Enertin Dheskali: -Përtej trokitjes
Faqja 1 e 1
Enertin Dheskali: -Përtej trokitjes
Enertin Dheskali: -Përtej trokitjes
Trokitja e lehtë fëshfëriti në dhomën time
Si fllad maji përmbi petale lulëkuqesh,
Ardhja jote ma ngrohu ajrin e shpirtit,
Me atë llavë të ëmbël e të ngrohtë puthjesh.
Më the se erdhe vetëm për tu çmallur,
Se e nesërmja do të shpinte sërish larg,
Më the se s’kishe kohë për të ndenjur,
Se koha fatkeqe na kishte ndarë…
Kurora e yjeve përkëdhelte dritaren e veshur
Nga ngrohtësia e epshit tënd shtegtar,
Brenda meje lëvrinin fluturat e shpirtit,
Teksa ëngjëjt në krahë na kishin marrë…
10. 03. 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enertin Dheskali: -Përtej trokitjes
Enertin Dheskali: -Për jetën- (E. Heminguejit),
Elefantë të bardhë lundrojnë qiejve të jetës,
Sipër anijeve – re, me velëza të fryra,
Nga gulçimet e dallgëve të kohës,
Mbi brinjët e nxira,
Mbi ëndrrat e vrara,
Në një cep të llogores.
Frymëzimi i muzës tënde
U ndal mbi parzmoren e ftohtë
Të kufomave që qesëndisnin pa mëshirë
Stuhitë me buzë të nxira
Nga puthjet e vdekjes egërsirë.
Ngjyra e gjakut vizatoi mëngjeset dhe mbrëmjet,
Me penelin e vrazhdë të qëndresës,
Më mirë të luftosh dhe vdekja të marri në këmbë
Sesa të dorëzohesh në pellgun e dhimbjes…
08. 03. 2009
Elefantë të bardhë lundrojnë qiejve të jetës,
Sipër anijeve – re, me velëza të fryra,
Nga gulçimet e dallgëve të kohës,
Mbi brinjët e nxira,
Mbi ëndrrat e vrara,
Në një cep të llogores.
Frymëzimi i muzës tënde
U ndal mbi parzmoren e ftohtë
Të kufomave që qesëndisnin pa mëshirë
Stuhitë me buzë të nxira
Nga puthjet e vdekjes egërsirë.
Ngjyra e gjakut vizatoi mëngjeset dhe mbrëmjet,
Me penelin e vrazhdë të qëndresës,
Më mirë të luftosh dhe vdekja të marri në këmbë
Sesa të dorëzohesh në pellgun e dhimbjes…
08. 03. 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Enertin Dheskali: -Kërmill
Enertin Dheskali: -Kërmill
Gjithë dita ikën e trishtë,
Pa ty.
Shihemi vetëm në mbrëmje, kur vjen
Dhe në mëngjes
Kur ti shkon përsëri.
I mbyllur jam si kërmilli në guackë,
Një ëndërr më rëndon mbi shpinë,
Gjithë dita ikën
Duke lënë pas vetëm vetmi,
S’di ku ishe para një ore,
S’di ku je tani.
Pres mbrëmjen për t’i puthur sytë
Siç pret kërmilli
Vesën e tij…
30. 04. 2003
Gjithë dita ikën e trishtë,
Pa ty.
Shihemi vetëm në mbrëmje, kur vjen
Dhe në mëngjes
Kur ti shkon përsëri.
I mbyllur jam si kërmilli në guackë,
Një ëndërr më rëndon mbi shpinë,
Gjithë dita ikën
Duke lënë pas vetëm vetmi,
S’di ku ishe para një ore,
S’di ku je tani.
Pres mbrëmjen për t’i puthur sytë
Siç pret kërmilli
Vesën e tij…
30. 04. 2003
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Enertin Dheskali: -Sallata e jetës
Enertin Dheskali: -Sallata e jetës
Në pjatat e kohës
Fati i ka bërë sallatë jetët tona,
Ndoshta prandaj na djegin
Qepët e endjeve në shpirt.
Diku uthulla është tepruar,
Aq sa zor ta kompesojë vaji i dashurisë.
Diku ka nevojë për pak më tepër kripë,
Mbi imazhe realiteti të ëndërruar
Që vret syrin e urisë.
Diku tjetër, sallata është e palarë,
Nga mungesa e ujit mbi ndjenja,
Shoh larva ndarjesh mbi të
Dhe iluzione që pjellin gënjeshtra.
Ç’të bëjmë…?!
Le të presim më mirë pirunin e vdekjes
Në duart e fatit,
E të tjerat t’i harrojmë…
10. 04. 2000
Në pjatat e kohës
Fati i ka bërë sallatë jetët tona,
Ndoshta prandaj na djegin
Qepët e endjeve në shpirt.
Diku uthulla është tepruar,
Aq sa zor ta kompesojë vaji i dashurisë.
Diku ka nevojë për pak më tepër kripë,
Mbi imazhe realiteti të ëndërruar
Që vret syrin e urisë.
Diku tjetër, sallata është e palarë,
Nga mungesa e ujit mbi ndjenja,
Shoh larva ndarjesh mbi të
Dhe iluzione që pjellin gënjeshtra.
Ç’të bëjmë…?!
Le të presim më mirë pirunin e vdekjes
Në duart e fatit,
E të tjerat t’i harrojmë…
10. 04. 2000
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enertin Dheskali:Dy poezi-Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, globusr2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali: -Jetë që lufton- Marre nga vellimi i dyte poetik "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 fq, 140 poezi, Globusr 2009, E. Dheskali
» Enertin Dheskali: -Meditime-Marre nga vellimi i dyte poetik "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, Globusr 2009, E. Dheskali
» Enertin Dheskali: -Shi dhe borë
» Enertin Dheskali: -Hakmarrje- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
» Enertin Dheskali: -Jetë që lufton- Marre nga vellimi i dyte poetik "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 fq, 140 poezi, Globusr 2009, E. Dheskali
» Enertin Dheskali: -Meditime-Marre nga vellimi i dyte poetik "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, Globusr 2009, E. Dheskali
» Enertin Dheskali: -Shi dhe borë
» Enertin Dheskali: -Hakmarrje- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi