Falenderim që fillon nga fillimi...
Faqja 1 e 1
Falenderim që fillon nga fillimi...
Falenderim që fillon nga fillimi...
Faleminderit Zoti im, faleminderit prindërit e mi, që me lindët nga dashuria juaj për të lindur njeriun, fëmijën, trashëgiminë !
Faleminderit , që më lindët në stinën më të bukur , në ditën më të bukur, në orën më magjike të dashurisë suaj ! Faleminderit !
Dhe kjo stina ime , m’u bë veshje kukullash, m’u bë fustan nuserie, m’u bë veshje nënë , veshje ku, të gjitha ngjyrat, mrekullisht i rrëfejnë njera-tjetrës domethënien e tyre ( pa bërë karshillëk). Ku, sëbashku, me hiret e
tyre , vallëzojnë sinfoninë e Jetës, sinfoninë që nuk është kompozuar
kurrë deri më sot, por që të gjithë e këndojmë apo e qajmë gjatë
udhëtimit tonë jetësor.
Dhe çuditërisht, në mbyllje të stinës sime-Vjeshtë, ka një datë, simbolikisht për Falenderimin.
Prelud 1
Vjeshta brenda nesh
-ia kushtoj mikeve të mia krijuese, për të cilat nuk do të resht së shkruari-
***
Vjeshta –vejushë apo fytyrë femre e lotëzuar ?
Vjeshta- stinë marramendëse apo e “mbarsur“ nga stinët e tjera?
Kam lindur në Vjeshtë.
Me vjeshtën kam tretur lotët e mi.
Vjeshta do të më presë….
Vjeshta- Siluetë dykrerëshe: Natyrë-Poet.
Ashtu si e qara dhe e qeshura, si lindja dhe vdekja, si i mençuri dhe i marri (brenda të cilëve ndodhemi realisht pazgjithshmërisht). Vjeshta-imazh femre: me sy herë në të qielltë, herë në të kaftë, si tokë e përthyer nga plugu ), herë në të alltë, të bronxtë, të përskuqur a të përndezur, të veshur me tis mjegulle të bardhëruar apo të avulluar…
Vjeshta- e vetmja që pranon të “fusin hundën” në “jetën” e saj, simotrat apo sishemrat-Pranverë e Verë… Madje, edhe Dimri, ende pa i ardhur koha, i vjen papritur, si një xhind xhelozie.
I vjen, jo për ta përkëdhelur, jo për t’i thënë “punë e mbarë” dhe
“faleminderit që do të mbushësh ngricën time me bollëkun tënd”, por e
lakuqërizon, më parë, se ajo të ndjejë fërfërdridhjen e gjethëzave të
saj të ylberta, herë të lagura nga lotë shpirtërash, herë të përflakura
nga zemra të ndezura…
Se
Vjeshta, që thoni ju, është Fytyrëshpirti - Dashuri. Sa më shumë i
afrohesh, sa më shumë e prek - aq më shumë e ndjen, e përjeton, e
dashuron… Pikërisht, kur ti mendon se e ke “pushtuar “, ajo të ikën… Të
ikën, kush e di se ku, pas Hënës a përtej Diellit, pas teje a –“strehuar”, në
tjetër galaktikë … Kështu ndodh gjithmonë me ndarjet e befta. Se
ndarjet si Vdekja janë –papritmas, të lotuara, gjithmonë në pritje për
të njejtën pritje-Dashuri. Dhe ajo të kthehet si Imazh.
Dy herë e vrava Vjeshtën time:-
Kur u linda dhe…tashmë…
Zoti më thotë :atë që sheh ,
Asnjëherë mos e rrëfè...
Dy herë e vrava Vjeshtë- artën:
Dy herë mjafton, të jem pa Vjeshtë...
Vjeshta-gjethëzë, si pëllëmbë dore. Me vijëza fati. Të shkuara , të tashme , të ardhme. Damarë –damarë. Me pigmente dielli, me tromba gjaku. Damarë –damarë. Me zverdhje e rënie, në dridhje prej malli...
Gjethëzat e vjeshtës - jetë nga jetë i
mbledhin bashkë, për një trill të piktorit , për një çmenduri të
poetit, për një këngë që s’mund të këndohet bukurisht, se Vjeshta, nuk
ka nevojë për muzikë.
Nëse fatin e merr në duart e tua-
Koha të kthehet në flatra...
E ardhmja të sheh nga e shkuara...
Mirutakofshim në stinën time Vjeshtë, e dashura e poetëve, e të gjithëve...!
Një lutje për ty, Vjeshta ime:
Faleminderit,
që në ditën tënde më linde!
M’i fal, si t’i kam falur-
përndezje me lotëzime!
Prelud 2
Poetët
Poetët,
ato , që “plasën” duke shkruar të vërtetën ; ato që “plasën” për t’i
thënë kujtdo se e Vërteta është e vërtetë dhe askush nuk i shpëton të
Vërtetës.
Poetët , të lakuar ( nga pseudo – poetë nga pseudo gjithfarësh), në të gjitha rasat,nga të pafundmet thashetheme, intriga –nga lindja prej mitre, deri te fjala e pathënë përtej ikjes…
Poetët, dhimbja e të gjithëve, durimi i vetë Zotit.
Poetët-fryma e shenjtë e të gjitha botëve, frymë që e merr kushdo dhe nuk e jep askush për Ato. Frymë që e merr kur
të duhet dhe nuk jepet kur ato kanë nevojë për pak frymëmarrje.Për
rrjedhojë, mjaftohen me oksidin e karbonit, që vjen nga “gërrhitja” e gjumit gjithëshoqëror …….
Poetët kanë edhe
emra të përveçëm: prej nëne, prej dashurije gjithëstinore- nga molusqet
te gjitarët , nga e pakuptimta në dëshifrim, ku hyjnë gjithë-stinat,
gjithë-frymorët. . Emra që u falemi te poezia, emra që i kërkojmë më “qiri në dorë” edhe në mes të ditës.
Poetët - Adam-ët me Eva-t e tyre.
Poetët
–kanë në dorë të shkuarën dhe të ardhmen tuaj. Kanë në pëllëmbë të
shpirtit atë që e kërkoni dhe nuk e kapni dot-DASHURINË.
“Çelësin “ e Artë e kanë Poetët.
Vetëm Ato. Poetët.
Ah, sikur të kisha qenë gruaja e poetit!
Faleminderit poetëve!
Pasqyrat e mia-në përthyerje vjeshte
Pasqyra ime e parë:-nëna ime.
Sa herë shihem, me duket vetja e vogël.
(Oh , sa e bukur paskam lindur !)...
Paqyra e dytë :-rinia ime.
Asgjë e mençur.
Nga asgjë marrosur …
E treta:-
M’u trashëgua vetja.
Ime bijë, ma “vodhi” pasqyrën
(ku t’i shoh dhimbjet e shenjta ?)
Pasqyra :-
As më sheh,
As nuk i fshihem.
Pasqyrat e mia:-
Sy - ku rrëfehem.
Pasqyra ime-
Rrudha fjalësh të pathëna...
Pasqyra -
E Vërteta dhe Gënjeshtra.
Pasqyrat...
Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, Vjeshtë 2009
Dërgoi:Albert Zholi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi