Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këndi poetik i së premtes në diasporë

Shko poshtë

Këndi poetik i së premtes në diasporë Empty Këndi poetik i së premtes në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 2:36 am

Këndi poetik i së premtes në diasporë

Nazmi Rudari


ÇKA U BË ME TY MOJ MIKE?

Çka u bë moj mike?
Pse më nuk të ndihet zëri?
Për kaq kohë u lige?
Dashuria s`mbet sa peni!
As të ndiej e as të shoh?
Ty o diell që më ngroh?
Humbi zjarri që ngroh?
Ku mbet shpirti që më do ?

Çka u bë moj mike?
Tash sa vjet në dhe të huaj!
Çka u bë me ty moj mike?
Pse të dukem kaq i huaj.
Çka u bë me ty moj mike?
Ku po rri në cilin varg?
¬Çka u bë me ty mike?
Mos te dukem se jam plak!

Ku shetit e ku po rri?
Në cilin varg në cilën poezi?
¬Çka u bë me ty moj mike?
Thuama hapur në fytyrë!
Çka u bë me ty moj mike?
Ne poezi time ishe lyrë!
Çka u bë me ty moj mike?
Pse kaq, vetëm heshtje?
Çka u bë erdhi vera!
Gjithë premtimet t´i mori era!
Çka u bë thuama në sy?
A nuk jam i mirë për ty?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi