Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë

Shko poshtë

Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë Empty Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 4:27 pm

Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë N1474183357_6673


Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë

-Auror motër!
-Po... Muzg.
-Të lutem...me bëj një nder...
Prej motesh ....kalon hapësirës qiellore.
një Pëllumb...
Vendosi kët` letër nën gishtërinjtë
që i ka me thonj ari....e largohu shpejt se të vrasin
sytë nga bukuria e paarritshme ...
në skuta-shekujsh
e merimanga-legjendash.

-Ç`është kjo ,Muzg vëlla?
-Mesazhi i Mirësisë..motra Auror.
janë disa shprehje-këshilla për Njerëzimin,
që sa vjen e po ua zbeh ngjyrën ...
shiu dhe fortuna.
Në të... ndeshen prioritetet
që u jepen Të Mirëve e Të Ligjve.

Po të lexoj shpejt vetëm disa prej tyre...

-Kur Jeta të hedh e vrazhdë të godet...
me duar të lëshon,por me këmbë të pret!

-Të Mirin duhet ta duash...se nuk e njeh vesin,
e jo thjesht sa t`i shijosh interesin!

-I Ligu nuk të bëhet shok...kurrë me dëshirë,
por ti bëje roje...se të ruan mirë!

-Të Bukurën shijoje,sytë për të qetsuar..
mos i jep aq vlera sa t`mbesësh mrekulluar!

-Të Fisshmin njeri ..kurrë mos e lëndo...
por nga vepr`e tij të ardhmen ndërto!

-Dhe kur Sfida shpesh t`rrëzon dinjitetin,
nxite krenarinë...mos shuajë dhe vullnetin!

-Fukaranë e pasur...ngjite lart në fron,
bosi-varfanjak...veç prej tij mëson!

-Të Ligun shpesh fale ...edhe kur gabon...
se në zemrën e tij ..mirësinë i zgjon!

-Ambiciozin,që hijen e Makbethit përsërit,
qetësoje ...duke i folur për krenaritë.

-Ziliqarin,që kurrë mirë s`do të shikojë,
respektoje...që nga ty diçka t`mësojë!

-Mashkullin,që si i etur zemrat shëtit..
fale...dhe largoje me qetësi një ditë!

-Femrën pa nivel e ndoshta pa moral...
mësoje t`studiojë veten e t`thuret ngadalë!

-Fëmija që si djall..o prind t`ngjall veremin,
kuptoje pak më thellë...se ëngjëll e ka emrin!

Ti Prind kaq i vogël...do fëmijë të rritur,
zgjat pak mendjen tënde...mos u plak duke pritur!

-Një Femër dinjitoze...dhe pse larg të vertetës,
ndeshet pikatore..mes t`tashmes e kujtesës!

-Disa Pleq bujarë,lisa t`moçëm rrojnë...
falu një shkëndijë,zjarr goja t`lëshojë!

-Vendosi këtij njeriu... ..ngjyrosur bardh e zi..
penelat e syve...sa pa rënë shi!


-Muzg vëlla...po ky mesazh kaq i madh...
falka dhe vesin dhe virtytin?-duket pa kuptim!
-Auror motër:
....dhe unë i diferencoja dikur,por Perëndia
më dënoi të jem Muzg gjithë jetën...
nuk më dha asnjëherë pushtetin e Agimit....
duke më bllokuar tek ky i Perëndimit.
Prandaj e dashur në do të mbetesh Agim gjithë jetën..
pranoje..më pas... fale dhe të ligën.
Vetëm kështu mund të shijohet
përjetësisht
Vlera e Mirësisë.

Mundohu..... ditën që do hasësh
Pëllumbin
të jetë Diell..
sepse ai kalon
vetëm një herë në Qiell!...........






Matilda Doka: Mesazhi i Mirësisë 10844_1152620743736_1474183357_30368923_3422619_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi