Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijë e të rritur i recituan atdheut e flamurit

Shko poshtë

Fëmijë e të rritur i recituan atdheut e flamurit Empty Fëmijë e të rritur i recituan atdheut e flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 2:31 am

Fëmijë e të rritur i recituan atdheut e flamurit
Për Ditën e Flamurit mbahet orë letrare në Borås të Suedisë

Fëmijë e të rritur i recituan atdheut e flamurit Soko%20(Small)
Në këtë mbëmje të madhe letrare ishin pjesëmarrës edhe poetët suedez Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren që janë aktivë në shoqatën Boråsbygdslyriken në Borås dhe pjesëmarrës në manifestimet letrare poetike ”Poetry slam” dhe ”Borås oppen” në Borås.

Në kuadër tër kremtimit të Ditës së flamurit dhe 97 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në qytetin Borås të Suedisë në organizimin e Qendres Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe organeve të saj revistës mujore shqipe ”Dituria” dhe radios lokale në shqip Radio Dituria e në bashkëpunim me Këshillin komunal të Kulturës dhe Bibliotekën e qytetit në Borås u mbajt orë e madhe letrare në ”Javën e Bibliotekës Nordike”.
Këtë orë të madhe letrare në bibliotekëne qytetitit Borås e hapi sekretarja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Gjyljeta Andersson, e cila në mes tjerash foli rreth rendësisë që ka 28 Nëntori për ne shqiptarët në diasporë dhe pasardhësit tanë këtu.
Manifestimin e hapën nxënësit e shkollave fillore me mësim në shqip në Borås me recitimet e tyre kushutar flamurit, atdheut, kombit, shkollës. Ishte mahnitëse voglushja Arbëresha Jashari nxënëse e klasës së tretë me recitimin e saj të vjershës ”Flamuri”, pastaj Andi Baruti me poezinë e Naim Frashërit ”Mëmëdheu”.
Në këtë orë të madhe letrare merrnin pjesë poetë shqiptarë dhe suedezë. Ne mesin e tyre Ibrahim Abedini, Hamit Gurguri dhe Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren.
Poeti Ibrahim Aberdini bëri promovimin e librit të tij më të ri ”Harro se ç`kemi biseduar”. Ibrahim Abedini, në pesëmbëdhjetë tregimet sa përmbanë libri ka shterur me fanatizëm të gjitha frazologjitë e gjuhës së qëndrueshme. Fjalët e urta popullore që ne i përdorim në jetën e përditshme, krahasimet e thashethemet e trevës së Strugës janë prezent në të gjitha tregimet që i japin një kolorit të veçantë shprehjeve gjuhësore të tregimeve. Tregimet e Ibrahimit me personazhet e tyre të qëlluara kanë kaluar nëpër periudha kohore të vështira, në kohën që ishte ”një pilaf me gozhda”.
Ndërsa Hamit Gurguri prenzentoi librin e tij me të ri ” Ah, Toplicë” që ka dalë nga shtypi këto ditë i cili temë boshte ka të kaluarën historike të shqiptarëve dhe rrjedhat e jetës. Libri u kushtohet qindra e mija viktimave shqiptare që pësuan nga terrori dhe masakrat e ushtrisë së Serbisë gjatë viteve 1877-1878 në Krahinën e Toplicës, në vise të tri rajoneve: atë të Toplicës, të Nishit e të Pirotit.
Dëshira e shkrimtarit është që këto viktima dhe ato të sotmet që pësuan në luftën e fundit në trojet etnike nga e njëta dorë të mos harrohen kurrë dhe se diçka e tillë mos të ndodhë askund në botë më.
U pritë me ovacione edhe poema e shkruar nga Hamit Gurguri enkas për këtë mbëmje e që u kushtohet bashkëshortëve Xhevë e Fehmi Lladrovci që ranë heroikisht në fushën e betejës në luftën e fundit për çlirimin e vendit.
Në këtë mbëmje të madhe letrare ishin pjesëmarrës edhe poetët suedez Lars Gastin, Anna Lisa Ekelund dhe Inger Dahlgren që janë aktivë në shoqatën Boråsbygdslyriken në Borås dhe pjesëmarrës në manifestimet letrare poetike ”Poetry slam” dhe ”Borås oppen” në Borås. Një ndër ta është Lars Gastin i cili tani ai mbush 80 vjet. Ai thotë se poezia ka lexuesit e vet, të gjithë kënaqin dikënd.
Është interesante për të dëgjuar autorët duke lexuar veprat e tyre, thotë ai. Ai u prit me ovacione nga publiku i pranishëm edhepse lexoj në gjuhen amtare pra ne atë suedeze por të pranishmit shqiptarë dhe suedezë ishin ata që përjetuan poezinë tij në shpirt.
Sokol Demaku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi