhe i dhjetra studimeve shkencore mbi lidhjet rumuno-shqiptare. Në kuadrin e ligjëratës Skënderbeu dhe Evropa, Çakiri potencoi bashkëpunimin e fuqishëm që kishte Gjergj Kastrioti me Papën dhe me prijsit ushtarakë të Rumanisë, sidomos me Janku de Hunedoarën (Gjon Huniadi), vojvoda i Transilvanisë dhe regjent i Hungarisë. Skënderbeu dhe Hunedoara, faktikisht ishin dy nga figurat më proeminente të Evropës në Mesjetë. Çakiri përmendi një serë autorësh rumunë që kanë botuar libra, përkthime dhe studime të panumrëta mbi Skënderbeun (që nga Gjorgje Shinkai, Jon Buculesku, Francisk Palli e deri te Xhelku Maksuti, autor i një vepre të rëndësishme për Skënderbeun, që pritet ta shohë dritën e botimit në pranverë të vitit të ardhshëm). Piktori shqiptar, Gjini Teohari, sipas Nikolla Çakirit, ka organizuar në Bukuresht një ekspozitë madhështore mbi Skënderbeun, në kohën e Mbretërisë.
Përndryshe, janë botuar në veri të Danubit një serë librash me portretin e Skënderbeut në ballinë, është përkthyer Skënderbeu i Sabri Godos rumanisht; Anxhela Marinesku ka botuar një vëllim poetik me titullin Scanderbeg (edhepse përmbajtja nuk ka të bëjë me Skënderbeun si luftëtar, por emri i tij shfrytëzohet në titull si simbol i fuqisë); ka funksionuar në Bukuresht para 50 vitesh, Federata Sportive Skënderbeu; është përkujtuar Skënderbeu në 500 vjetorin e lindjes së tij (1968). Prof. Gjorgje Miku (ishambasador shumëvjeçar i Rumanisë në Tiranë, në ndërkohë këshilltar i ambasadës rumune në Moskë), foli për Skënderbeun në letërsi, duke shfrytëzuar burime të rëndësishme nga monografia më e re e Kristo Frashërit mbi Skënderbeun (botim i Akademisë shqiptare të Shkencave).

Skënderbeu i Madh dhe i Shenjtë
Prof. dr. Xhelku Maksuti, lideri shpirtëror i shqiptarëve të Rumanisë, themelues i Bashkësisë Kulturore Shqiptare dhe i serisë së re të revistës Shqiptari/Albanezul, autor i qindra artikujve shkencorë mbi relacionet rumuno-shqiptare dhe i disa studimeve mbi Skënderbeun, u ndal në disa pika të shkurta, duke theksuar faktin se revista Natiunea (Kombi) botoi këto ditë një studim për Skëlnderbeun, ndërsa më 21 tetor, radio Bukureshti jep një emision mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Sipas tij, Mesjeta gabimisht konsiderohet nga disa historianë si një periudhë e errët. Mua ma merr mendja se përkundrazi, Mesjeta nuk është e errët, por përkundrazi: e ndritshme, ngase figura më e shkëlqyer e asaj periudhe ka qenë Skënderbeu, dhe po të kishte sot Shqipëria një Skënderbe, tjetërsoj do të ishte pozita e saj në Evropës, e Evropës si Evropë, madje ndoshta edhe e tërë botës. Kjo ishte e para. E dyta ka të bëjë me faktin se profesor Maksuti e transmetoi idenë fisnike të Shipkovicës, edhe para opinionit bukureshtar: Po qe se rumunët e shpallën Shtefanin e Madh të Shenjtë, pse mos ta shenjtërojë Kisha Katolike edhe Skënderbeun?
Po të mos ekzistonte Skënderbeu, nuk do të ekzistonte Roma. Pas pushtimit të Konstantinopojës, theksoi prof. Maksuti, Muhamedi i II-të, sulltani më i shkëlqyer i Turqisë, kishte një ideal të vetëm: të arrijë në Romë dhe ta ngrejë flamurin në majë të Bazilikës së Romës, për ta shndërruar Romën në një Konstantinopojë të dytë. Krejt flasin për integrim evropian, por këtë Evropë kush e ka mbrojtur? Një si Skënderbeu, tjetri si Shtefani i Madh i Moldovës, tjetri si Janku de Hunedoara. Aleanca më e fuqishme që kanë patur Skënderbeu, ka qenë ajo me Janku de Hunedoarën. E kemi festëruar Skënderbenë në Bukuresht, edhe në 500 vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtin formacion si ky, pa e harruar kurrë figurën e tij. Pra kemi bërë diç edhe tani, kut në 600 vjetrorin e lindjes së tij, mendojmë se do ta nderonim edhe më shumë sikiur t'ia ngrejmë një përmendore në Bukuresht. Pse? Nngase rumunët nuk kanë patur kurrë gjë kundër heronjve, dhe sidomos ndaj njërit i cili ka qenë në lidhje të përhershme me heronjtë më të mëdhenj të trojeve rumune, Janku de Hunedoara, Vlad Cepesh, Shtefani i Madh dhe i Shenjtë i Moldovës. Mos të harrojmë me këtë faktin se perandoria osmane zgjati deri më 28 nëntor 1912, kur nga Bukureshti Ismail Qemali u nis me delegacionin e tij për në Vlorë, për të ngritur flamurin e independencës, siç pat vepruar edhe Skënderbeu në kohën e tij, duke e ngritur flamurin në Krujë.

Tradhëtia e Gjergj Brankoviçit dhe Independenca e Kosovës
Prof. Maksuti e përkujtoi veprën monumentale të Barletit, e përkthyer tërësisht apo fragmentarisht, në gjuhë të shumta evropiane e botërore. E përkujtoi poashtu Volterin dhe respektin e tij ndaj Skënderbeut si dhe fjalët e një anglezi fisnik, sipas të cilit, po qe se do të dështonte Skënderbeu, do t'i kanosej rreziku tërë Evropës. Duke e mbrojtur Shqipërinë, Skënderbeu e mbronte Evropën, edhepse Roma nuk i pat dhënë, aq sa kërkonte për pajisjen e ushtrisë së tij. Edhe prof. Maksuti i dha rëndësi të madhe bashkëpunimit të madh që kishte Skënderbeu me vojvodën e Transilvanisë, duke përmendur tradhëtinë e despotit serb Gjergj Brnakoviç kundër Janku de Hunedoarës. Si pasojë e kësaj tradhëtie, të krishterët e humbën për herë të dytë betejën e Kosovës (1444). Mundja e të krishterëve të Ballkanit, siç duket pra, u shkaktua si pasojë e dinakërisë së një të krishteri serb. Duke përfunduar, prof. Maksuti potencoi shqiptarizmin si fe e shqiptarëve, duke e përmendur faktin se Skënderbeu u lind nga një nënë shqiptare ortodokse, nga një baba katolik, e ërqafoi detyrimisht islamizmin si jeniçer dhe komandant i ushtrive osmane, për t'u shuar dhe varrosur sipas ritit katolik në kishën e Shën Nikollës në Lezhë, pas një çerek shekulli luftërash permanente me sulltanët më të fuqishëm të Turqisë.
Pas vdekjes së tij, perandoria osmane do të zgjasë deri më 28 nëntor 1912, kur shembja e saj, ndërlidhet me Bukureshtin, ku Ismail Qemali, pas një serë konsultimesh me autoritetet rumune dhe Koloninë Shqiptare të Bukureshtit, vendosi në Vlorë që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e mosvarme. A do të shpallet edhe Kosova e pavarur? - pyesim ne. Kjo nuk varet nga kundërshtarët e demokracisë, por nga ndërlidhja aktive e Kosovës me Bukureshtin e presidentit Bësesku, të kryeministrit Tëriçeanu, dhe të ministrit të jashtëm, Mihai-Rëzvan Ungureanu. E themi këtë duke patur parasysh faktin se Beogradi bën çmos për ta mashtruar këtë vend gjoja se Kosova qenka djepi i formimit të kombit serb dhe se ajo duhet të mbetet në kuadër të Serbisë (deklaratë e paradisaditshme e deputetit të Unionit Demokratik të Serbëve të Rumanisë, Sllavomir Gvozdenoviç, në emisionin Antena e partive parlamentare). Ku janë replikat e deputetes joshqiptare të shqiptarëve të Rumanisë ndaj deklaratave të këtilla destruktive?
Fati i popujve të vegjël vendoset në qendrat e mëdha. Zëri i Bukureshtit ka ndikim të fuqishëm te faktori ndërkombëtar, i cili vendos edhe për fatin e Kosovës. Rumania dhe Kosova nuk kanë nevojë për emisarët e çaushizmit që i toleronin propagandat serbe në massmedian rumune. Diplomacia shqiptare e Prishtinës dhe Tiranës duhet t'ua përkujtojnë rumunëve faktin se këto propaganda i stimulonin udbashët e Beogradit në bashkëveprim me fundrinat e sekuritates komuniste, të atyre që ishin kundër bombardimeve të NATO-s, kundër Perëndimit dhe kundër Kosovës. Massmedia shqiptare duhet t'ia bëjnë më dije NATO-s dhe Bukureshtit se Serbia i ka diskriminuar me djallëzi edhe rumunët e Luginës së Timokut. Fati i Kosovës nuk shëmbëllen me fatin e hungarezëve të Transilvanisë, siç trumbetonin filoserbët e Rumanisë, por me atë të rumunëve të Besarabisë. Kosova përnga ekspansioni pansllavist është motra binjake e Besarabisë. Po qe se Besarabia (Republika e Moldavisë) e përfitoi të drejtën për t'u shkëputur nga Bashkimi Sovjetik (1991), pse mos ta përfitojë këtë të drejtë edhe Kosova?

Skënderbeu erdhi edhe në Muzeun Kombëtar Rumanisë
Në përmbyllje, drejtuesi i manifestimit e luti t'i thotë disa fjalë Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Shqipërisë në Rumani, z. Leonidha Mërtiri. Po ia japim fjalën: "Të nderuar zonja dhe zotërinj! Duke ndjekur temat e këtij simpoziumi mjaft interesant, pas kaq shekujsh, në Muzeun e madh Kombëtar të Historisë së Rumanisë, na vjen Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Skënderbeu është i pranishëm edhe në muzeumet e Hungarisë, Maqedonisë, dhe të gjithë vëndeve të rajonit, afër kontinentit tonë. Dëshiroj të theksoj me këtë rast vetëm dy fjalë: Pas temave me shumë interes që mbajtën profesorët e nderuar, ne sot po nderojmë strategun e betejave të mëdha, i cili e mbrojti nga pushtuesit e huaj jo vetëm kombin shqiptar, por edhe integrimin evropian. Emri i tij mbetet në gjirin e përgjegjësisë së historisë, duke çarë shekujt dhe duke frymëzuar luftën për liri, jo vetëm të shqiptarëve, të bashkatdhetarëve të tij, por edhe qytetërimin liridashës të kontinentit tonë".
"Me këtë rast dëshiroj të nënvizoj një fakt: Marrëdhëniet e Skënderbeut me Evropën nuk morën fund me vdekjen e heroit më 1468, sepse edhe pas kësaj kohe, Gjergj Kastrioti mbeti një hero që frymëzonte popujt e shtypur për të luftuar për lirinë e tyre. Ky strateg i madh ushtarak, burrë i madh shteti, flet tashmë në të gjitha gjuhët e Evropës përmes veprave të shkruara, të cilat i përmendën zorërinjtë e nderuar. Ai flet edhe nëpërmjet folklorit të këtyre vendeve, e të vendit tonë. Dëshmi e kësaj është prania impozante, programi i pasur i këtij simpoziumi, i pregaditur me kujdes dhe dashuri, nga Muzeu Kombëtar i Historisë së Rumanisë dhe nga drejtori i tij i nbderuar, nga Revista Magazin Historik, nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, nga Shoqata rumune për Ballkanistikë dhe Sllavistikë. Zonja dhe zotërinj! Miq të nderuar! Le të na frymëzojë pra figura e Skënderbeut, që ne banorët e rajonit tonë, të kontinentit tonë, të lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin, ta duam dhe ta respektojmë edhe më shumë njëri-tjetrin, duke ia lënë kohës që shkoi çdo parim të keq që ndan dhe nuk bashkon. Pra, duke nderuar Skënderbeun, ne kujtojmë historinë tonë të lavdishme. Ju faleminderit!"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi