Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI

Shko poshtë

Demir Krasniqi:TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI Empty Demir Krasniqi:TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 24, 2009 1:48 am

Demir Krasniqi:TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI U1_DemirKrasniqi


Ju këndojmë heronjve të Kombit:



TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI



1. AGIM RAMADANI – “KATANA”



Ndjeu Evropa, u dridh Ballkani ,

Nga dragoit e shqiptarisë .

- Është tërmet, a është vullkani ,

Që çanë bjeshkët për mjedis ?!



-S’ është tërmeti, as vullkani ,

Është Ushtria Çlirimtare,

I prinë Agim Ramadani –

Thyejnë kufijtë n’ trojet shqiptare .

Agim Ramadani –

Gjoksin Titanik,

Me fuqi luani

Doli ai kreshnik !

Agim Ramadani

Lufton si rrufe ,

Strateg ndër beteja –

Diell për Atdhe !



Vijnë djemuria gjithëshqiptare -

Ngjiten kreshtave të Pashtrikut ,

Kundër forcave serbo-barbare

Dhëmbë për dhëmb kundër armikut .



Epopeja legjendare -

Thua se u ngjall ai Skënderbeu !

Më 9 Prill në fshatin Koshare –

Përgjithmonë kufijtë i theu !

Krenohu, moj Zhegër,

Le t’ këndojë Gjilani,

Kolosin me emër:

Agim Ramadani !

Simbol i trimërisë,

Piktor e poet ,

Ra n’ altar t’ lirisë –

Legjendë e gjallë mbet !

Agim Ramadani,

O, Agim “Katana” ,

Lum që t’ pat vatani,

Lum që t’ rriti nana !







2. ÇKA KA THËNË AGIM “KATANA”



Oj, Kosovë, sa shumë luftove ,

Shumë e trimat na i dhurove .

Shumë e trimat e lavdisë,

Që iu banë kurorë lirisë .

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Moj Serbi, sa mirë ta bana !

T’ theva dhëmbët, t’ theva turrin ,

T’ dogja tanket dhe flamurin...



Epopeja legjendare

E Ushtrisë sonë Çlirimtare

U gjakos atje n’ Koshare –

Ku armiku doli fare...

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Mos Serbi , sa mirë ta bana !

T’ theva kokën dhe turirin ,

T’ theva murin dhe kufirin ! ...



Ku pikoi gjaku i Agimit –

Mbiu lulja e BASHKIMIT !

Mbiu lulja dreniçare –

Ritet lirë n’ tokat shqiptare .

Çka ka thënë Agim “Katana” –

Mos Serbi, sa mirë ta bana!

T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin ,

Përgjithmonë ta shkula trurin !...



3. AGIM RAMADANI

Teksti: Faruk Tasholli

Muzika: Demir Krasniqi



N’ rrajza t’ Karadakut,

Pranë Idriz Seferit –

Rriti ‘i djalë Kosova ,

Me sy të skifterit !



Rriti ‘ i djalë Kosova ,

Që ia mbanë flamurin ,

Del n’ Koshare serbit ,

N’ kufi ia shkulë gurin .



Refreni:

Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani ,

Të lumtë dora e pushka –

Agim Ramadani !



E shkul gurin trimi ,

E shkul, bukur flet –

Gurë i tokës sime ,

Do të bëhem vet !



Ku po i qan pritat ,

Ku po e qet dorën –

Me bijë të shqiponjës ,

Malit ia shkund borën .



Refreni:

Ngjiten përmbi male...etj.



N’ rrajza të Shkëlzenit ,

Skuq do kroje bore ,

Si rrjedh i kuq Drini ,

Për liri Kosove .



Drejt Isë Boletinit ,

Bacë Idriz Seferit ,

Me flamur në dorë ,

Shkon në fushë të nderit .



Refreni:

Ngjiten përmbi male...etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi