Enertin Dheskali: Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Enertin Dheskali: Cikël poetik
Enertin Dheskali:
Marre nga vellimi i pare poetik, "Gjurme zemre neper kohe", 170 faqe, 133 poezi, Enertin Dh.
Flamurit
Në mijëra beteja
E përcëllove trupin tend,
Në mijëra të tjera,
U njome me gjakun e atyre
Që të mbanin në duar.
Armiku,
S’te pa veçse duke u valëvitur
E duke qeshur me vdekjen në erë.
Por s’të rrëzoi dot kurrë,
Fitimtar çave shekujt,
Simbol lavdije përherë.
O krenari ynë kuqezi,
Që shqipja, shqipen të zgjodhi për simbol,
Ti je flakërimë e ëndrrave për liri,
Je ndërgjegjia e një kombi të gjallë.
Në mijëra beteja,
Me ty i çamë retë e luftrave,
Dhe dallgët e robërisë,
Në miljona të tjera, (në pastë),
Në ballë do të mbajmë si gjithmonë,
Deri në dyert e përjetësisë…
Frymëzim nga një poete-
Nëse kërkon vërtet të lesh një shenjë
Në këtë realitet pa vesh dhe pa sy,
Atëherë shkriu mbi një metaforë
Dhe vdis me kohën, aty…
Virgjëria e ëndrrave do të lotojë
Me pika gjaku në shpirt,
Dhe dhimbja mbi trup do të qëndrojë
Duke u skërmitur si një ujk i hirtë.
Mbi çarçafët e zhubrosur nga nata,
Do lësh aromën tënde si shënim,
E do t’u thuash të gjithëve se koha
Të fali vetëm zhvirgjërim.
Nëse kërkon vërtet të lësh një shenjë,
Dashuro dhe harroi dashuritë,
Pështyje në fytyrë fjalën ndjenjë,
Jeto çastin, vidhi orët, përditë…
29. 11. 2007
-Të pres përtej ëndrrave-
Nëse gjumi t’i ka mbyllur sytë e bukur
E tani në kopshtin e tij të ka marrë,
Unë në zemrën tënde jam duke trokitur,
I brishtë, si një fëmijë në hapat e parë.
Ti hape derën e shpirtit e më puth,
Mos ngurro të më thuash atë që ndien,
Në duar, karajfilat e kuq kam bërë tufë,
Në kraharor, për ty, zemra e ngratë zien.
Hapi sytë o ëngjëll dhe vështroi lotët e mi,
Janë kristale të zjarrtë që të djegin,
Një fustan të bardhë kam blerë për ty,
Që ditën e ëndrrave, plot magji të veshin.
Të flas, e përmbi buzën tënde syri im loton,
Zgjohu e bukura ime në këtë realitet,
Më jep një bebush të bukur nëse më beson,
Bëhu nusja ime, tani e përjetë.
Ty gjumi t’i ka mbyllur sytë e bukur,
E tani në kopshtin e tij të ka marrë,
Unë përtej ëndrrave jam duke pritur,
Të më vish, veshur me fustan të bardhë…
13. 06. 2008
-Futurizëm- “V. Majakovskit”
Dielli në vargun tënd u bë binokël
Me të cilin ti pe ca shekuj të plakur
Që donin kohë të arrinin.
Tokën e more në dorë si një portokall të pjekur,
Si një dashnore të bukur,
Plot hire,
Dhe strategët, Napoleonë,
Si qenushë të bindur,
Nga pas
Të lidhur me zinxhirin e kohës i vure.
Dhe qave Marien,
Paçka se lotë s’mund të nxirrte zemra jote
Që gjenerata e mbushi plot maraz
Nga të pafundmet tallje.
Kalldrëmet shiu i qan sërish
Me pendesën e ëndrrës,
Duke lëpirë gjakun tënd, në ato pllaka të gurta
Ku ti iu fale vdekjes…
13. 07. 1999
-Të them të dua
është shumë pak-
Në qiellin tim kanë humbur retë,
Veç kaltërsia mbyt jetën time,
Dielli e la shkëlqimin dhe u tret,
Hëna burgosi veten në ëndërrime.
Sa e gjatë qenka kjo pritje,
Në sarkofag ma ktheu këtë shpirt,
Një ditë – natë me dritë – hije,
Më burgosi në kullën e fildishtë.
Fytyra jote, ëngjëll ndjenjash,
Thyhet në mijëra kristale,
Ti vjen e ikën dhe prapë më kthehesh,
Si një vullkan që s’di të ndalet.
E unë të puth, të prek dhe dehem
Nga aroma e trupit tënd,
Në ëndrra shkoj, nga ëndrrat kthehem
Por prehje s’gjej në asnjë vend.
Dhe sërish syrin e verbër
Ma verbon vështrimi yt,
Mbi shpirtin tim – shkretëtirë,
Përmbyten të gjitha kaltërsitë.
Të them të “dua”, është shumë pak,
Për këtë ndjenjë kanë humbur fjalët,
Një pikëz uji në oqean,
Bëhet tajfun që s’di të ndalet.
Pas çdo trokitjeje të zemrës sime,
Ngrihet një valë me dashuri,
Kam frikë se mbytesh në dallgëzime,
Kam frikë se tretesh në kaltërsi.
Të thëm “të dua”, është shumë pak,
Kjo fjalë nuk mundet t’i thotë të gjitha,
E unë sërish e sërish prapë,
“Të dua” klith, sa shumë të dua…
15. 03. 2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi