Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT !

Shko poshtë

Gjakush Tana: ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT ! Empty Gjakush Tana: ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 28, 2009 12:59 pm

Gjakush Tana: ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT ! N1289294870_7823

Gjakush Tana: ÇDO PERVJETOR FESTASH TË BAJRAMIT !


Unë sërish arrita edhe këtë vit me ju të festoj
Bari mbi varr ua ka end këmishën e shtatit !
Kujtova se këtë herë do t'më pritni t'u përqafoj,
e të niseni me mua - të dilni prej shtratit!

Edhe lotët më pikuan derisa përshpërisja lutje !
Po ju sërish me durim krijuat një qetësi !
Më kot enda mendimet - sytë andej e tutje ,
më duhej të nisesha sërish në jetën me vetmi!

U ktheva të bëj uratat për të gjallët: ... , për jetëgjatësi !
Atë çast kur desha me ju të prehem i qetë !
Në sofren e Bajramit sërish me doli një shkretëti -
aty ku qëndrojnë bosh vendet e nuk ka jetë!

Aty ku une kaloj çastet me jetimat, ua mas rritën !
Të kryej amanetin - dhe të vazhdoj i vetmuar jetën !
Se ti, e di - edhe atje, nuk e shikon dot dritën -
mendon për voglushët : - Kush ua bëri drekën ...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi