Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: DALLGE PRITJEJE

Shko poshtë

Gjakush Tana: DALLGE PRITJEJE Empty Gjakush Tana: DALLGE PRITJEJE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 01, 2009 12:24 am

Gjakush Tana: DALLGE PRITJEJE N1289294870_7823
Gjakush Tana: DALLGE PRITJEJE

Dallgë pritjeje përmbysen në detin e mallit
më shkatërron mungesa - vargut ia pin gjakun
më ka helmu shpirtin më ka vënë lakun!

Pallat i deshirës u dridh pa kuptim
kjo erë ngatrrestare aq shpejt i thau lulet
Përse gjithësia ime , në zemër diç më shkulet ?!

Eshtë muri i ngritur , më ka ndarë në shpirt
e trazuar kënga mbjell lot e trishtim
jo nuk e harroj zërin që më ndez blerim !

Largësia e pikave, ka krijuar pengesa
ia drejtoj lutjet i them Perendisë :
- Në rrugë të jetës - mbroje prej stuhisë !

Ndaj kërkoj në mesnatë , të të ndriçojë nuri
nuk dua një thinjë , një rrudhë të të shtohet
nëse s 'është ashtu - shpirti t'më denohet !

Më prit për një çast , ta përfundoj frymëzimin!
Të të shikoj syrin , dhe fjalët që flet !
largësia prej teje - më i thelli det !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi