Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Mos dhunoni brishtesine-poezi nga Raimonda Moisiu-Ne dedikim: Te Dites nderkombetasre te dhunes ndaj gruas

Shko poshtë

Monda Korca: Mos dhunoni brishtesine-poezi nga Raimonda Moisiu-Ne dedikim: Te Dites nderkombetasre te dhunes ndaj gruas Empty Monda Korca: Mos dhunoni brishtesine-poezi nga Raimonda Moisiu-Ne dedikim: Te Dites nderkombetasre te dhunes ndaj gruas

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 2:13 am

Monda Korca: Mos dhunoni brishtesine-poezi nga Raimonda Moisiu-Ne dedikim: Te Dites nderkombetasre te dhunes ndaj gruas N1208896826_1699
Monda Korca: Mos dhunoni brishtesine-

poezi nga Raimonda Moisiu-Ne dedikim: Te Dites nderkombetasre te dhunes ndaj gruas

Toka tani krahët hap, ta marrë brënda,
Ku s’do ketë më shi, diell, lule, dëborë,
Vdekja që nga, arkivoli kundron trupin e saj,
Shqyer nga plagët, gjaku, dhunimi mizor.

Motër, moj! Brof nga varri, flake “vellon e nuses”,
Që ta hodhi lehtë vdekja në krevatin prej druri,
Çirrja maskën lajkave, mashtrimeve dhe epsheve,
Këtyre që qajnë tregoju ç’të bëri një thikë prej “burri”,

-.-
Nuk jeni burra, veç meshkuj, o rracë e burracakëve
Që mburreni me kapriçot, përdhunim, mizori, dajak
Dhe ju, një grua u ka dhënë nga shpirti qumësht gjiri,
Edhe ju një grua u ka mbajtur 9-ë muaj në bark.

Ju çdo natë kërkoni gruan, t'ju ndezë epshet në shtrat,
Dhe ju dhuron çupën, djalin, nipin, mbesën,
Një gruaje i puthni këmbët për ta patur dashnore,
Që tu mëkojë çdo mëngjes me blerinën dhe vesën….

Çfarë zemre pate ti, që shkrehe armën mbi një grua,
Dhe u kapardise duke i fryrë grykës së pistoletës,
Ti vrave, një trëndafil, një fllad të ëmbël mirësie,
Dhunove me plumb brishtësinë e një gjoksi të nxehtë.


-.-
Ngrihu, motër, nga arkivoli i këtij dhjetori, ec me mua,
Të sokëllijmë, t’u rrëmbejmë lirinë, burracakëve të pabesë,
Që të vranë në emër të “nderit”…, Oh, jam një grua si ti,
Me trëndafilë,
me gishtrinjtë si qirinj
Mbi varrin tënd
Po të pres......

Sot eshte Dida Nderkombetare e dhunes kunder Gruas
Ne dedikim te kesaj dite po sjell poezine e mesiperme
Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi