Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë

Shko poshtë

Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë Empty Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 2:38 am


Kalosh Çeliku: Doktorziu me vulë në ballë U1_KaloshCelikuKALOSH ÇELIKU

DOKTORZIU ME VULË NË BALLË

“ Nëse dikujt i janë çrregulluar jo vetëm
shqisat, por edhe gjykimi intelektual,
madje përtej masës së zakonshme dhe
përherë, vetëm atëherë themi se ai nuk
është larg tërbimit...”

ROTERDAMI

Populli në shumë raste është sikur edhe i mbyturi, që rroket edhe për gjarpëri dhe mundohet duke i lëvizur këmbët, duart e kokën të dalë në breg. Por, gjarpëri është gjarpër që di vetëm të kafshojë dhe të të fundosë në fund të hurdhës. Më kot do edhe një herë të dalësh mbi ujë, ta mbledhësh veten me forcat e fundit, ta nxjerrësh vetëm pak kokën, t’i hapësh sytë. Helmi e ka bërë të veten nëpër gjak, e ka marrë rrugën nëpër damarë drejtë zemrës e kokës. Sytë dalngadalë fillojnë të të mbyllen duke e parë në breg bishtin e gjarprit sesi bëhet kulaç në diell. Herë pas here e ngre kokën, nxjerr gjuhën dhe dikur, pasi pështyn, e palon përsëri mbi bar. Dhe ti, derisa bën luftë pëe jetë a vdekje, ky Shpëtimtar i njerëzimit e bën një sy gjumë në mesin e luleve... Këngëve të zogjëve...
Dy herë radhazi je fundosur i pavetëdijshëm e ke dalë përsëri mbi ujë. Herën e tretë i ke vënë në përdorim të gjitha forcat që të mos fundosesh prapë, sepse, kjo ka qenë ajo e fundit, dhe po të zhyteshe edhe një herë, nuk do të dilje më përsëri në sipërfaqe. Këto janë Tri rregullat e të mbyturit, që fatkeqësisht deri më sot asnjë shkrimtar nuk ka mundur t’i shpirtëzojë, t’i servojë me aq mjeshtri në libër. Por, kjo nuk do me thënë se këto veprime të vetë natyrës për ty janë të huaja, nuk i ke të njohura këto vrapime maratonike për në Baba Tomorr. E them këtë, se gjithmonë atypari ka kaluar DoktorZiu nga “Unioni i viçave”, që ta ka shtrirë dorën për ndihmë. Edhe ti ia ke zgjatur vetëm e vetëm që të mos mbytesh, por nuk ke pasur kohë t’ia shohësh fytyrën. Gjatë kohë, ashtu dorë për dorë, keni ecur nëpër Shkretirë pa bukë, pa ujë. Në rrugë e sipër diku larg i ke dëgjuar Trumbetat e Dexhallit. E ke zgjatur qafën të shohësh matanë Shkretirës, po qafa jote e shkurtër, që s’ka ditur të shoh më larg se para këmbëve, i ka parë vetëm disa eshtra njeriu. Aty për aty të janë marrë mendtë, ke dashur të vjellësh sa që t’i nxjerrësh jashtë edhe zorrët. Por, vrik të ka tërhequr pas DoktorZiu (Shërbetori i Dexhallit) duke të prirë nëpër Shkretirë, drejt zërit të trumbetave mes maleve.
Pas gjithë asaj rruge të gjatë, që ke bërë nëpër Shkretirë, s’di sesi e ke ngritur kokën ta shohësh DoktorZiun (Shërbetorin e Dexhallit) në fytyrë, i cili vetëm të ka prirë për në Baba Tomorr pa e hapur gojën gjatë gjithë rrugës. Po, ç’të shohësh, tragjedi: DoktorZiu (Shërbetori i Dexhallit) me dy gropa në ballë e ka luajtur rolin kryesor në skenën Shkretirë. Perdja është hapur, keni luajtur role, keni dëgjuar muzikë, por për çudi asnjëri nuk u ka duartrokitur. Vetëm tani e ke kuptuar këtë lojë, pse njeri i gjallë nuk u ka rënë duarve shuplakë. E ke shtënë kokën në mes të duarve, je ulur këmbëkryq në rërë dhe ke dashur të plasësh nga inati. Gjatë gjithë rrugës të ka prirë DoktorZiu (Shërbetori i Dexhallit), e ti i ke ecur pas si dhelpra dashit me këmborë. E gjithë kjo nuk të vjen çudi sa ajo tjetra, si e keni gjetur rrugën, nuk keni rënë në ndonjë gropë. Ja, edhe kush të ka shtënë që mëtej të të mos prijë DoktorZiu (Shërbetori i Dexhallit) nëpë Shkretirë. Vetëm se, tash është vonë. Trumbetat dëgjohen në rrugë... Dexhalli i prin para me një shami... E hedh shaminë, e ngre këmbën, përdridhet dhe u mëshon me sa mundet trumbetave...Qytet më qytet sillet e trumbeton veten i Shpëtimtar i njerëzimit... E të gjithë atyre që mashtrohen, dalin në rrugë t’i dëgjojnë trumbetat e tij, ai u vë nga një vulë në ballë...
Por, mos harroni shpërblimin: Tri ditë para Kiametit, pas trumbetave të Dexhallit, del edhe Xhebraili me shpatën e pamëshirshme ta pastrojë botën nga njerëzit me mëkate, shërbetorët e Dexhallit me vulë në ballë...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi