Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 11:34 pm

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë N100000443426890_622
Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë-

Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, Enertin Dh

(Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës)

Ti linde me një zjarr në gji
Dhe u trete
Si një rreze
Mes bardhësisë së kristaltë.

Në shpirt kishe vetëm pafajësi
Që të mbyti
Nëpër dete
Mbushur me dhimbje dhe lotë.

E deshe jetën, dhe pse të mbuloi me zi
Se në shpirt
Mbete ëngjëll,
Mes djajve që mbulojnë këtë botë.

Pena ime dridhet sot
Dhe unë lotoj për jetën tënde,
Kur lexoj në ditarin tënd
Lumin e vuajtjeve që hoqe.

Eh, çtë zhuriti ajo vetmi,
Heshtja ta breu shpirtin e ngratë,
Ta këputi ëndrrën në rini,
Ashtu siç rrëzon ngrica lulet përtokë.

Mua më duket vetja si një murg
Teksa humbas nëpër vargjet e tua,
Ti s’pe mëngjese, por vetëm muzg,
Se dielli i jetës mes dhimbjesh t’u shua.

Kanë shkruar të tjerët për heronj,
Për hënën që fshihet mes reve,
Unë sot do të shkruaj për ty
Që në një stacion të jetës mbete.

Diktatura ta vrau fëmijërinë,
Ta prishi gjumin e veç furtuna të solli,
Të privoi nga prindërit, dhe gjinë
Me tonelata marazi ta mbushi.

Por ti, gjete forcë për të luftuar çdo ditë
Me pushtetin e egër dhe me vetminë,
Durove dhimbjen që t’u rrit në shpirt,
Durove në trup tumorin malinj.

Sa shumë e deshe jetën o ëngjëll – zjarr,
O flutur e brishte pranverore,
Që pështyve në fytyrë vdekjen – acar,
Që me botën e pistë u talle.

Ti linde me një zjarr në gji,
Si më i bukuri yll i gjithësisë,
Kushedi në cilin qiell ndodhesh tani,
Princeshë e kaltër e përjetësisë…

25. 12. 2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Babait

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 11:36 pm

Enertin Dheskali: -Babait

-Babait-

Pikëllim i heshtur në ballin plot rrudha,
Të atit tim stoik, që mbi shkëmbin e kohës
Skaliti buzëqeshje me duart ku tretet dhimbja,
Dhe gjumin e mbyti
Në përrenjtë e vuajtur të ëndrrës…

15. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Sot ndihem poet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 12:25 am

Enertin Dheskali: -Sot ndihem poet

Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Globusr, Enertin Dheskali

Poetët
S’kanë mëshirë për dashurinë,
Poetët
Shok kanë vetëm trishtimin dhe dhimbjen,
Si epitaf ca vargje lenë,
Për t’u kujtuar
Se qenë dhe ata mbi këtë tokë…

Poetët
Janë gjurmët e vetme të njerëzimit
Mbi pafundësinë enigmatike,
Që mbulon këtë botë.
Nuk e di pse sonte,
Nën këta tinguj,
Po ndihem poet.

29. 04. 2003
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Pritje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 1:22 am

Enertin Dheskali: -Pritje
Pak mall në zemër
Për fytyrën e dashur,
Ethet e pritjes
Dridhen mbi kodrat e zemrës,
Me shpresën se do të jemi prapë bashkë.
Pikëllimi
Shkel mbi ndjenjat e korrura
Nga kosa e ndarjes,
Ndjenjat lotojnë pika gjaku
Mbi çarçafin e pritjes…

30. 04. 2003
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -…Pas vdekjes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 1:25 am

Enertin Dheskali: -…Pas vdekjes
Po shkoj, e shoh o njerëz tek po tretem,
Po vdes dhe shpresa me mua sot,
Në varre ëndrrash nis dorëzohem,
Pa klithma, pa pendesë dhe lotë.

Do të lë pas si zjarr të shuar,
Një klithmë shprese nëpër terr,
Në derë të fatit do mbesë e varur,
Pallto e ndjenjave që nis të flerë.
* * *
…Si një kalë i bardhë ëndrrash,
Do kalëroj sipër heshtjes së gjatë
Nëpër gjumë do t’ju vij e do ju tund
Si klithmë shprese që qesh nëpër natë…

10. 03. 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Mesazh për ndjenjat

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 1:29 am

Enertin Dheskali: -Mesazh për ndjenjat
O njerëz,
Ndjenjat nuk nënshtrohen,
Lërini më mirë të lira,
Është e kotë të përpiqeni t’i thyeni
Se ato janë njësoj si pasqyra;
Ju i bini me grusht
Dhe në qindra copëza i ktheni,
Dhe në vend të një imazhi tuajin,
Vetveten në qindra copa gjeni…

19. 01. 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Enertin Dheskali: -Vdekja e poetit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 1:50 am

Enertin Dheskali: -Vdekja e poetit


Një natë pa hënë
Kur qielli qante mbi tokë,
Ai jetës i thoshte lamtumirë
Me vargjet e fundit në kokë.

Letër më s'kish në tryezën e vjetër,
Mbi dërrasën e saj veç pluhuri flinte,
Ai shihte ëndrra me skllevër e mbretër
Dhe det me dallgë që uturinte.

Shtrati i drunjtë kriste nga ëndrrat,
Nje merimangë në dhomë valëviste flamurë,
Ëngjëlli i vdekjes, tek thërriste emrat,
I vari një fletë të bardhë mbi mur.

Ai qeshte për veten dhe qante për botën
Dhe vargjet e fundit zhgarraviste në kokë,
I vinte keq që se mbaroi poemën
E njerëzve të mjerë mbi tokë.

Mbi komodinën e nxirë nga nata dhe tymi
Një orë si korb krokëllinte me zhurmë,
E priste, të zgjohej poeti nga gjumi
Që ta shpinte të flinte tjetër gjumë.

Hëna heshti.
Nga vetëtimat qielli i plakur u ndez,
E fundit ëndërr mbaroi te poeti,
Një poezi i mbeti në mes.


Vetëm heshtja ishte dëshmitare
Kur shpirti dhe trupi iu ndanë,
Vargjet e ëndrrat fluturuan dhe njëherë
E pastaj u tretën dhe ranë...
* * *
Nata e zezë ishte në mbarim
Dhe qante qielli mbi tokë,
Poeti jetës i tha lamtumirë
Me vargjet epilog në kokë...

14. 03. 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë Empty Re: Enertin Dheskali: -Princeshë e përjetësisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi