Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta Bytyqi:PËR SHQIPTARI

Shko poshtë

Genta Bytyqi:PËR SHQIPTARI Empty Genta Bytyqi:PËR SHQIPTARI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 30, 2009 11:05 am


Genta Bytyqi


[size=12] [size=16]PËR SHQIPTARI[/size]
[/size]



Shekulli i njëzetë kur erdhi,
atdheun e gjeti të coptuar,
të ndarë në krahina e vilajete

nga armiqtë që na kishin pushtuar.

Trimat u thirrën në Prizëren,
nga çdo anë erdhi burrëria,
thane:Kudo ku flitet shqip,
të jetë BASHKIMI dhe LIRIA!

Nga Kosova, trimat me Buletinin
dhanë kushtrimin; PËR SHQIPTARI!
në zonat e çliruara të atdheut
lart të ngrihej flamuri kuq e zi.


Dhe u ngrit flamuri në Drenic,
ne Deqan, Prizëren, Ulqin, Malësi...
pastaj trimat u nisën drejt jugut,
që në Vlorë të shpallnin pavarësi.

Aty i priti Ismail Qemali
Gurakuqi e shumë trima të tjerë,
duart u kryqëzuan për fitore,
në Vlorë shqiponja fluturonte në erë.

Shqipëria shpalli pavarsinë.
Kjo datë u shënua në histori,
por Kosova, Shkupi, Medvegja...
edhe një shekull mbetën në robëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi