Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkohet organizatori i Kupës së Kosovës në Gjermani për vitin 2010

Shko poshtë

Kërkohet organizatori i Kupës së Kosovës në Gjermani për vitin 2010 Empty Kërkohet organizatori i Kupës së Kosovës në Gjermani për vitin 2010

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 2:29 am

Kërkohet organizatori i Kupës së Kosovës në Gjermani për vitin 2010


Kërkohet organizatori i Kupës së Kosovës në Gjermani për vitin 2010 FFSHGJ%20llogo
Nga Kryesia e FFSHGJ-së

Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani “Dardania” në mbledhjen e fundit ka vendosur që të bëjë një ftesë publike për të gjitha klubet shqiptare të futbollit që veprojnë në Gjermani, që të konkurrojnë për organizimin e garës për Kupën e Kosovës në Gjermani e cila duhet të mbahet në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
Të gjitha klubet shqiptare të futbollit në Gjermani që janë të interesuara për organizimin e kësaj gare dhe këtij manifestimi më të madhit sportiv në diasporë, duhet të dërgojnë kërkesën e tyre me shkrim deri më 30 nëntor 2009, në këtë adresë: FFSHGJ „Dardania“, fax: 069 48 98 68 29 ose e-mail: ffdardania@aol.com
Kërkesat e arritura do t´i shqyrtojë Kryesia e FFSHGJ-së, dhe më 12 dhjetor 2009, do të vendosë për vendin ku do të mbahet ky manifestim sportiv.
Më këtë Kryesia e FFSHGJ-së mendon që të ndihmojë ndonjërin klub shqiptar në Gjermani që me organizimin e këtij manifestimi, të përmirësojë gjendjen financiare, ngase gara për Kupën e Kosovës në Gjermani është një manifestim edhe fitimprurës.
Siç dihet FFSHGJ ka të nënshkruar marrëveshjen me FFK që skuadra fituese e Kupës së Kosovës dhe skuadra fituese e Kupës së Kosovës në Gjermani të zhvillojnë ndeshje revyale. Deri më tash disa skuadra shqiptare nga Gjermania kanë udhëtuar në Kosovë ku kanë zhvilluar ndeshjet revyale si: KF Drita-Kosova nga Ludwigsburgu që ka luajtur kundër KEK-ut, Liria e Berlinit kundër Kosovës së Prishtinës, Ilirida e Offenbachut kundër Prishtinës dhe FC Kosova e Frankfurtit kundër KF Hysi të Podujevës.
Të gjitha klubet e interesuara për organizimin e garës pë Kupën e Kosovës në futboll për Gjermani, informata shtesë mund të marrin në tel. mobil.: 0170 381 59 87 0170 381 59 87.
Për kryesinë e FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, kryetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi