Manifestimi i 28 Nëntorit në Kirchheim/Teck Gjermani
Faqja 1 e 1

GJERMANI
Shkruan: Gani Ismajli, Arkitekt
Në Kirchheim/Teck të Gjermanisë me 28 Nëntor solemnisht u kremtua Dita e Flamurit. Stadthalle cila ka 720 ulëse nuk mjaftonte për të gjithë ata që kishin ardhë për festen.
Si gjithmonë dominonte një atmosferë festive dhe me plotë gjallni të moshave të ndyshme, sidomos moshes rinore.
Këtë mbrëmje festive për pos këngëtarit të mirënjohur Bujar Osaj i përcjellur me instrumente nga 16 vjeçari i talentuar Labinot Mehaj dhe grupit folklorik të përbërë nga
Besim Zeqiri, Osman Loku dhe Naser Zymberi shumë atraktive e bënte grupi vallzues "Rinia" i Shoqatës për Kulturë dhe Integrim nga Singeni, i cili në skenë na solli
valle nga treva të ndryshme shqiptare. Gjatë vallezimit të tyre pasuan duartrokitje të gjata frenetike ngase ky grupi i valltarëve prej 15 vetash ishte shumë mirë i përgatitur profesionalisht nga mjeshtri i mirënjohur i Koreografisë Rrustem Selca.
Programin e moderuan me shumë sukses Margarita Ismajli dhe Afërdita Leci.
Në mafestimin tonë muarën pjesë edhe shumë veprimtar të çështjes tonë kombëtare si; Hafiz Gagica, Emin Fazlija, Nami Ramadani, Kolë Merturi, Qaush Krasniqi etj.
Mysafirë rasti nga Shqipëria z.Çezar Kotori - Aktivist i dalluar i demokracisë, Hazbi Pëllumbi nga Ministria e Drejtësisë Tiranë, të shoqëruar nga gazetari dhe publicisti Enver Bytyçi.
Me këtë rast, në shenjë respekti për punën e mirë dhe aktivitetin e pa lodhshëm shumëvjeçar për çështjen kombëtare u ndanë 5 Mirënjohje; Qemajl Morina tani më i ndjerë, cili u nda nga jeta në Shtator të këtij viti. Mr.Mazllum Hasimja, Nami Ramadani, Tefik Kallaba dhe Beçir Emini.
Një falënderim të posaqëm muarrën grupi vallzues nga Singeni me drejtuesin e grupit Hasan Hajdari, Koreografin Rrustem Selca, dr.med. Xhevat Muqaku dhe të gjithë prindërit e vallëzuesve të cilët kishin bërë një rrugë të gjatë prej nja 200 km nga Singeni në Kirchheim/Teck.
Këtë Manifestim të Festës së Flamurit e pregatitën me plot elan dhe përkushtim:
Xhafer Leci, Gani Ismajli Arkitekt, Hasan Dançe, Rexhep Hulaj, Ekrem Haziri, Ramadan Zuka dhe Kreshnik Dançe.
Këtu poshtë po paraqesim fjalen e rastit nga z.Xhafer Leci:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Të nderuar të ftuar miq,
Të dashur motra dhe vëllezër,
Eshtë kënaqësi e jashtëzakonshme që të mblidhemi përsëri bashkë e të festojmë festën tonë kombëtare, 28 nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë. Këtë datë historike e festojmë për të 97-tin vit, çka do të thotë se pas tri vjetësh ne do të kremtojmë 100 vjetorin e themelimit të shtetit tonë shqiptar.
Burrat e dheut, të cilët u mblodhën në Vlorën Heroike atë 28 nëntor të ftohtë, ngritën atëbotë për herë të parë, pas gati 500 vjetësh në pushtimin e perandorisë osmane, flamurin e shqipes dhe themeluan shtetin e pavarur të Shqipërisë. Ismail Qemali, ky burrë i madh dhe politikan e diplomat i shquar, ngriti flamurin në sheshin e Vlorës dhe shpalli vendimin e marrë për indipendencën shqiptare, Përkrah tij ishin të tjerë burra të mëdhënj e me emër si Luigj Gurakuqi, por edhe Isa Boletini, i cili pasi kishte kaluar disa beteja në luftë kundër hordhive serbe, kishte mundur të mbërrijë në Vlorë e ta puthë flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare në mes.
Këta burra e shpallën atë kohë Shqipërinë të pavarur, por fqinjët tanë grabitqarë, serbë, grekë e malazezë u turrën me të gjitha fuqitë ushtarake e mizore për ta zhbërëkombin tonë. Më dhjetra mijë shqiptarë u masakruan dhe u terrorizuan atë kohë nga ushtria serbe e krajl Nikollës, me qëllim që Kosova dhe Shqipëria e veriut t'i aneksoheshin Serbisë. Me mijëra të tjerë shqiptarë u masakruan nga grekët në jug të vendit, me qëllim që ta ndanin Shqipërinë në Shkumbin e aty të kufizoheshin të dy vendet grabitqare të Ballkanit.
Por burrat e dheut e shpëtuan së paku gjysmën e Shqipërisë. Në Konferencën e Londrës, në vitin 1912, u vendos që të njihej krijimi i shtetit shqiptar në kufijtë e sotëm. Në fakt që nga ajo kohë më shumë se gjysma e territorit dhe popullsisë shqiptare mbeti nën pushtimin, sundimin dhe kërcënimin e serbëve, grekëve dhe malazezëve. Nga ky vendim i padrejtë dhe masakrues rrodhën për gati një shekull të gjitha fatkeqësitë tona, sidomos për pjesën shqiptare jashtë kufijve londinezë. Na u desh që çdo vit të bëjmë nga një luftë kundër serbëve mizorë për të mundur më në fund të bëhemi të lirë.
Falë gjakut të derdhur të shqiptarëve, falë sakrificave të mëdha të të gjithë brezave tanë në këto gati 100 vjet, falë kontributit të UÇK-së dhe ndihmës ndërkombëtare, të SHBA-së, të NATO-s e të BE-së, falë gjakut të Adem Jaharit dhe mijëra dëshmorëve të atdheut, falë kontributit, urtësisë dhe mençurisë së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Kosova jonë, Kosova shqiptare është sot e lirë, e pavarur dhe sovrane.
Falë asaj dite kur shqiptarët e mëdhenj me Ismail Qemalin në krye si dhe të punës së palodhshme të qeverisë dhe shtetit shqiptar të sotëm, Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe Bashkimi Europian ia ka hapë dyert asaj.
Ne jemi krenar për flamurin tonë, ne jemi krenar për sakrificat tona, në jemi të vetëdijshëm gjithashtu për obligimet që kemi. Kosova nuk është akoma anëtare e OKB-së dhe ne e kemi për detyrë t'i kontribuojmë asaj për të qenë e barabartë në mesin e kombeve të qytetëruara. Shqipëria është ende rrugës për të arritur në finishin e vendeve të përpaurara dhe ne duhet ta përkrahim atë me të gjitha forcat tona. Ne shqiptarët e diasporës do të dijmë që obligimet tona ndaj atdheut t'i kryejmë me nder. Ne do të dimë që vendin tonë dhe flamurin tonë ta nderojmë e ta bëjmë gjithnjë e më të respektuar në botën e lirë ku ne jetojmë. Ne do të jemi, edhe pse larg fizikisht, gjithnjë në zemrën e atdheut tonë.
Dhashtë Zoti dhe 100 vjetorin e shtetit të pavarur shqiptar e festojmë me një Shqipëri dhe një Kosovë anëtarë të NATO-s, dhe të BE-së. Ishim një dhe jemi bërë dy shtete. Kjo është mrekullia e shekullit të 21-të. Le ta meritojmë këtë mrekulli dhe le ta festojmë origjinën e kësaj mrekullie që daton nga 28 Nëntori i vitit 1912.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Lavdi kombit tonë shqiptar!
Faleminderit!
Xhafer Leci
Kirchheim/Teck, 28 Nëntor 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi