Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Qiell i prishur

Shko poshtë

Skender Korça: Qiell i prishur Empty Skender Korça: Qiell i prishur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 12:57 am

Skender Korça: Qiell i prishur N1151332627_9222


Skender Korça: Qiell i prishur


Ngrysje muzgu
Në qiellin e prishur
Larg vendlindjes
Kur shiu është loti im
Kur vjeshta të përbinë
Në dimër kur jam gjahu
I të huajit të pamëshirë
Në qiellin e prishur

Në këtë vorbull erërash
Të përplasë jeta
Nën një qiell të prishur
Pa zë, pa shpirt si të huaj
Për të thënë se kam dhëmb
Për të mos u ngopur kurrë
Gjahu i së cilës është populli im

Kufomë e mirë do isha
Në vendin tim
Për të më lexuar ungjill mbi kokë
Sarkofag dashurie do mbetesha
Bashkë me lotin e gjuhës sime
Lutjes sime për të mos vdekur
Nën qiej të huaj

Vdekja në vendin tim
Nuk është trishtimi
Është dashuria ime
Është qielli im është gëzimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi