Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca
Faqja 1 e 1
Sabile Keçmezi-Basha: Pagëzimi, pseudonimet dhe rezistenca
PAGËZIMI, PSEUDONIMET DHE REZISTENCA
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
Gjatë periudhave të skëterrshme nën okupimin serb, shqiptarët e shprehën qëndresën edhe duke u vënë fëmijëve emra që ishin simbole të heroizmit dhe të mëvetësisë. Pagëzimi i fëmijëve me emra që kishin kuptim historik për kombin dhe atdheun në një mënyrë shprehnin statusin e familjes në aspektin kombëtar dhe intelektual. Në periudha të caktuara historike, populli, fëmijët e vet diti t’i pagëzonte në bazë të rrethanave dhe ecurive politike. Mund të konstatohet se në periudhën para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të rralla ishin familjet që fëmijëve të tyre u vinin emra me kuptim shqip. Kjo situate deri diku u përsërit edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Vetëm pas përfundimit të LBD-së, (1945), hasen tek-tuk emrat, si: Bashkim, Partizan, Afërditë, Dritë, Lirie, Patriot, Luftëtar e shumë emra të tjerë që shprehin dëshirën dhe dashurinë për bashkimin kombëtar.
Në të gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe republikane, nga viti 1946 deri në vitin 1966, statusi i gjuhës shqipe, ashtu si statusi i autonomisë së Kosovës dhe i simboleve kombëtare, erdhi duke u rrudhur dhe në këtë kontekst e gjithë jeta private, shoqërore e politike e shqiptarëve ishte vënë nën kontroll të plotë të UDB-së, e cila kishte hapur rreth 120 mijë dosje për shqiptarët. Kjo edhe ishte arsyeja që popullata e robëruar mosdurimin e vet filloi ta shprehte edhe me pagëzimin e fëmijëve me emra që kishin domethënie kombëtare e çlirimtare. Dhe pothuaj që nga ajo kohë, edhe më pastaj emrat e tillë në vazhdimësi patën të njëjtin qëllim.
Në këtë periudhë, populli filloi t’i respektonte të gjithë ata patriotë që luftonin për lirinë e vendeve të tyre. Aty-këtu, në atë kohë, do të hasen edhe emra të patriotëve të shquar të vendeve të ndryshme që ende luftonin për çlirim, si Çe Gevara, Indira, Kastro, Pasionare etj. Shqiptarët filluan që fëmijët e tyre t’i pagëzonin me këta emra, me shpresë se nesër edhe vetë ata do të luftonin për lirinë e atdheut të shkelur.
Deri në vitet e rënies së Rankoviqit, në Kosovë kryesisht dominonin emra me prejardhje nga gjuha turke, arabe e shumë më pak me domethënie nga gjuha shqipe. Populli ishte I mllefosur nga dhuna e tepërt që ushtrohej ndaj tij. Për këtë arsye, anëtarët e ilegales shqiptare, në veprimtarinë e tyre, për të mos u zbuluar nga organet e hetuesisë dhe të shërbimit sekret serb, do të fillonin që brenda organizatave ilegale të punonin në formë të treshesh, duke përdor pseudonime. Zakonisht për pseudonime zgjidhnin dhe mbanin emrat që kishin domethënie dhe kuptime shqiptare, apo me domethënie që vinin nga emrat e figurave të shquara nga historia.
Pseudonimet e grupit ilegal të Pejës
Të rikujtojmë se në organizatën “Besa Kombëtare”, që vepronte në Pejë, grupi ilegal, I përbërë nga të rinjtë e asaj ane, veç punës dhe organizimit që bënin në ilegalitet, revoltën ndaj pushtetit do ta shprehnin edhe me pseudonimet që përkonin me aspiratat e tyre gjithëkombëtare. Në këtë grupim ilegal politik, Ramiz Kelmendi, shkrimtar, atëherë nxënës I shkollës së mesme, për vete e kishte zgjedhur pseudonimin “Hija e Lirisë”. Dhe jo rastësisht, ilegalisht e kishte zgjedhur mu këtë pseudonim.
Ndërkaq, nga ana tjetër, profesor Skënder Riza, po ashtu edhe ky nxënës i po të njëjtës shkollë të mesme, me një përkushtim të madh ishte angazhuar në këtë organizatë ilegale që së bashku me kolegët e grupit e botonin atëherë revistën ilegale “Drita e Lirisë”, dhe i cili po në këto shkrime e vinte pseudonimin “Fishkëllima”. Viktor Gashi e mbante pseudonimin “Shpresa”, i cili më vonë po me të njëjtin emër do ta pagëzojë edhe vajzën e tij, Shpresa Gashi, tani këngëtare. Piktori i njohur Engjëll Berisha e mbante pseudonimin “Agimi” dhe çdo gjë në veprimtarinë e këtij grupi aludohej në një agim të shpejtë dhe në një ditë me plotë dritë. Atdhetari dhe publicisti Shefqet Kelmendi kishte zgjedhur një pseudonim që me gjasë kishte të bënte me vetë monedhën shqiptare “Leku”, e që në shkrimet e revistës ilegale “Drita e Lirisë”, aspironte bashkimin e gjithë etnisë, me Lekun si monedhë nacionale.
Më 1966, pas Plenumit të Brioneve, Kosova filloi të frymonte diçka më lirshëm. Populli e kishte hetuar dritë-hijen e kësaj lirie dhe menjëherë pas kësaj filloi më hapur të shfaqte revoltën, ndër të tjera, edhe me pagëzimin e fëmijëve me emra domethënës. Ishte ajo kohë kur shumica e intelektualëve të kësaj pjese të atdheut, veçanërisht të rinjtë, me një entuziazëm të beftë po dilnin nga njëmendësia e ideologjisë dhe dita-ditës po bindeshin se parulla e vëllazërim-bashkimit kishte qenë false. Do të fillonin më me ngulm të kërkonin dhe të shprehnin më me guxim luftën për identitet historik e kombëtar, pra me rrënjët e shqiptarisë.
Simbolika e shkëputjes
Në shtetin e ish-Jugosllavisë, shqiptarët merreshin në biseda të gjata informative vetëm e vetëm pse e kishin pagëzuar fëmijën me ndonjë emër që aludonte në diçka që binte ndesh me ideologjinë e pushtetarëve, përkatësisht që simbolizonte shkëputjen. Njerëzit arrestoheshin dhe në fund edhe detyroheshin që fëmijëve t’ua ndërronin emrat, dhe kjo nuk ishte e rrallë. Në Maqedoni, një shqiptar, i cili e kishte pagëzuar fëmijën me emrin Bilbil, ofiqari maqedonas e detyroi t’ia bënte “Çafkë”, duke e ironizuar se bilbilat nuk janë për shqiptarët. Jo rastësisht nuk thuhej se emrat e njerëzve tregojnë edhe ngritjen, kulturën dhe nivelin e vetëdijes kombëtare.
Një gjë të tillë, në shenjë revolte për situatën e krijuar ndaj shqiptarëve dhe ndalimin e flamurit, akademik Ali Hadri e shpreh nëpërmjet pagëzimit të fëmijëve të tij. Po, sikur të mos e ndiente dhe të mos e përjetonte thellë robërinë e vendit dhe rrezikun se flamurit kombëtar ditaditës po I ngushtohej hapësira e valëvitjes, ai nuk do të vononte dhe djalit të tij do t’ia vinte emrin Flamur. Mendoj se vetë ky emër tregon mjaft, ngase fëmija i pare i tij u lind në një kohë të rendë për qenin dhe kombin shqiptar. Ai nuk do të ndalej me kaq. Edhe fëmijët e tjerë do t’i pagëzonte: Lumnije, Arbër e Dardanë. Kështu, në mënyrë të qetë, në jetën e tij familjare do të futej e tërë gjeografia shqiptare. Bile thonë se profesori kur revoltohej me padrejtësitë e shumta që u bëheshin shqiptarëve, e sidomos pas vitit 1981, thoshte: “Vëllaçko, Flamuri i Arbërisë, Lumturia e Dardanisë”, përmendte të katër fëmijët e vet dhe, shikuar në aspektin filozofik; e tërë kjo sjellje ngërthente mendësinë e njeriut liridashës.
Dukuria e imponimit të emrave nuk ndodh vetëm në këtë pjesë të Ballkanit, gati-gati pagëzimi i emrave me urdhër ishte bërë mode në të gjitha shtet ish-socialiste. Në shtetin e Bullgarisë kam hasur në shumë të dhëna që popullata, që ishte me përkatësi myslimane-turke, ishte e detyruar nga pushteti komunist që të mbante me dhunë emra bullgarë. Ndodhte edhe kjo, se në shtëpitë e tyre dhe Brenda rrethit të ngushtë familjar thirreshin në emra myslimanë, të pagëzuar fshehurazi. Kam të dhëna se në këtë shtet ish-komunist, në maternitet, kur lindnin fëmijët, nënave të reja ua ofronin një listë me emra që i përshtateshin sistemit.
Në vitet e pasluftës e deri në Plenumin IV të KQ të LKJ-së (1 korrik 1966 në Brione), qarqet shoviniste e kishin shtrembëruar edhe emrin shqiptar, duke na quajtur me përbuzje “Shiftari”. Dhe, pas Plenumit të Brioneve, Adem Demaçi jo rastësisht djalit të tij do t’ia vinte emrin Shqiptar, ndërsa vajzës Abetare. Bajram Kelmendi, ndërkaq, e pagëzoi vajzën e tij Kosovare, ndërsa djalin Kastriot. Më vonë, populli në mënyrë spontane fëmijëve të vet u vinte emrat Flamur, Shqipe, Liridon, Kreshnik etj.
Periudha pas vitit 1968
Më 1968, në Prishtinë u organizua dhe u mbajt simpoziumi shkencor për 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Pikërisht, po pas këtij evenimenti të rëndësishëm, në Kosovë me të madhe filluan të viheshin emrat Kastriot, bile me të madhe filluan të pagëzoheshin fëmijët Skënderbe, Shqiponjë, Teuta, Dukagjin, Lekë, Arianit, Arian, Donika e të ngjashëm.
Më 1974 formohet dhe vepron në Kosovë organizata ilegale “Grupi revolucionar”. Të gjithë anëtarët që merrnin pjesë në këtë organizatë, si pjesë e konspiracionit ishte edhe marrja e pseudonimeve për veprimtari ilegale. Pseudonimet e këtij grupi nuk viheshin ashtu rastësisht, por çdo vendim për marrjen e ndonjë pseudonimi grupi paraprakisht e shqyrtonte nga çdo aspekt dhe me rastin e betimit, i jepej edhe pseudonimi. Veprimtaria në formë treshesh u jepte mundësi që vetëm në kuadrin e saj të thirreshin në emrin-pseudonim, ndërsa në jetën e përditshme për asnjërin kjo s’lejohej. Po qe se ndodhte që pseudonimi të zbulohej, personit të zbuluar i jepej pseudonim i ri, por ndodhte që angazhimi i ilegalistëve në dy e më tepër veprimtari ilegale, ai mund të kishte edhe dy e tri pseudonime. E tërë kjo bëhej vetëm e vetëm që konspiracioni të ishte sa më i thellë dhe të mos zbulohej. Do të përmendja vetëm disa pseudonime që i kishin marrë ilegalistët e këtij grupi, si: Mehmet Hajrizi-Lekë Kraja, Gani Syla-Drini, Hydajet Hyseni-Hysë Derveni, Xhafer Shatri-Selman Karadaku, Kadri Osmani-Bashkim Gollaku, Binak Ulaj-Gjin Dukagjini, Mustafë Ademi-Çlirim Bardhi etj.
Në bazë të një të dhëne që na e jep Selatin Novosella nëlibrin “Rexhep Mala, Anteu i lëvizjes ilegale”, thotë se kur Rexhepit i kishte lindur vajza më 1975, ai ndodhej në burg. Gjatë një vizite që i bëjnë familjarët, e pyesin Rexhepin për emrin që dëshironte t’ia vinte të porsalindurës. “Ajo ka lindur me emër të vet: Fitore,- përgjigjet Rexhepi si prej pushke nga droja se policia po ia ndërpriste fjalën dhe s’po kishte mundësi as ta pagëzonte fëmijën e tij”. Nga kjo kuptojmë se edhe në burg, të burgosurit tanë në mënyra të ndryshme rezistonin.
Më 1981, pas demonstrative studentore, populli i pagëzonte fëmijët: Kushtrim, Tokëjona, Ejona, Besar, Luftëra, Shqipdon, Qëndresë etj. Më 1982 filluan të organizoheshin proceset e gjata gjyqësore ndaj pjesëmarrësve të demonstrative dhe gjatë seancave gjyqësore filluan edhe të bëheshin publike pseudonimet e ilegalistëve, që i kishin përdorur gjatë veprimtarisë së tyre ilegale. Në mesin e tyre hasje në pseudonime që kishin emrat e heronjve kombëtarë, poetëve, emra me kuptime dhe me domethënie shqipe që shprehin dashurinë ndaj vendit, ndaj simboleve kombëtare dhe ndaj lirisë.
Gjatë hulumtimeve të shumta që kam bërë në arkivat e gjykatave të qarqeve dhe në Arkivin e Kosovës kam hasur në dosjet e shumta të ilegalistëve shqiptarë, ku në mesin e shumë dokumenteve të rëndësishme kam gjetur edhe pseudonimet e tyre. Në vazhdim do t’i jap vetëm disa nga to, si: Fehmi Lladrovci-Fitimi, Qëndresa, Ramë Buja-Fisniku, Shapti, Abdullah Dërguti - Malsori, Adem Prapashtica - i Qeti, Agron Morina-Sokoli, Agimi, Bajram Dermaku - Besniku, Bajram Dërnjani - Bujari, Bajrush Xhemajli - Azemi, Agimi, Bashkim Mazreku - Behari, Esat Brajshori-Lisi, Emin Krasniqi-Bungu, Feta Bytyqi-Besniku, Gani Syla-Drini, Ismail Syla-Kushtrimi, Qemajli, Jahir Hajrizi-Petriti, Mentori, Jakup Krasniqi-Naimi, Skënderi, Jashar Alija-Rrufeja, Jashar Kastrati-Fisniku, Kadri Cakiqi-Kulla, Kadri Luzha-Bardhyli, Kadri Osmani-Vetima, Kadri Reka-Kushtrimi, Kadri Zeka-Iliri, Korabi, Musli Kosumi-Bardhi, Gaca, Myrvete Dresha-Bardha Shkëmbi, Nuhi Berisha-Betimi, Qefsre Malaj-Arta, Nora, Ramadan Avdiu-Minori, Ramiz Arifi-Shpati, Robert Racaj-Besnik Kosova; Sejdi Veseli-Guri, Liridoni, Shaban Shala-Besniku, Shyhrete Mala-Qëndresa Guri, Sherafedin Berisha-Bashkimi, Shapti. Teuta Bekteshi-Glora, Teuta Hadri-Lule, Xhafer Shatri Skyfteri, Xhavit Haziri-Besniku, Xhelal Canziba-Lisi, Zoge Shala-Drita, Zyrafete Muriqi-Bjeshkë Malsori e shumë pseudonime të tjera, që me këtë rast nuk do t’i përmend.
Gjatë luftës së UÇK-së, luftëtarët vinin pseudonime që simbolizonin qëndresën dhe rezistencën. Ta zëmë me pseudonimin Çeliku ishte pagëzuar Fatmir Limaj, me pseudonimin Gjarpri – Hashim Thaçi, që mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së, Ramë Buja e mbante nofkën Urani etj.
Emrat e pseudonimet nuk i venin vetëm shqiptarët jashtë kufijve të shtetit amë. Emrat domethënës i hasim edhe tek shqiptarët që jetonin brenda shtetit. Më ka rënë të lexojë se atdhetari i shquar dhe diplomati i njohur shqiptar Islam Lauka, vajzës së tij i kishte vu emrin Drenica, e kjo e dhënë mendojë se flet shumë, dhe se emra të ngjashëm dhe me domethënie nuk ishin të pakët tek vëllezërit tanë që jetonin në Shqipëri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi