Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malli për ty! Poezi nga Lediana Kapaj

Shko poshtë

Malli për ty! Poezi nga Lediana Kapaj Empty Malli për ty! Poezi nga Lediana Kapaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 1:12 am

Malli për ty! Poezi nga Lediana Kapaj N744374599_1801
Malli për ty! Poezi nga Lediana Kapaj

E mata rrugën me sy,
dhe shpirtit e vogël,
një grimcë po i dukej,
pareshtur,
qante dashuria,
sa thellë në zemër më strukej,
nxitoja,
me sytë e përlotur,
fytyren tënde diku po kërkoja,
e heshtur...,
kjo rrugë e kalldrëmtë,
nuk dija as vetë se ku shkoja...!!



Dashurinë kërkoja ta jepja,
ta nxirrja,
mos vyshkej te unë,
lumturine me ty sa e doja,
vrapoja,
mes netëve pa gjumë.
Kënaqësi donte shpirti i vdekur,
përkëdhelja..
sa shume më mungonte,
fluturoja,
në tokën e errët
dhe nata e zezë më pushtonte..!



Dhe doja të prekja pak flokët,
të puthja, shumë gjatë, si dikur!!
Sa doja që fort të pushtoja,
të thoja që ndjenja s'është gur!
Sa doja të ecja pranë teje,
të shihja,të flisja shumë gjatë,
Do doja mos kish kurrë mbarim,
një pritje...
pse duhet te zgjasë...?!

Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi