nga Agim Gashi Fri Jan 16, 2009 2:23 am
Hillary Clinton një mike e dëshmuar e Kosovës |
|
New York, 15 janar. "Amerika vetëm nuk mund t'i zgjidhë problemet kyçe në botë, ndërsa bota nuk mund t'i zgjidhë ato pa Amerikën." Ishte kjo njëra nga fjalitë më të cituara të z. Hillary Clinton nga seanca dëgjuese para kolegëve të saj në Senat, në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë i cili duhet t'i japë vizën tutje për një votë konfirmuese nga i gjithë Senati që do ta zyrtarizonte atë në postin e Sekretares Amerikane të Shtetit në administratën e re që e merr pushtetin të martën e ardhshme. |
Me konfirmimin e zonjës Clinton në postin e kryediplomtes amerikane, ashtu siç ka thënë edhe ajo vetë, Shtetet e Bashkuara sërish do të marrin rolin prijës në diplomacinë botërore, një rol ky të cilin ajo e karakterizoi si një 'forcë të mençur' që do të kishte mbështetjen e të gjitha mjeteve: diplomacisë, fuqisë ekonomike, ushtarake, politike, ligjore dhe kulturore. Më 21 mars, 1999, z. Clinton ishte në një vizitë jashtë Amerikës, në një kohë kur pushteti i Serbisë në Kosovë po vriste dhe terrorizonte dhjetëra mijëra shqiptar. Duke parë tablot filmike në ekran që synonin shfarosjen e një populli, ajo i kishte telefonuar presidentit që menjëherë të fillonte bombardimet mbi forcat serbe. Presidenti Clinton kishte hezituar duke theksuar drojën e përçarjes së aleancës së NATO-së."Nuk mund të lejosh të vazhdojë kjo në fund të këtij shekulli që pa holokostin më të madh. Pse na duhet NATO-ja nëse nuk mund të mbrojmë civilizimin tonë", kishte thënë, z. Clinton, siç citohet të librin për të, "Zgjedhja e Hillary's."Presidenti Clinton kishte vendosur. Të nesërmen ai deklaroi se forca ishte e domosdoshme për të ndal makinerinë serbe në Kosovë. Dy ditë më vonë, bombat e para filluan të binin mbi Beograd dhe mbi pozicionet e ushtrisë e policisë serbe në Kosovë. Me ardhjen e z. Clinton në krye të Departmentit Amerikan të Shtetit, Kosova siguron vazhdimësinë e mbështetjes amerikane, një mbështetje kjo e theksuar edhe nga zyrtarë të tjerë të administratës së re përfshirë edhe vetë presidentin e zgjedhur Barack Obama. /S.gashi/
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi