Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: KUR FLET NË VARGJE

Shko poshtë

Gjakush Tana: KUR FLET NË VARGJE Empty Gjakush Tana: KUR FLET NË VARGJE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 30, 2009 8:44 pm

Gjakush Tana: KUR FLET NË VARGJE N1289294870_7823
Gjakush Tana: KUR FLET NË VARGJE

E ndjej në shpirt kur më flet për gjendjen
ti dhembja krenare , ti frymëzimi lirik,
dhe endem i molisur , shumë neverik!

Pa ty - deti i vetmisë më përmbyt
jetoj i humbur , për fjalve - varë deshirën !
- Si ta bëj këngën e ta koordinoj lirën ?

Atje kalon çastet , krijon kujtimet,
por këtu ? Përse zbrazëti ? Përse më mungon?
Në aortë të zemrës - vetëtima më shiton!

Eja! Kjo fjalë pritjeje gjak rrjedh e vrer!
E ka prerë nismën një shpatë që nuk duket!
Hesht e pret ! Në vetmi rri , e struket!

Se zëri i mekur në tel - bëhet kushtrim
ma i miri zë që nuk e kanë shenjtorët !
më ka mberthyer shpirtin - përballem me mizorët !

Ata që duan të mposhtin një zemërbardhësi
Të dërguar profet që nuk e njohin!
Edhe kur flet në vargje edhe kur e shohin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi